LIVE UPDATES
Bota

Zelensky në Bruksel, prezanton para Perëndimit “Planin e Fitores” të Ukrainës

Asnjëra prej dy organizatave perëndimore, haptazi, nuk e ka hedhur poshtë planin, dhe është e drejtë të thuhet se ato janë sjellë me dashamirësi ndaj Kievit.

17 Tetor 2024, 14:30 Nga M.B
Zelensky në Bruksel, prezanton para Perëndimit “Planin e
Volodymyr Zelensky

BRUKSEL- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkoi në Bruksel më 17 tetor për të prezantuar “Planin e Fitores” me pesë pika - fillimisht para udhëheqësve të Bashkimit Evropian, e pastaj para ministrave të Mbrojtjes të NATO-s. Asnjëra prej dy organizatave perëndimore, haptazi, nuk e ka hedhur poshtë planin, dhe është e drejtë të thuhet se ato janë sjellë me dashamirësi ndaj Kievit.

Megjithatë, as pika një, as pika dy nuk japin shpresa. E para përcakton se Ukraina duhet të marrë ftesë për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa e dyta leje për të përdorur armë me rreze të gjatë - të siguruara nga Perëndimi - në territorin rus. Kievi, prej kohësh, i kërkon këto dy pika, por nuk ka dritë jeshile.

Ukraina do që ftesën për NATO ta ketë tani, ndërsa anëtarësimi të bëhet pasi të përfundojë lufta. Në këtë mënyrë, ajo synon ta ulë frikën mes anëtarëve të NATO-s, se mund të tërhiqen në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Moskën. Këtë kërkesë e ka paraqitur edhe në samitin e NATO-s në Vilnius, vitin e kaluar, edhe në samitin e sivjetmë në Uashington.

Në përgjigje, aleanca ushtarake ka konfirmuar se Ukraina do të jetë anëtare dikur në një të ardhme dhe ka dalë me formulime si “ura drejt anëtarësimit” ose “rruga e saj drejt anëtarësimit është e pakthyeshme”. Kur u pyet për ftesën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tha të njëjtat fjalë dhe nënvizoi gjithçka që organizata e tij bën për vendin e shkatërruar nga lufta.

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, tingëlloi njësoj e paangazhuar. Dhe, kjo do të thotë se nuk ka asgjë të re. “Nuk kemi lëvizur përtej Vilniusit dhe Uashingtonit”, është refreni i zakonshëm që dëgjohet në NATO. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për lejen për të sulmuar thellë brenda Rusisë. Ky është kryesisht një vendim i SHBA-së dhe duket se Uashingtoni nuk është i interesuar ta lejojë atë.

Zelensky u kthye duarbosh nga udhëtimi i tij në SHBA në shtator dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar, marrë parasysh edhe faktin se SHBA-ja është në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Sa i përket kësaj, edhe mund të ketë leje të kufizuara në të ardhmen. Por, nuk duhet pritur që ato të paralajmërohen zëshëm nëpër media.

Me dy pikat e para vështirë të realizueshme, tri të tjerat - frenimi i Rusisë nëpërmjet një pakete parandaluese strategjike jobërthamore të vendosur në tokën ukrainase, mbrojtja e përbashkët nga SHBA-ja dhe BE-ja e burimeve kritike natyrore të Ukrainës dhe zëvendësimi i disa trupave amerikane, të stacionuara nëpër Evropë, me ushtarë ukrainas pas luftës - janë bërë të diskutueshme. Zelensky e ka ditur gjithmonë se ky do të ishte një pazar i vështirë. Por, tani për tani, përpara një dimri që pritet të jetë i vështirë dhe rraskapitës, ai ka luajtur kumar, duke e vendosur topin në fushën e Perëndimit./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj