23 Shtator 2023, 14:52
Nga h.k
Nena dhe vajzat
SHBA-Një grua 38-vjeçare nga Virxhinia u dënua me 78 vjet burg të premten e kaluar për vrasjen e dy vajzave të saj, 5 dhe 15 vjeç në vitin 2018, pasi u dha melatonin për t’i ndihmuar të bien në gjumë raportojnë mediat amerikane.
Veronica Youngblood u shpall fajtore marsin e kaluar për krimin e tmerrshëm që përfshinte adoleshenten Sharon Castro dhe vogëlushen Brooklyn Youngblood. Rasti tronditi komunitetin lokal në gusht 2018. Vajza 5-vjeçare pësoi shok pasi nëna e saj e qëlloi në kokë, ndërsa 15-vjecarja Sharon, e cila u qëllua në gjoks, arriti të thërrasë autoritetet për të thirrur për ndihmë. Adoleshentja, e cila vdiq në spital disa orë më vonë, denoncoi nënën e saj si vrasëse gjatë telefonatës së saj 911, e cila u përdor si provë në gjykatë.
Sipas New York Post, disa nga anëtarët e jurisë që dëgjuan telefonatën tragjike u tronditën aq shumë sa më vonë kërkuan mbështetje psikologjike. Youngblood, 38, u tha hetuesve se kishte ndërmend të vriste veten pasi kishte vrarë vajzat e saj. Ajo kishte pasur një betejë të zgjatur ligjore me ish-bashkëshortin e saj, i cili po lëvizte në Misuri dhe donte të merrte të dy fëmijët me vete. Më në fund ish-çifti kishte rënë dakord që Ron Youngband të merrte me vete vetëm vajzën 5-vjeçare.
Pas krimit brutal, ish-punonjësja e seksit 38-vjeçare telefonoi ish-bashkëshortin e saj për t’i thënë se e urrente dhe se ai kishte qëlluar fëmijët e tyre. Gruaja kishte blerë armën që përdori në vrasje nëntë ditë më parë.
38-vjeçarja, e rritur në Argjentinë, e quajti veten një “nënë e mirë” në gjykatë, duke thënë se “nuk ishte mirë psikologjikisht në ato momente”.
“Nuk di si ta shpjegoj, diçka më ndodhi”, tha ajo përmes një përkthyesi gjatë fjalimit të saj 30-minutësh, në të cilin iu referua vajzave të saj dhe vështirësive që hasi për t’i rritur ato.
Ekipi ligjor i Youngblood u përpoq të argumentonte se 38-vjeçarja vuante nga sëmundje mendore dhe dëgjonte zëra, por gjykata i hodhi poshtë këto pretendime.Në fund, juria rekomandoi dënimin me 78 vite burg pas dëshmisë që zbuloi fëmijërinë e vështirë të të pandehurës, e cila ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri dhe e detyruar t’i drejtohej prostitucionit për të mbijetuar kur lindi vajzën e saj më të madhe.
vrasje nena amerike
Bota
23 Shtator 2023, 14:22
a.l
Miroslav Lajçak dhe Jean Pierre Lacroix
SHBA- Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po ...
Bota
23 Shtator 2023, 10:11
a.l
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku ndodhet në një vizitë dyditore në qytetin port të Marsejës n...
Bota
23 Shtator 2023, 10:11
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granat...
Bota
23 Shtator 2023, 10:09
a.l
Komisionari i Bashkimit Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis.
KINË - Komisionari i Bashkimit Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis, e k...
Bota
23 Shtator 2023, 10:07
a.l
Raketa
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, për t&rsquo...
Bota
23 Shtator 2023, 10:03
a.l
Meksikë
MEKSIKË - Një organizatë joqeveritare në Meksikë njofton se trupat e e pajetë të 8 personave janë gjet...
Bota
23 Shtator 2023, 09:10
a.l
Leo Varadkar
IRLANDË - Udhëheqësi irlandez Taoise Leo Varadkar, tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjit...
Bota
23 Shtator 2023, 09:01
a.l
protestë
SPANJË - Mijëra njerëz pritet të mblidhen në Madrid të dielën për të protestuar kundër nj&e...
Bota
23 Shtator 2023, 08:56
a.l
Phil Muprhy dhe Bob Menendez
SHBA- Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy dhe demokratë të tjerë të lartë të Garden Stat...
Bota
23 Shtator 2023, 08:46
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Helikopteri Mars i NASA-s do të kryejë së shpejti fluturimin e tij të 60-të në Planetin e Kuq, njo...