All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Vuçiç zbulon se ç’parashikon plani franko-gjerman për Kosovën: Na ofrohet hyrje e shpejtë në BE

Vuçiç pranoi hapur se nga ndërkombëtarët Serbisë i është premtuar përshpejtim i integrimit në BE dhe ndihma të konsiderueshme ekonomike në shkëmbim të aderimit të Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

8 Tetor 2022, 10:51 Nga d.a.
Vuçiç zbulon se ç’parashikon plani franko-gjerman
Vucic
All - Paragraf - 1

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për shtyp ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe kushteve të vendosura nga ndërkombëtarët për vijimin e tij.

Sipas Blic, Vuçiç pranoi hapur se nga ndërkombëtarët Serbisë i është premtuar përshpejtim i integrimit në BE dhe ndihma të konsiderueshme ekonomike në shkëmbim të aderimit të Kosovës në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

"Pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i komplikuar sa i përket Kosovës. Vendet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin me hyrjen e Kosovës në OKB dhe mendojnë se kështu i zgjidhin problemet evropiane dhe e dyta është se duan t'ia heqin argumentin Vladimir Putinit nga duart. Sa i përket vetë letrës, thelbi është se Serbia e lejon Kosovën të hyjë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në Kombet e Bashkuara. Për këtë, ajo do të kishte hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike" - tha Vuçiç.

Vuçiç pranoi propozimin e bërë ngta Gjermania dhe Franca me anë të këshilltarëve të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz rreth një muaj më parë gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në prani të emisarit Miroslav Lajçak.

"Sot kemi në tryezë një propozim nga Gjermania dhe Franca. Nuk mund të flakësh një propozim që vjen prej tyre, po ashtu nuk jam i sigurt nëse mund ta pranojmë. Ata po na kërkojnë që ta lëmë Kosovën në OKB”- shtoi Vuçiç.

Siç shtoi ai, gabimi i tyre më i madh ishte se pranuan që BE-ja të menaxhojë procesin e zgjidhjes së problemeve të Kosovës gjë që solli në këtë pikë të dialogut. Ai shtoi se edhe problemet me Kosovën janë të reja dhe kanë të bëjnë me sulmet ndaj popullatës serbe. Ai përmendi edhe ardhjen e një numri të caktuar trupash në Kosovë.

Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për respektim të Rezolutës apo diçka tjetër, por se politika e forcës është ajo që duhet respektuar”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se pritet që në fillim të nëntorit të merret vendimi për fillimin e procedurës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

"Këto nuk janë të gjitha veprime ad hoc, janë të planifikuara. Ne duhet ta mbrojmë integritetin tonë territorial, perspektivat tona janë të pakta dhe tani nuk ka asnjë vendim në lidershipin serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB" shpjegoi Vuçiç, duke shtuar se në fund duhet të përballen me të gjitha këto.

Një propozim i ri thuhet se ka shkuar në tryezën e Kurtit dhe Vuçiç përsa i takon vijimit të dialogut Kosovë-Serbi nga këshilltarët e Macron dhe Scholz. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi serbia ne be kosova ne okb

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën