LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet një grup i dyshuar si terrorist në Gjermani, 8 të arrestuar

Më shumë se 450 policë dhe forca speciale morën pjesë në aksionin e ndërmarrë në disa vende herët në mëngjesin e së martës.

5 Nëntor 2024, 21:54 Nga ZH.LL
Zbulohet një grup i dyshuar si terrorist në Gjermani, 8 të
Arrestimi i personave të dyshuar si terroristë

GJERMANI- Tetë anëtarë të dyshuar të një grupi të ekstremit të djathtë janë arrestuar në Saksoni e në vende të tjera, duke përfshirë një politikan lokal të AfD. Sipas informacioneve gjatë arrestimit të tij ka pasur një incident.

Më shumë se 450 policë dhe forca speciale morën pjesë në aksionin e ndërmarrë në disa vende herët në mëngjesin e së martës. Goditja erdhi pas muajsh hetimesh ndaj një grupi të dyshuar të së djathtës ekstreme që e quan veten "separatistët saksonë". Ato ishin të përqendruara në landin gjerman lindor të Saksonisë.

Në një deklaratë shtypi, zyra e prokurorit federal në Karlsruhe justifikoi arrestimet duke folur për rrezikshmërinë e 15 deri në 20 anëtarëve. Grupi militant synonte të përgatitej për një ditë të supozuar X në lindje të Gjermanisë, në të cilën ai llogariste kolapsin e rendit shoqëror. "Në një rast të tillë, ky grup synonte të pushtonte me forcën e armëve zona në Saksoni dhe në rast nevoje edhe në lande të tjera federale lindore, për të krijuar një shtet dhe një shoqëri sipas modelit të nacionalsocializmit". Grupi terrorist kishte planifikuar gjithashtu "të largonte grupet e padëshiruara të njerëzve nga zona përmes spastrimit etnik nëse ishte e nevojshme".

Sipas autoriteteve të sigurisë, ideologjia e anëtarëve të supozuar karakterizohej nga "ide raciste, antisemite dhe pjesërisht apokaliptike".

Stërvitje luftarake për luftime shtëpi më shtëpi
Që nga themelimi i saj në nëntor 2020, organizata thuhet se është përgatitur për një përmbysje të sistemit, ndër të tjera përmes trajnimeve të përsëritura paraushtarake me pajisje luftarake. Sipas Prokurorisë Federale, "në veçanti, u praktikuan luftime shtëpi më shtëpi, përdorimi i armëve të zjarrit, marshimet dhe patrullimet e natës dhe të detyruara". Grupi ka marrë gjithashtu pajisje ushtarake, të tilla si kostume kamuflazhi, helmeta luftarake, maska gazi dhe jelekë mbrojtës.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpjegoi në platformën online X se arrestimet qenë një sukses i zbulimit të hershëm nga ana e shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës: "Që ishin zhvilluar trajnime për përdorimin e armëve dhe blerjen e pajisjeve ushtarake tregojnë se sa të rrezikshëm janë këta ekstremistë të djathtë”, deklaroi politikania socialdemokrate.

Sipas hetimeve nga disa media gjermane, të paktën tre nga të arrestuarit besohet se kanë lidhje me partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Njëri prej tyre është politikani lokal sakson Kurt H., i cili është pjesë e këshillit bashkiak të Grimmas për AfD-në dhenë kryesnë e qarkut të partisë së tij.

Revista e lajmeve Spiegel raporton se arrestimi i tij thuhet se çoi në një shkëmbim zjarri. Sipas raportit, Kurt H. ka rrëmbyer një armë. Rrjedha e saktë e ngjarjeve është e paqartë. Sipas informacioneve të ARD-Hauptstadtstudio dhe SWR, H. me sa duket u përpoq të barrikadohej brenda. Raportohet se një njësi speciale e policisë qëlloi më pas një të shtënë paralajmëruese - edhe për shkak se vetë H. thuhet se kishte një armë në dorë. H. u arrestua menjëherë më pas, por thuhet se kishte një plagë me armë zjarri në mjekër. Hetuesit po studiojnë nëse kjo plagë është shkaktuar nga një e shtënë e policisë apo nga arma e të dyshuarit. Për këtë arsye, politikani i AfD u shtrua në spital. Mesa duket jeta e tij nuk ka qenë në asnjë moment në rrezik.

Me sa duket, ai kishte tërhequr vëmendjen në të kaluarën për afërsinë e tij me rrjetet e ekstremit të djathtë: sipas hetimeve të gazetës "tageszeitung", ai me sa duket mori pjesë në verën e vitit 2024 në një festival të ashtuquajtur të kthimit të diellit, në të cilin u nderua SS vrastare e diktaturës nacionalsocialiste të Adolf Hitlerit. Në festë me sa duket morën pjesë edhe njerëz të afërt me liderët e AfD-së, Björn Höcke dhe Maximilian Krah.

Politikanët e AfD-së janë në shenjestër të autoriteteve gjermane të drejtësisë dhe sigurisë: aktualisht po zhvillohet një gjyq në Frankfurt am Main kundër një grupi të Reichsbürger që dyshohet se kishte planifikuar një grusht shteti. Ish-deputetja në Bundestag e AfD-së, Birgit Malsack-Winkelmann është në gjyq sepse dyshohet si mbështetëse e organizatës. Ish-gjyqtarja ndodhet aktualisht gjithashtu në paraburgim.

Politikanët e AfD: në mënyrë të përsëritur në shënjestrën e drejtësisë
Deputeti bavarez i AfD-së, Daniel Halemba po hetohet për nxitje të popullit dhe për dyshime për pastrim parash, shtrëngim në grup dhe dëmtim të pronës.

Dhe në vitin 2024, një nga politikanët më me ndikim të AfD-së, presidenti i AfD në landin e Tyringenit, Björn Höcke, u dënua dy herë me gjoba të rënda për përdorimin e sloganit të organizatës famëkeqe SA, nga koha e diktaturës nacionalsocialiste, në fjalimet e fushatës zgjedhore.

Arrestimi i fundit i politikanit sakson të AfD vjen ndërsa Gjermania debaton mundësinë e ndalimit të AfD. Shumë deputetë të Bundestagut nga parti të ndryshme janë duke përgatitur kërkesën përkatëse për një procedurë të mundshme para Gjykatës Kushtetuese Federale./ DW

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron