LIVE UPDATES
Bota

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha.

23 Shtator 2023, 15:19 Nga I.A
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
BE

BRUKSEL- Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shpeshtuar.

Ka pasur shumë thirrje, përfshirë edhe nga liderët e vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, që një lloj “integrimi para anëtarësimit“ të përdoret për t’i përafruar vendet kandidate me BE-në, edhe para se ato të bëhen formalisht vende anëtare.

Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha. Por në BE besojnë se ekziston mundësia që, pa ndryshuar traktatet, ky bashkëpunim të forcohet, duke përfshirë këto shtete në takime të përbashkëta, grupe punuese, projekte të ndryshme të infrastrukturës, prokurime të përbashkëta deri te bashkëpunimi në politika sociale dhe ekonomike.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC European Economic and Social Commity) tashmë ka vendosur që në strukturat e veta t’i përfshijë edhe përfaqësuesit nga vendet e procesit të zgjerimit. Në këtë mënyrë ky institucion i BE-së, që ka rol profesional këshillues për çështjet politike dhe sociale, bëhet institucioni i parë i Bashkimit Evropian, i cili përfshin përfaqësuesit nga vendet kandidate në strukturat e veta punuese.

"Ne po e shndërrojmë një prioritet politik në realitet, duke u bërë institucioni i parë i BE-së që përfshin vendet kandidate për BE në punën e vet“, është thënë në një komunikatë të Komitetit Social dhe Ekonomik, ku është njoftuar se është miratuar vendimi që të emërohen përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendet kandidate në punën këshilluese të Komitetit.

Ata do të quhen "anëtarë kandidatë të zgjerimit“ dhe do të marrin pjesë në përgatitjet e opinioneve dhe qëndrimeve të këtij komiteti si dhe në seancat plenare, të cilat në fokus do ta kenë procesin e zgjerimit.

Presidenti i këtij Komiteti Oliver Ropke, ka thënë se kjo nismë ka hasur në reagime pozitive edhe nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe institucione tjera relevante të BE-së.

“Vendet kandidate kanë nevojë për më shumë sesa vetëm fjalë të thata. Ato kanë nevojë për veprime konkrete. Sot EESC merr vendim konkret, duke u dëshmuar atyre se ne jemi partner i besueshëm, i cili mund t’i përmbushë premtimet. Është vërtet një moment historik“, ka thënë Ropke duke shprehur bindjen se që nga fillimi i vitit 2024 anëtarët nga vendet e zgjerimit do të nisin punën me kolegët e tyre në këtë Komitet.

Pjesëtarët nga vendet e zgjerimit, që do të marrin pjesë në punën e Komitetit ekonomik dhe social të BE-së, do të selektohen deri në fund të këtij viti, dhe ata do të jenë nga organizatat e shoqërisë civile.

Nga ky Komitet është thënë se gjatë selektimit do të merren parasysh përvoja dhe pavarësia e tyre dhe do të sigurohet respektimi i barazisë gjinore. Po ashtu, do të kërkohet që të ketë sa më shumë përfaqësues edhe nga organizatat e të rinjve.

Një prej punëve të para, ku planifikohet të përfshihen përfaqësuesit nga vendet e zgjerimit, do të jetë përgatitja e opinionit të EESC për gjendjen e demokracisë dhe rolit të shoqërisë civile në këtë vende, dialogun social dhe prioritetet me të cilat përballen vendet kandidate në fushat e rëndësishme për avancim drejt BE-së.

Sipas një kalendari që ka përgatitur EESC, deri në dhjetor do të përmbyllet procesit i selektimit të përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit, në janar do të zhvillohet takimi inaugurues, në mars ose prill do të themelohen grupet e para punuese ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet seanca plenare e EESC-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit.

Ky Komitet, një lloj sikurse Komiteti i rajoneve, është institucion i BE-së që ka rol këshillues. Në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, organizatave të biznesit, odave ekomomike, akademikë dhe të tjerë nga të gjitha vendet anëtare.

Opinionet e tyre pastaj merren parasysh nga institucionet vendimmarrëse të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli. Institucionet tjera të BE-së, po ashtu, kanë bashkëpunim të ngushtë me vendet e procesit të zgjerimit. Por ky bashkëpunim është më shumë politik dhe këshillues sesa formal.

Këshilli i BE-së shpesh mbledh, në nivele ministrore, përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate në takime që kanë tema të interesit të përbashkët si politika e jashtme dhe siguria, punët e brendshme me fokus në çështjet e migracionit, lufta kundër krimit të organizuar, kundër radikalizmit dhe trafikimeve.

Po ashtu, ka takime të përbashkëta për infrastrukturën rrugore e hekurudhore, për energji dhe disa fusha tjera. Parlamenti Evropian ka takime të përbashkëta me komisionet parlamentare të vendeve kandidate. Në të ardhmen edhe institucionet tjera të BE-së planifikojnë të përfshijnë më shumë, edhe formalisht, partnerët e vendeve të zgjerimit në punën e tyre, siç ka bërë Komiteti Ekonomik dhe Social që thotë se e ka hapur këtë rrugë i pari.

Marrë nga REL

be eesc

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen