LIVE UPDATES
Bota

VOA: Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër të debatit presidencial mbajtjen e armëve

Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona.

20 Qershor 2024, 19:31 Nga M.B
VOA: Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në qendër
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes.  Këto pajisje blihen më vete dhe montohen për të intensifikuar breshërinë e armëve, duke qëlluar qindra plumba në një minutë. Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona.

“Mëngjesin e sotëm përmbyllëm rregulloren e re për të ndaluar pajisjet që intensifikojnë breshëritë e armëve”, u shpreh zoti Trump.

Autori i sulmit përdori një pajisje të tillë dhe qëlloi pa ndërprerje me më shumë se 1 mijë plumba nga dritarja e një hoteli. Shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha në vendimin e saj se administrata e zotit Trump tejkaloi autoritetin e saj kur e shpalli të jashtëligjshëm përdorimin e këtyre pajisjeve. Vendimi i Gjykatës e mban çështjen e përdorimit të armëve në qendër të fushatës presidenciale.

Ekipi i fushatës elektorale të ish-presidentit Trump tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës. Të premten, zoti Trump u tha të pranishmëve të mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij në Florida, se rizgjedhja e tij do të bëjë të mundur mbrojtjen e të drejtave lidhur me armët, që mundëson Amendamenti i Dytë i Kushtetutës.

“Është e nevojshme që njerëzit, armëmbajtësit të votojnë. Sepse po nuk votuat, nuk do ta mbani dot armën dhe për shumë kohë, sepse ata duan t’ju marrin gjithçka. Ata duan t'ju heqin armët. Ata duan t'ju marrin municionet. Ata duan ta shkatërrojnë Amendamentin e Dytë”, ka thënë zoti Trump.

Ekipi i fushatës elektorale të presidentit Biden i bëri thirrje Kongresit të rikthejë në fuqi ndalimin e pajisjeve që intensifikojnë breshërinë e armës.

"Ka një kontrast të qartë midis qëndrimit tonë dhe ish-presidentit. Të mos harrojmë, ish-presidenti tha fjalë për fjalë tha se njerëzit duhet ta pranojnë vendimin dhe të vazhdojnë përpara. Por kjo lidhet me çështjen e dhunës me armë në SHBA. Duhet ta marrim seriozisht. Le ta kuptojmë se të gjithë kemi fuqinë të luajmë rolin tonë në këtë çështje”, tha nënpresidentja Kamala Harris.

Përkrahësit e zotit Trump në Kongres mbështesin të drejtat e armëmbajtësve për të përdorur pajisjet që intensifikojnë breshërinë e armëve.

“Kjo pajisje u shërben atyre që janë dëmtuar nga armët, por që vazhdojnë t’i përdorin ato në mënyrë aktive. Kjo nuk do të thotë se ata do të shtien duke patur si objektiv qytetarët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha Byron Donalds, ligjvënës republikan.

Përkrahësit e zotit Biden në Kongres thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve.

“Nuk ka asnjë dyshim se do ketë tragjedi të tjera për shkak të këtyre pajisjeve. Dhe ne duhet të pyesim veten se përse është e nevojshme një gjë e tillë”, thotë Adam Schiff, ligjvënës demokrat

Sipas të dhënave të qendrës së anketimit Pew Research, gati një e treta e amerikanëve thonë se zotërojnë një armë.

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, Gjykata e Lartë pritet të vendosë edhe për një çështje që ka në qendër të drejtën e armëmbajtjes për individë ndaj të cilëve janë vendosur urdhra ndalimi për shkak se kanë ushtruar dhunë në familje./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet