LIVE UPDATES
Bota

Zbardhen dokumentet/ Pse kërkoi Rusia arrestimin e tre policëve të Kosovës?

Radio Evropa e Lirë siguroi dokumente që dëshmojnë se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”, të cilat në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim. Kërkesa për arrestimin e tyre i është dërguar edhe Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL.

5 Mars 2024, 19:31 Nga N.F
Zbardhen dokumentet/ Pse kërkoi Rusia arrestimin e tre policëve
dokumenti

KOSOVË- Katër qytetarë nga Kosova, së paku tre prej tyre zyrtarë policorë, janë në kërkim nga Rusia. Radio Evropa e Lirë siguroi dokumente që dëshmojnë se Rusia i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”, të cilat në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim. Kërkesa për arrestimin e tyre i është dërguar edhe Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL.

Rusia pretendon se këta policë ishin të përfshirë në “arrestimin dhe keqtrajtimin” e Mikhail Krasnoshchenkovit në vitin 2019. Krasnoshchenkov, me shtetësi ruse, ishte i punësuar atëkohë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK. Ai ishte udhëheqës i ekipit në Zyrën e UNMIK-ut në Zubin Potok - komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave kosovare në ditët e para të muajit mars, në mesin e personave të kërkuar nga Rusia janë dy policë të njësive elitare të Policisë së Kosovës: Besart Ahmeti dhe Alban Jetullahu.

Por, Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, të përpiluar nga Ministria e Brendshme e Rusisë, ku figuron edhe emri i Faruk Gashit, për të cilin REL-i kuptoi se është, po ashtu, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në listë gjendet edhe shtetasi tjetër kosovar B.H. - emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it. Megjithatë, REL-i nuk arriti të konfirmojë nëse ai është pjesëtar i Policisë së Kosovës, ose nëse ka kërkesë zyrtare në INTERPOL për arrestimin e tij.

Në listën e shtetit rus, ashtu si edhe në dokumentet e INTERPOL-it, ata përshkruhen si shtetas të Serbisë, meqë Rusia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Bazuar në raportin e INTERPOL-it për rastin e Besart Ahmetit, në të cilin REL-i kishte qasje, Krasnoshchenkov është urdhëruar përmes telefonit nga eprori i tij - më 28 maj, 2019, rreth orës 08:30 - që të shkonte në pjesën jugore të Mitrovicës për të monitoruar situatën e krijuar pas informacioneve se “kishin ardhur njerëz të armatosur” dhe pas humbjes së kontakteve me një punonjës tjetër të UNMIK-ut.

“Rrugës nga Zubin Potoku për në Mitrovicë, makina që ka vozitur Krasnoshchenkov, është sulmuar nga njerëzit, përfshirë Ahmetin, edhe pse Krasnoshchenkov ka treguar dokumentin identifikues. Ata e kanë nxjerrë Krasnoshchenkovin me dhunë nga makina, e kanë rrahur dhunshëm, e kanë lidhur dhe e kanë çuar në një ndërtesë në Mitrovicë, ku e kanë mbajtur kundër vullnetit të tij deri në orën 14:00, kur UNMIK-u ka protestuar kundër kidnapimit të zyrtarit të tij”, thuhet në raportin e INTERPOL-it.

REL-i u përpoq të fliste me këta pjesëtarë të policisë, por ata thanë se leja për të folur duhet të merret nga organet e policisë. Deri në publikimin e këtij artikulli, policia nuk dha leje. Ngjashëm as Qeveria e Kosovës nuk komentoi për këtë çështje, ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një prononcim për gazetarët më 4 mars tha:

“E dimë, kemi informata zyrtare për këtë çështje. Nuk është brengë as e imja, as e Besartit [Ahmeti]”.

Mikhail Krasnoshchenkov u ndalua nga Policia e Kosovës, në rrugën nga Zubin Potoku në drejtim të Mitrovicës së Veriut, gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Aksioni u zhvillua më 28 maj të vitit 2019.

Krasnoshchenkov më pas u lirua, ngase kishte imunitet diplomatik si pjesëtar i UNMIK-ut, por Qeveria e Kosovës e shpalli person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”, dhe e dëboi nga Kosova.

“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit”, tha atëkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më vonë, Krasnoshchenkov mori trajtim mjekësor në Beograd, pas pretendimeve se ishte maltretuar nga pjesëtarë të policisë së Kosovës. Në kohën e këtij incidenti, UNMIK-u reagoi duke kërkuar lirimin e tij. UNMIK-u, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse ka pasur ndonjë hetim apo konkluzion të vetin në lidhje me arrestimin e Krasnoshchenkovit. Radio Evropa e Lirë provoi të binte në kontakt edhe me vetë Krasnoshchenkovin në lidhje me këtë çështje, por pa sukses.

Shtetet anëtare në INTERPOL mund të dërgojnë kërkesa për arrestimin e shtetasve të huaj të dyshuar për vepra të ndryshme. Kjo kërkesë quhet “red notice” apo njoftim i kuq. Ky njoftim i alarmon policitë e vendeve tjera për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë, qoftë edhe pas shumë vitesh. Njoftimi i kuq publikohet nga INTERPOL-i me kërkesë të një vendi anëtar.

INTERPOL-i, në faqen e tij zyrtare, shpjegon se “vendet anëtare i zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person”. Javed Ali, ligjërues i çështjeve të sigurisë në Universitetin e Miçiganit, thotë për Radion Evropa e Lirë se dikush që ka njoftim të kuq në INTERPOL, ka rrezik të arrestohet dhe ekstradohet.

“Nëse udhëtoni në një vend që respekton sistemin e INTERPOL-it apo është anëtar i INTERPOL-it, teorikisht mund të ekstradoheni te shteti që i ka ngritur akuzat. Nuk është automatike”, thotë ai.

Ali beson se pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 2022, Rusia “po tenton ta politizojë procesin e njoftimit të kuq”.

Megjithatë, ai mendon se në situatën aktuale “gjasat që të kërkuarit të arrestohen dhe të dërgohen në Rusi, janë shumë të ulëta”. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, në shtator të vitit 2023 ishin më shumë se 10.000 persona në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i, me kërkesë të Rusisë. Megjithatë, bazuar në të njëjtin raportim, vendet e Bashkimit Evropian refuzuan të ekstradojnë rreth 100 veta më 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë njoftoi se ka kufizuar autoritetin e INTERPOL-it. Vendimi, në fakt, nisi të zbatohej në mars të atij viti, por u bë publik në gusht.

Në bazë të tij, INTERPOL-it i lejohet të kryejë operacione në Rusi vetëm kur ato miratohen nga kjo ministri. Ligjvënësit rusë i cilësuan veprimet e kësaj organizate si “jomiqësore” dhe ngritën shqetësime për “spiunazh”, përmes qasjes në bazat e të dhënave ruse. INTERPOL-i, që operon në 195 vende të botës, fokusohet në trajtimin e krimit global, terrorizmit, krimit të organizuar dhe atij financiar. Rusia iu bashkua atij në vitin 1990.

Marrë nga REL

kosove arrestim policia rusia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet