Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një procesi gjyqësor të planifikuar prej dy muajsh e gjysmë në Paris, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave do të rrëfejnë tmerret e shkaktuara në vendpushimin jugor francez të Nisës në natën e 14 korrikut 2016.
FRANCË- Në një gjykatë të posaçme franceze për terrorizmin sot filloi gjyqi ndaj tetë personave, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesin që ngiste një kamion në një plazh të mbushur me njerëz në Ditën e Bastijës gjashtë vjet më parë në Nisë, duke vrarë 86 persona. Gjatë një procesi gjyqësor të planifikuar prej dy muajsh e gjysmë në Paris, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave do të rrëfejnë tmerret e shkaktuara në vendpushimin jugor francez të Nisës në natën e 14 korrikut 2016.
Mijëra vendas dhe turistë kishin mbushur shëtitoren e famshme të Nisës në bregun e Mesdheut në mbrëmjen e 14 korrikut 2016 për të festuar ditën kombëtare të Francës. Menjëherë pas përfundimit të një shfaqjeje fishekzjarresh, kamioni kaloi mes turmave për dy kilometra, duke goditur një numër të madh njerëzish. Në këtë sulm terrorist 86 njerëz, përfshirë 15 fëmijë dhe adoleshentë, humbën jetën dhe 450 të tjerë u plagosën. Nga të vdekurit, 33 ishin shtetas të huaj. Sulmuesi, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, u vra nga policia.
“Bashkëshorti im ishte president i klubit të atletikës në Marsili, dhe si çdo vit, ne kishim planifikuar të shkonim në takimin e klubit në Monako. Në atë vit, nuk e di pse, takimi u shty për tetë ditë. Për këtë arsye ne vendosëm të shkonim në Nisë për të parë fishekzjarrët. Nuk duhej të shkonim atje”, thotë Daniell Lechailler, bashkëshorti i së cilës u vra në sulmin e vitit 2016 në Nisë.
“E kujtoj në mënyrë konstante çdo detaj të ngjarjes së asaj nate. Ndjehem sikur po shoh një film të regjistruar të një ngjarjeje që vazhdon të ndodhë”, thotë Veronique Marchand, bashkëshorti i së cilës u vra në sulmin në Nisë.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e rëndë në Nisë. Megjithatë, prokurorët francezë thanë se ndonëse Bouhlel ishte frymëzuar nga propaganda e grupit ekstremist, hetuesit nuk gjetën asnjë provë se Shteti Islamik kishte organizuar sulmin.
Hetuesit nuk gjetën prova se ndonjë nga të dyshuarit në gjyqin aktual ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm. Bouhlel, një 31-vjeçar tunizian me banim të përhershëm në Francë, konsiderohet i vetmi përgjegjës për vrasjet. Me vdekjen e autorit, pak viktima presin të marrin drejtësi.
“Jam e zemëruar. Dëmi emocional ka lënë një plagë të madhe në gjashtë vitet e fundit, por tani presë dënime nga sistemi i drejtësisë dhe zbatim të tyre. Kam dyshime për këtë. Sot ka nevojë për drejtësi dhe dënime”, thotë Daniell Lechailler, e cila humbi bashkëshortin në sulmin e vitit 2016 në Nisë.
Tre të dyshuar akuzohen për komplot terrorist për lidhje të dyshuara me sulmuesin Bouhlel. Pesë të tjerë përballen me akuza të tjera penale, duke përfshirë sigurimin e armëve për sulmuesin. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënime nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.
Marrë nga VOA
Bojan Mariçiç SHKUP- Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar ven...
Liz Truss BRITANI- Liz Truss është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë pasi mori bekimin e konservatorëve. Në fjalë...
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj&cced...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar se 11...
Një ushtar rus jashtë centralit bërthamor UKRAINË- Blloku i fundit i reaktorit të punës në centralin bërthamor...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigur...
Reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhjës UKRAINË- Enerhoatom, që operon centralin bërthamor ukrainas të ...
Gazetari Alban Bogaj në “Shqipëria Live” TIRANË- Gazetari Alban Bogaj ka deklaruar se drejtori i Përgjithshëm i dor&eu...
Pamje nga takimi KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesaz...
BRITANI- Kryeministrja e sapozgjedhur britanike Liz Truss ka "planin e duhur" për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove ...