LIVE UPDATES
Bota

Zaluzhny vs Zelensky:Përplasja e fortë midis presidentit dhe kreut të ushtrisë, po e vë në rrezik luftën e Ukrainës

Në kuadër të kërcënimit të vazhdueshëm që kanoset mbi Ukrainën, mosmarrëveshjet midis liderëve të lartë të vendit nuk janë aspak befasuese.

7 Dhjetor 2023, 08:33 Nga a.d
Zaluzhny vs Zelensky:Përplasja e fortë midis presidentit dhe kreut
volodymyr zelenskyy dhe valeri zaluzhny

Nga Roman Romaniuk & Roman Kravets “Worldcrunch”

Më 20 nëntor, shefi i Pentagonit Lloyd Austin zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. Ardhja e Austin fillimisht ishte menduar si një shfaqje respekti për heronjtë ukrainas të luftës dhe një ri-pohim i mbështetjes së palëkundur të Uashingtonit për Kievin.

Megjithatë, ajo vizitë thelloi pa dashje tensionet midis udhëheqësit më të lartë ushtarak të Ukrainës, Valerii Zaluzhny, dhe presidentit Volodymyr Zelensky. “Pas mbërritjes së Austin,  Zelensky ishte gati ta zëvendësonte Zaluzhny. Por në fund, përplasjet midis tyre u zbutën dhe u zëvendësuan nga batutat me tonet sarkastike”- zbuloi një burim i brendshëm i qeverisë ukrainase.

Javët e fundit, mediat globale kanë raportuar mbi detajet e “konfliktit” midis presidentit ukrainas dhe kreut të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Zyra e Presidentit Zelensky reagoi menjëherë duke i cilësuar pretendime të tilla si produkt i propagandë ruse. Në kuadër të kërcënimit të vazhdueshëm që kanoset mbi Ukrainën, mosmarrëveshjet midis liderëve të lartë të vendit nuk janë aspak befasuese.

Mosmarrëveshje të tilla, mund të shihen edhe si pjesë e zhvillimit të luftës. Rrënja e tensioneve midis presidentit të vendit dhe kreut të lartë të Forcave të Armatosura, mund të gjurmohet në një përzierje të ndërlikuar të luftës dhe politikës. Përfshirja e Zelensky në planifikimin dhe komandën ushtarake gjatë luftës ka shkaktuar fërkime, pasi ai ka integruar elementët politikë në sferën tradicionalisht apolitike të ushtrisë, duke e bërë pa dashje Zaluzhny-n një figurë të dukshme në arenën politike.

Kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të Zelensky-t me komandantët ushtarakë të tjerë përveç Zaluzhny-t, e kanë përçarë zinxhirin e komandës, duke çuar tek perceptimi i një ushtrie ukrainase të ndarë në komandantët “e mirë” të mbështetur nga Zelensky dhe “të këqijtë” nën mbikëqyrjen e Zaluzhny.

Kjo ndarje jo vetëm që e ka demotivuar komandantin kryesor, por ka penguar aftësinë e tij për të udhëhequr me efektivitet të gjithë ushtrinë. Për më tepër, veprimet politike nga Zelensky, si për shembull shkarkimet e profilit të lartë brenda komiteteve ushtarake dhe riorganizimet e personelit, kanë krijuar paqëndrueshmëri brenda strukturës komanduese.

Shkarkimet nga puna të individëve të lidhur me Zaluzhny e kanë tensionuar jo pak komandën vertikale. Përshkallëzimi më i madh i tensioneve, ndodhi pas ngecjes së kundërofensivës ukrainase në jug të vendit verën që shkoi. Plani i ushtrisë nuk përputhej me kompleksitetin aktual të luftimeve dhe hasi në vështirësi të papritura.

Retorika politike që u ndërtua rreth atij operacioni, e promovuar nga ekipi i Zelensky-t, i rriti pritshmëritë e publikut në nivele jorealiste, duke e bërë më të vështirë trajtimin e problemeve reale të ushtrisë. Ndërsa Zaluzhny nuk angazhohet në aktivitete politike dhe nuk ka një parti politike të tijën, popullariteti i tij në rritje në sondazhe, përbën një sfidë të madhe për pozicionin e Zelensky.

Skenari i mundshëm i humbjes së Zelensky në balotazhin presidencial kundër Zaluzhny, i treguar në të dhënat e sondazheve të papublikuara, ka të bëjë me administratën aktuale. Pavarësisht paralajmërimit të Zelensky kundër përfshirjes së ushtarakëve në politikë, Zaluzhny mbetet apolitik.

Popullariteti i tij i perceptuar, është një dëshmi e dëshirës së shoqërisë ukrainase për një peizazh politik të balancuar, edhe në mesin e një konflikti të ashpër, dhe që shfaq qëndrueshmërinë e demokracisë ukrainase. Ukraina po përballet me një nevojë jetike për furnizime të reja me armë dhe municione, dhe për një koordinim paraprak me partnerët ndërkombëtarë dhe planifikim strategjik brenda Shtabit të Përgjithshëm.

Mungesa e një plani të qartë strategjik që mban parasysh nevojat më akute të Forcave të Armatosura, ka ngjallur pakënaqësi tek liderët politikë, duke shkaktuar kritika dhe thirrje për dorëheqjen e udhëheqjes ushtarake. Anëtari i parlamentit ukrainas, Davyd Arahamia, shprehu zhgënjimin për mungesën e një plani lufte që të përshkruajë burimet që nevojiten dhe strategjinë e nevojshme që duhet ndjekur hap pas hapi: “Ne kemi pritur prej kohësh një plan lufte. Shtabi i Përgjithshëm duhet të hartojë një plan: Unë dua të luftoj në këtë mënyrë vitin e ardhshëm, kam nevojë për kaq njerëz, kam nevojë për më shumë para. Por askush nuk e ka hartuar këtë plan”.

Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm tek mungesa e një plani, por tek pakënaqësia me strategjinë aktuale që synon rikthimin e kufijve të Ukrainës të vitit 1991. Vlerësimet e Shtabit të Përgjithshëm, tregojnë një nevojë marramendëse për forca dhe burime me vlerë 350-400 miliardë dollarë për të përmbushur qëllimin e presidentit për të çliruar të gjithë territorin.

Gjatë vizitës së Austin në Kiev, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës diskutoi mbi nevojat strategjike të vendit, duke kërkuar një furnizim të ri prej 17 milionë predhash artilerie. “Austin…u befasua, sepse nuk është e mundur të grumbullohen kaq shumë municione”- tregon në kushte anonimiteti  një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase.

Për më tepër, zyrtarët e Pentagonit u befasuan nga sinqeriteti i kolegëve ukrainas në lidhje me tensionet e brendshme. Ata u treguan mbi ankesat e Zaluzhny-t për “pengesat”, duke nënkuptuar fërkime të brendshme brenda hierarkisë ushtarake. Prekja e kësaj teme me aleatët mund të ketë një ndikim të madh, përfshirë dorëheqjen e mundshme të Zaluzhny, duke pasur parasysh reagimet e njohura emocionale të Zelensky për çështje të tilla.

Ky zhvillim ngre shqetësime për zëvendësimin e Zaluzhny. Aktualisht duket se Zelensky ka vetëm një opsion të dukshëm në dispozicion: gjeneral-kolonelin Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore, që ka udhëhequr operacione të suksesshme si mbrojtja e Kievit, betejën për Kharkiv dhe një kundërofensivë të jashtëzakonshme në këtë rajon.

Megjithatë, edhe Syrskyi përballet me pengesat e tij, midis tyre edhe mungesën e njohurive në komunikimin publik dhe reputacionin si një komandant që nuk dëshiron të pranojë humbje brenda ushtrisë. Për më tepër, promovimi i Syrskyit mund të mos e parandalojë shfaqjen e Zaluzhny si një figurë e re me ndikim në politikën ukrainase pas dorëheqjes së tij.

Në fakt, burime pranë Zelenskyt tregojnë se ka një ngurrim për të kërkuar dorëheqjen e Zaluzhny-t në këtë moment. Pavarësisht nga mundësitë e zëvendësimit të Zaluzhny, autoriteti për të marrë një vendim kaq kritik i takon Presidentit Zelensky, i cili e emëroi atë në këtë pozicion. Dhe përpara se të bëjë një zgjedhje kaq të rëndësishme, kreu i shtetit duhet të mendojë nëse ndryshimi i personelit do të trajtonte shkakun themelor që qëndron pas tensioneve të fundit me kreun e Forcave të Armatosura.

Tek e fundit thelbi sillet rreth strategjisë themelore për vazhdimin e luftës. Në një prononcim për “The Economist”, Zaluzhny tha se duke pasur parasysh rrethanat aktuale, Ukrainës i mungojnë burimet për të arritur një fitore të plotë të luftës.

Kërkesa kryesore e tij është ngritja e sistemeve të rekrutimit, trajnimit dhe pajisjeve të ushtrisë në një standard më të lartë dhe kërkimi i mbështetjes së avancuar teknologjike nga partnerët ndërkombëtarë. Në mënyra të ndryshme, këto kërkesa imponojnë një ndërprerje strategjike të luftimeve për të arritur një avancim cilësor.

Zelensky është kundër idesë se lufta është aktualisht në një “udhëkryq pa krye” apo mbi perspektivën e ndalimit të luftës. Arsyetimi i tij mbështetet tek ideja se një ndërprerje e luftimeve mund të çojë në një stanjacion, rënie të interesit të partnerëve dhe pakësim të ndihmave.

Sipas kësaj linje mendimi, fillimi i një ndërprerje të luftimeve tani, mund të rrezikojë ta futë vendin në një qorrsokak pa një rrugëdalje të lehtë. A do ta zgjidhte dorëheqja e Zaluzhny-t këtë mosmarrëveshje strategjike? Nuk ka gjasa të ndodhë. Përkundrazi, ajo mund ta ndihmojë armikun të shkatërrojë të gjithë ndjenjën e unitetit midis dy liderëve kryesorë të vendit, një mosmarrëveshje që mund të përhapet në mënyrë kapilare në të gjithë shoqërinë ukrainase.

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy valeri zaluzhny

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj