LIVE UPDATES
Bota

Zelensky thotë se në bisedimet me Rusinë kishte "përparim" në aspektin ushtarak

Duke folur me gazetarët në një takim online të organizuar nga Presidenca, Zelensky tha se të tri palët ishin konstruktive sa i përket aspektit ushtarak të bisedimeve.

18 Shkurt 2026, 20:19 Nga E. D
Zelensky thotë se në bisedimet me Rusinë kishte
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet dyditore me Rusinë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, prodhuan rezultate të përziera, duke theksuar se është arritur përparim në aspektet ushtarake, por “çështje të brendshme” vazhdojnë të jenë të pazgjidhura sa i përket aspektit politik.

Ndaras, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është shumë herët të jepet një vlerësim për rezultatet e bisedimeve që u mbajtën në Gjenevë të Zvicrës. Ende nuk ka ndonjë reagim nga zyrtarët amerikanë. Duke folur me gazetarët në një takim online të organizuar nga Presidenca, Zelensky tha se të tri palët ishin konstruktive sa i përket aspektit ushtarak të bisedimeve.

“Ushtria e kupton se si të monitorojë një armëpushim dhe përfundimin e luftës, nëse ka vullnet politik. Ata në thelb janë pajtuar për pothuajse gjithçka në këtë aspekt. Monitorimi patjetër do të përfshijë palën amerikane. Sa i përket aspektit politik, ka pasur dialog janë pajtuar që të ecet përpara dhe të vazhdohet. Nuk kam dëgjuar për të njëjtin nivel përparimi si në aspektin ushtarak. Por… grupi im më tha se nuk mund të më raportojë gjithçka në telefon”, tha Zelensky.

Dita e dytë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës përfundoi pas pothuajse dy orësh. Një ditë më parë, i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet në Gjenevë, Steve Wikoff, deklaroi e kishte “përparim domethënës”. Witkoff tha përmes një postimi në X se “të dyja palët u pajtuan të informojnë udhëheqësit e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një marrëveshjeje”.

Bisedimet më 17-18 shkurt në Gjenevë - rundi i tretë i bisedimeve trepalëshe të mbajtura në muajin e fundit - janë përqendruar në dy pengesa kyç për ndaljen e luftës: pretendimet territoriale dhe garancitë e sigurisë.

Takimet në Gjenevë vijnë një javë para përvjetorit të katërt të luftës të Rusisë kundër Ukrainës, një konflikt që ka vrarë ose plagosur rreth 2 milionë njerëz në të dyja palët.

Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për zgjidhjen e konfliktit kanë avancuar që nga përpjekjet e para në muajt e parë të luftës, që nisi më 24 shkurt 2022. Megjithatë, Rusia ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr nga kërkesat e saj, të cilat përfshijnë edhe që Kievi të heqë dorë nga territore që ende i kontrollon në rajonin lindor të Donbasit. Ndërkaq, Ukraina i ka bërë presion Uashingtonit dhe aleatëve evropianë për garanci të forta sigurie, që do ta ndihmonin atë mbronte veten nga ndonjë agresion i mundshëm rus në të ardhmen.

Para nisjes së bisedimeve, Rusia kreu një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa. Presidenti Zelensky, këmbënguli se veprimet e Rusisë nuk duhet të anashkalohen në Gjenevë. Negociatorët e Ukrainës “duhet patjetër të bëjnë pyetje për këto sulme ajrore – pyetje kryesisht ndaj palës amerikane, e cila na sugjeroi si neve ashtu edhe Rusisë të përmbaheshim nga sulmet”, tha ai në adresimin e përditshëm në rrjetet sociale një ditë më parë.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia i kanë përshkruar rundet e mëparshme të bisedimeve, të përqendruara në çështje të sigurisë, si pozitive. Megjithatë, delegacioni rus që mori pjesë në bisedimet e reja përfshin Vladimir Medinskyn, një historian revizionist dhe ish-ministër i Kulturës, pikëpamjet e të cilit Ukraina i ka cilësuar si “pseudo-historike”.

Para bisedimeve, kreu i delegacionit ukrainas, Kyrylo Budanov, duket se e ironizoi Medinskyn, duke thënë: “Ne do t’i diskutojmë mësimet e historisë sonë me kolegët tanë dhe do të kërkojmë që të arrijmë në konkluzionet e duhura”.

Dy personat e ngarkuar me udhëheqjen e përpjekjeve amerikane janë i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Në prag të bisedimeve, Trump, i cili është shprehur i zhgënjyer nga pamundësia që ta zgjidhë konfliktin, duket se ushtroi presion ndaj udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Kemi bisedime të mëdha. Do të jetë shumë e lehtë. Ukraina bën mirë të vijë shpejt në tryezë. Kaq po ju them”, u tha ai gazetarëve.

Si në fushëbetejë ashtu edhe në negociata, Rusia duket se beson se ka epërsinë. Teksa forcat ruse kanë avancuar me ritëm shumë të ngadalshëm përgjatë vijës së frontit, Moska ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Miliona njerëz janë përballur me vështirësi gjatë dimrit të acartë, duke mbetur pa ngrohje apo energji elektrike.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj