LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: 31.000 ushtarë ukrainas u vranë në luftë, shpresoj për samit të paqes së shpejti

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia, i cili nisi më 24 shkurt 2022. Zelensky shpresoi se një samit i liderëve botërorë do të mbahet në Zvicër në muajt e ardhshëm për të biseduar për vizionin e tij për paqe.

25 Shkurt 2024, 17:49 Nga S.N
Zelensky: 31.000 ushtarë ukrainas u vranë në luftë, shpresoj
Volodymyr Zelenksy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para dy vjetëve.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia, i cili nisi më 24 shkurt 2022. Zelensky shpresoi se një samit i liderëve botërorë do të mbahet në Zvicër në muajt e ardhshëm për të biseduar për vizionin e tij për paqe.

“Deri tani në këtë luftë janë vrarë 31.000 pjesëtarë të ushtrisë. Jo 300.000, jo 150.000, e as sa presidenti rus Vladimir Putin dhe rrethi i tij mashtrues kanë gënjyer. Por, sidoqoftë, secila prej këtyre humbjeve është flijim i madh për ne”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se nuk do të flasë për numrin e të plagosurve, për shkaqe sigurie. Duket se kjo është hera e parë që Ukraina flet zyrtarisht në hollësi për numrin e përgjithshëm të ushtarakë të vrarë. Herën e fundit kur Kievi foli për numrin e humbjeve në betejë ishte në fund të vitit 2022, kur zyrtari presidencial Mykhailo Podolyak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë.

Zelensky pretendoi se humbjet e Rusisë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.000 të plagosur në këtë luftë, që është shifër shumë më e lartë se vlerësimet e deritanishme, por e pamundur për t’u konfirmuar. Rusia nuk i zbulon humbjet në luftë. Më 24 shkurt, presidentja e Zvicrës, Viola Amaherd, tha se vendi i saj neutral shpreson se do ta mbajë një konferencë të nivelit të lartë për paqe në muajt në vijimë.

“Shpresoj se samiti do të mbahet këtë pranverë. Ne nuk duhet ta humbim këtë nismë diplomatike”, tha Zelensky.

Ai shtoi se pret që kjo nismë e paqes t’i prezantohet Moskës. Ndërkohë, Zelensky gjithashtu tha se fitorja e Ukrainës në këtë luftë varet nga mbështetja prej Perëndimit, e cila është përballur me rezistencë kryesisht nga ligjvenesit e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha në konferencë se është i sigurt se paketa vendimtare me ndihmë për Ukrainën do të miratohet përfundimisht nga Senati amerikane.

“Se a do të humbë, apo se a do të fitojë Ukraina do të jetë e vështirë për ne, dhe nëse do të ketë numër të madh të viktimave, kjo varet nga ju, nga partnerët tanë, nga bota perëndimore”, tha Zelensky.

Ai shtoi se “ka shpresë për Kongresin. Dhe, jam i sigurt se do të jetë pozitive”.

Marrë nga REL

ukraina

Sondazh

Poll
Bota 25 Shkurt 2024, 15:25 N.F

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Foto ilustruese ZVEÇAN- Një flamur i Kosovës është djegur në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë kan&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj