LIVE UPDATES
Bota

Votimet në Veri, Kurti: Përgatitje për zgjedhje të lira e demokratike

Gjatë një deklarate për media, Kurti tha më 18 prill se është në kontakt me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe në mënyrë demokratike.

18 Prill 2023, 17:01 Nga I.A
Votimet në Veri, Kurti: Përgatitje për zgjedhje të lira e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka informacione se po përgatiten pengesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gjatë një deklarate për media, Kurti tha më 18 prill se është në kontakt me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe në mënyrë demokratike. Megjithatë, ai tha se Beogradi zyrtar, përmes mediave, po “frikëson qytetarët serbë” që jetojnë në veri të Kosovës.

Unë i ftoj që të gjithë këta që kanë të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë. E di që kjo qëndron në kontrast me thirrjet që vijnë nga kryeqyteti i fqinjit tonë verior. Por, ne nuk kemi informacione të cilat do të na bëjnë të mendojmë që po përgatiten pengesa, pengime të këtij procesi, përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi zyrtar”, tha ai.

Sipas tij, nuk mund të tolerohet më një shtyrje e zgjedhjeve.

“Ne e dimë që kemi nevojë për legjitimitet dhe legalitet. E dimë që mund të mos jetë shumë e lartë pjesëmarrja në zgjedhje, ndonëse dëshirojmë pjesëmarrje sa më të lartë. Mirëpo, nuk mund të tolerojmë që edhe më tej të shtyhen zgjedhjet, sepse kjo u bë më 10 dhjetor të vitit të kaluar, dhe nuk mund të tolerojmë që të ketë edhe vakum institucional”.

Kurti tha se gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe shkëmbimit të të dhënave dhe analizave, nuk kanë arritur tek informacionet se po përgatitet që gjatë të dielës të ketë pengesa për procesin zgjedhor.

“Ne zhvillojmë takimet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe po bëjmë përgatitje të domosdoshme që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë, të lirshme, të ndershme dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, feje, moshe e prejardhjeje, që më 23 prill, ata që kanë të drejtë ta shfrytëzojnë atë duke votuar për katër kryetarët e komunave atje dhe janë edhe dy komuna që do t’i zgjedhin edhe asambletë e reja komunale. Kjo duhet të ndodh për shkak se në njërën anë kemi nevojë për legjitimitet demokratik, por në anën tjetër kemi nevojë edhe për funksionim institucional. Kur komunat nuk kanë kryetar, atëherë ato nuk funksionojnë normalisht”, tha Kurti.

Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit si dhe zgjedhje të parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq. Zgjedhjet do të mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës do të votojnë në 19 qendra të votimit. Prej tyre, 13 do të jenë alternative apo në kontejnerë. Më herët, në këto komuna qytetarët kishin votuar në 44 qendra votimi, që ishin të vendosura në shkolla. Por, zgjedhjet e 23 prillit, votimi në shkolla është bërë i pamundur për shkak se ato kontrollohen nga strukturat që punojnë sipas sistemit të Serbisë, i cili i kundërshton zgjedhjet.

Marrë nga REL

albin kurti zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet