LIVE UPDATES
Bota

Votime edhe në Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje

Partia e zotit Ben-Gvir “Fuqia hebreje”, do të garojë në betejën zgjedhore të 1 nëntorit së bashku me dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, në listën e përbashkët me partinë “Zionizmi Fetar”.

22 Tetor 2022, 20:22 Nga k.m.
Votime edhe në Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të
Itamar Ben Gvir

Izraelitët i kthehen kutive të votimit në 1 nëntor, për herë të pestë që nga viti 2019. Sondazhet tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu është shumë pranë kthimit në pushtet dhe krijimit të një koaliconi me partitë e krahut të djathtë dhe ultra-Ortodokse. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, një nga aleatët e mundshëm të Netanyahut është një partia e djathtë e kryesuar nga politikani ekstremist Itamar Ben-Gvir.

Për javë të tëra tensionet mes izralitëve dhe palestinezëve në Jeruzalem janë shtuar. Teksa policia e Izraelit përballej me protestuesit që qëllonin me gurë në lagjen Sheikh Jarrah, u shfaq duke nxjerrë pistoletën nga brezi, politikani i ekstremit të djathtë Itama Ben-Gvir.

"Gjaku hebre ka rëndësi"-shkroi ai në Twitter duke shtuar se “policia nuk duhet të pengohet prej qeverisë për të qëlluar mbi terroristët arabë”.

Partia e zotit Ben-Gvir “Fuqia hebreje”, do të garojë në betejën zgjedhore të 1 nëntorit së bashku me dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, në listën e përbashkët me partinë “Zionizmi Fetar”.

Nëse anketimet janë të sakta, “Zionizmi Fetar” pritet të jetë partia e tretë më e madhe e Izraelit. Shumë analistë e shohin zotin Ben-Gvir si një politikan me ndikim të lartë që mund të mundësojë rikthimin në pushtet të Benjamin Netanyahut dhe krijimin e një koalicioni fetar të ekstremit të djathtë ku zoti Ben-Gvir të marrë postin e ministrit.

“Unë dua që Benjamin Netanyahu të jetë kryeministër dhe të jem pjesë e qeverisë së tij. Dua një qeveri të së djathtës, të djathtës së vërtet që do njerzit, fëmijët e gratë, të djathën që mbron të dobëtit që sulmohen”, thotë Itamar Ben-Gvir, ligjvënës izraelit.

Ben-Gvir është nxënës, i të ndjerit Meir Kahane, i cili besonte në zhvendosjen e arabëve me shtetësi izraelite jashtë vendit. Partia "Kach" e Meir Kahane-s u shpall e jashtëligjshme në Izrael dhe SHBA, si një organizatë terroriste dhe vetë zoti Ben-Gvir u dënua për nxitje raciste. Por ai thotë se i ka moderuar pikëpamjet e tij.

“E majta ka punuar shumë që ta portretizojë atë si një ekstremist, por në shumicën e rasteve, ky është një lajm i rremë. Nëse analizoni mirë fushatën dhe intervistat e tij, ai nuk thotë asgjë për zhvendosjen e arabëve apo për pikëpamjet e të ndjerit Kahane apo pikëpamje të tjera me të cilat po synon ta damkosë e majta ekstreme”, thotë Nevo Cohen, nga partia "Jewish Power".

Shumë politikanë amerikanë dhe udhëheqës hebreo-amerikanë paralajmërojnë se në rast se zoti Ben–Gvir do jetë ministër në qeveritë izraelite, ai do të shkaktojë tensione mes administratës amerikane dhe hebreo-amerikanëve.

“Lidhjet e forta të aleancës SHBA-Izrael bazohen në vlerat e përbashkëta demokratike, vlera që theksohen në Deklaratat respektive të Pavarësisë. Marrja e një posti të lartë në qeverinë izraelite nga një ekstremist si zoti Ben –Gvir do minonte këtë lidhje”, thotë David Halerin, drejtor i organizatës “Israel Policy Forum”.

Rritja e popullaritetit të zotit Ben-Gvir duke se është pjesë e prirjeve botërore ku ultranacionalistët po forcojnë mbështetjen.

“Mendoj se përgjigja e asaj që ndodhi në Izrael dhe në Europë është orientimi i përgjithshëm kombëtar, nevoja e popullsisë për të qenë e ndarë nga grupet e tjera, për shembull emigrantët në Europë, ose popullsia arabe, në rastin e Izraelit", thotë Or Anabi, nga “Israel Democracy Institute”.

Disa vëzhgues të proceseve elektorale thonë se për Izraelin, zgjedhja e zotit Ben-Gvir do të thotë fund i demokracisë. Të tjerë mbrojnë idenë se Izraeli ka ende një demokraci të fortë teksa përgatitet për zgjedhjet e pesta, në katër vjet./VOA

itamar ben gvir izrael

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet