LIVE UPDATES
Bota

Zelensky nënshkruan ligjin, kufizohet pavarësia e agjencive kundër korrupsionit

Zelensky mori vendimin pavarësisht protestave dhe kritikave nga aleatët evropianë të Ukrainës.

23 Korrik 2025, 08:16 Nga M.B
Zelensky nënshkruan ligjin, kufizohet pavarësia e agjencive
Foto ilustruese

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit: Byrosë Kombëtare kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit (SAPO). Zelensky mori vendimin pavarësisht protestave dhe kritikave nga aleatët evropianë të Ukrainës. Qindra qytetarë protestuan më 22 korrik në qendër të Kievit, duke i kërkuar presidentit që ta refuzonte ligjin.

Ata thanë se ligji ishte miratuar me nxitim dhe se i hapte rrugë ndërhyrjes së Qeverisë në hetimet për korrupsion. Protesta kishte edhe në Dnjipro dhe në qytete të tjera. Ligji u miratua nga 263 deputetë në Parlamentin ukrainas, i cili ka gjithsej 450. Përndryshe, NABU heton rastet e korrupsionit në institucionet shtetërore, ndërsa SAPO ndjek penalisht rastet e tjera të korrupsionit.

Që nga themelimi në vitin 2015, NABU ka nxjerrë në pah raste të rënda korrupsioni që kanë përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Në video-adresimin e tij të përditshëm, Zelensky tha se infrastruktura anti-korrupsion e Ukrainës duhet të pastrohet nga ndikimi rus, duke shtuar se NABU dhe SAPO do të vazhdojnë punën e tyre.

“Është gjithashtu e rëndësishme që prokurori i përgjithshëm të jetë i përkushtuar për të siguruar llogaridhënie të vërtetë për ata që shkelin ligjin. Kjo është ajo që i duhet vërtet Ukrainës”, tha ai.

Bashkimi Evropian e përshkroi vendimin e Parlamentit ukrainas për të miratuar projektligjin si një “hap serioz prapa”.

“Shkatërrimi i garancive kryesore që mbronin pavarësinë e NABU-së është një hap serioz prapa”, shkroi komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në X.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ukrainën për reformat e nevojshme në sundimin e ligjit dhe përparimin në rrugën drejt BE-së”, shtoi ajo.

Ligji, i propozuar nga partia në pushtet e Zelenskyt, e bën prokurorin e përgjithshëm udhëheqës de facto të SAPO-s, duke ia hequr kompetencat kreut aktual të kësaj agjencie kundër korrupsionit. Po ashtu, ligji i mundëson prokurorit të përgjithshëm t’i mbyllë në mënyrë të njëanshme rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën t’i transferojë hetimet e NABU-së tek agjenci të tjera.

“Me këtë vendim, Parlamenti, jo vetëm që i heq shoqërisë njërën nga arritjet më të mëdha që nga Revolucioni i Dinjitetit - institucionet e pavarura kundër korrupsionit - por gjithashtu minon besimin e partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës”, thuhet në një reagim të organizatës Transparency International Ukraine, pas miratimit të ligjit.

Transparency International tha se nëse Zelensky nuk i vë veto ligjit, ai “do ta ndajë përgjegjësinë me Parlamentin për çmontimin e infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”./ REL

ukraina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj