LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e 35- vjeçares shtatzënë në Kosovë/ Ministrja ​Haxhiu pas kërkesave për dorëheqje: S’kanë hallin e grave por të Qeverisë Kurti

Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.

2 Dhjetor 2022, 12:54 Nga a.l
Vrasja e 35- vjeçares shtatzënë në Kosovë/ Ministrja
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Figurat politike në Kosovë reaguan ashpër ndaj institucioneve pas vrasjes makabër të 35- vjeçares Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në dyert e martenitetit në Prishtinë. Sipas tyre ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi në qershor viktima denoncoi në polici se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-partneri i saj, ndaj ata kanë kërkuar dorëheqje masive të krerëve të institucioneve që anashkaluan këtë çështje dhe që përfundoi tragjikisht. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka reaguar sërish, duke u shprehur se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese. 

Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. Ministrja e Drejtësisë ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin. MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë”, tha ajo.

Ajo shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit deri më tani. 

Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë. Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur kemi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ajo.

Ministrja tha më tej se kanë pritur që inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, por për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.

Të tri institucionet ai policor, shëndetësor dhe punë sociale kanë filluar inspektimet. Ne kemi pritur që ato te mbarojnë dje, mirëpo duket që janë pak më komplekse dhe sigurisht që kanë marr kohë më tepër”, tha Haxhiu.

Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot me krerët institucional e që është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e para e drejtësisë kosovare tha se ky takim qëllim ka diskutimin për situatën e krijuar pas vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në vend. Edhe njëherë Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.

Qëllimi i këtij takimi është qe të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për femicidin si fenomen dhe për rolin e institucioneve dhe adresimin e përgjegjësive duke pas parasysh qe sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momentin që do të pranojmë raportet e inspektimit qofte nga policia, inspektorati shëndetësor apo nga qendrat për punë sociale do të ndërmerren veprime në përputhje me kompetencat”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës datë 30 nëntor, rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./Dosja.al

albulena haxhiu burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj