All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

VOA: Senatori Menendez, i akuzuar për korrupsion, nuk pranon të dorëhiqet

Dorëheqja e mundshme e Senatorit, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë penale për marrje ryshfeti nga një prokuror i Nju Jorkut, mund të ndërlikojë përpjekjet e demokratëve që të ruajnë shumicën e dobët në Senat

23 Shtator 2023, 16:49 Nga h.k
VOA: Senatori Menendez, i akuzuar për korrupsion, nuk pranon të
Mendez dhe gruaja e tij
All - Paragraf - 1

SHBA-Senatori Bob Menendez është larguar përkohësisht nga posti i kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, por ka refuzuar të japë dorëheqje si Senator, pavarësisht kërkesës nga Guvernatori i Nju Xhersit, shtet që përfaqëson në Senat zoti Menendez. Dorëheqja e mundshme e Senatorit, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë penale për marrje ryshfeti nga një prokuror i Nju Jorkut, mund të ndërlikojë përpjekjet e demokratëve që të ruajnë shumicën e dobët në Senat. Senatori demokrat Bob Menendez nuk do të japë dorëheqjen, duke hedhur poshtë kërkesën e guvenatorit demokrat të Nju Xhersit, Phil Murphy.

“Ato që janë paraqitur si fakte janë aq serioze sa rrezikojnë aftësinë e Senatorit Menendez për të përfaqësuar në mënyrë efektive popullin e shtetit tonë”, tha Guvernatori Murphy i cili ka të drejtën të zgjedh një zëvendësues të përkohshëm nëse zoti Menendez do të largohej.

Zoti Murphy nuk është zyrtari i vetëm demokrat që i bëri thirrje Senatorit Menendez që të dorëhiqet. Sidoqoftë, në deklaratën e parë që nga ngritja e akuzave nga prokurori federal Damian Williams në Manhatan, Senatori Menendez e bëri të qartë se nuk do të largohet nga posti i senatorit.

“Jam i vetëdijshëm se sa shpejt po nxitojnë disa të gjykojnë një latino dhe ta largojnë atë nga pozita e tij. Unë nuk do të shkoj askund”, tha ai në një deklaratë mbrëmjen e së premtes.

Megjithatë, sipas udhëheqësit të shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, rregullat e brendshme partiake e detyrojnë zotin Menendez të largohet përkohësisht nga pozita e Kryetarit të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, derisa të zgjidhet çështja kundër tij.

Të premten, prokurori Williams ndërsa konfirmoi aktpadinë kundër zotit Menendez, bashkëshortes së tij, Nadine dhe tre biznesmenëve nga Nju Xhersi, dha detaje për atë që u gjet në shtëpinë e senatorit amerikan.

“Agjentët e FBI-së zbuluan rreth 500,000 dollarë të futura në zarfe dhe dollapë. Një pjesë e parave u gjetën në xhepat e xhaketës së senatorit. Në disa nga zarfet me para u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një prej biznesmenëve të akuzuar. Agjentët zbuluan gjithashtu shumë flori të dhënë nga biznesmenët Fred Daibes dhe Wael Hana. FBI-ja gjeti edhe Mercedesin që biznesmeni i tretë i akuzuar, Jose Uribe u dha atyre”, sqaroi Prokurori Williams.

Sipas zyrës së Prokurorit të Manhatanit, senatori dhe bashkëshortja e tij, akuzohen se kishin pranuar mijëra dollarë në formë ryshfeti, në këmbim të përdorimit të pushtetit dhe ndikimit të zotit Menendez si senator, për t’u ofruar mbrojtje, si dhe përfitime biznesmenëve dhe qeverisë së Egjiptit.

Agjencitë e lajmeve kanë nxituar të publikojnë fotografi dhe video nga takimet e mëparshme të zotit Menendez me zyrtarë egjiptian, siç janë pamjet nga takimi i Senatorit amerikan me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shukry në Kajro, më 14 tetor 2021.

Arsyeja për këtë është se prokurorët thanë se biznesmeni Wael Hana, me origjinë nga Egjipti, ka organizuar nga viti 2018, darka dhe takime mes zotit Menendez dhe zyrtarëve egjiptianë, gjatë të cilave zyrtarët e nxitën zotin Menendez t’u sigurojë informacione mbi çështjen e ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Egjiptin.

Në këmbim, sipas prokurorëve, zoti Hana futi Nadine Menendez në listën e pagave të punonjësve të kompanisë së tij.

“Së pari, aktakuza pretendon se Senatori Menendez përdori pushtetin dhe ndikimin e tij, përfshirë rolin udhëheqës në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, për të përfituar nga qeveria e Egjiptit në mënyra të ndryshme. Ndër veprimet e tjera, Senatori Menendez dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve egjiptianë informacione të ndjeshme, jopublike të qeverisë amerikane dhe ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar në fshehtësi qeverinë e Egjiptit”, tha ndër të tjera prokurori Damian Williams.

Zoti Menendez, i cili po ushtron mandatin e tij të tretë, ka thënë se ka në plan të kërkojë rizgjedhjen vitin e ardhshëm. Hetimi mund të ndërlikojë përpjekjet e demokratëve për të zgjeruar shumicën e tyre të vogël prej vetëm dy votave më shumë se kundërshtarët republikanë në Senatin prej 100 anëtarësh.

Senatori me origjinë nga Kuba ka qenë kundërshtari më i ashpër demokrat ndaj politikave të Presidentit Biden për zbutjen e qëndrimit ndaj Kubës dhe Venezuelës. Ai ka qenë gjithashtu një nga kritikët më të zëshëm në Senat ndaj Arabisë Saudite dhe Princit Mohammed bin Salman, veçanërisht për marrëveshjet e mëdha të armëve për mbretërinë.

mendez korrupsion shba senati

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj