Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vuçiç mbledh në Beograd mbështetësit e tij për një manifestim force, rrugët e bllokuara nga njerëzit anembanë vendit (FOTO)
Kryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq theksoi se ky është një takim i shpresës, harmonisë dhe unitetit
26 Maj 2023, 19:37Nga m.s
qytetaret ne Beograd
SERBI- Mijëra qytetarë nga pothuajse të gjitha pjesët e Serbisë u mblodhën në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe tubimin “Serbia e Shpresës” të planifikuar për në orën 19:00 para Kuvendit të Republikës në kryeqytet.
Ministrja e Rinisë dhe Sportit Vanja Udovicic dhe aktorja Iva Strljic mbërritën pak para fillimit të tubimit "Serbia e Shpresës", raporton "Kurir".
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq dhe ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, kanë ardhur në tubimin e “Serbisë së Shpresës” në Beograd.
Më herët, Kryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq theksoi se ky është një takim i shpresës, harmonisë dhe unitetit.
"Do të ketë më shumë njerëz se kurrë më parë. Të gjithë këta njerëz janë me Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiç. Jemi të vendosur që të jemi pikërisht lloji i vendit që duhet të ishim gjithmonë dhe për të cilin po luftojmë", tha Orliq për mediat.