LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës

Në fjalimin e tij të mbrëmjes zoti Zelenskyy tha se ishte krenar për mbrojtësit e Ukrainës, që ia dolën të frenonin siç tha, përparimin e trupave rusë në rajonin e Donbasit.

12 Qershor 2022, 22:32 Nga DOSJA
Zelenskyy: Donbasi po reziston, ndryshe nga parashikimet e Moskës

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në vendin e tij, por shtoi se forcat ukrainase vazhdojnë të sfidojnë pritshmëritë, duke mos lejuar trupat ruse që të pushtojnë Ukrainën lindore. Në këtë rajon luftimet kanë qenë nga më të ashprat, për javë të tëra.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes zoti Zelenskyy tha se ishte krenar për mbrojtësit e Ukrainës, që ia dolën të frenonin siç tha, përparimin e trupave rusë në rajonin e Donbasit. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesën më të madhe të territorit për tetë vjet.

"E mbani mend se si në Rusi, në fillim të majit, ata shpresonin të kapnin të gjithë Donbasin?!", tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të shtunën në mbrëmje. “Tashmë jemi në qershor, është dita e 108-të e luftës dhe Donbasi vazhdon të rezistojë”, shtoi ai.

Pasi dështoi me planet e saj për të pushtuar Kievin, në fillim të luftës, Moska u përqendrua në kapjen e rajoneve kryesisht rusishtfolëse të Donbasit, që vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës, si dhe të bregdetit jugor të vendit. Por ndryshe nga parashikimet, forcat ruse po përballen me një betejë të gjatë dhe të mundimshme, pjesërisht falë përdorimit të armëve që Ukraina ka marrë nga Perëndimi.

Autoritetet ukrainase dhe ruse thanë se beteja për Sievierodonetskun vazhdon. Qyteti lindor kishte një popullatë prej 100,000 banorësh para luftës. Sievierodonetsku dhe Lysychansku fqinj, janë qytetet e fundit kryesore të provincës Luhansk të Donbasit, që nuk kanë rënë në duart e rebelëve pro-rusë.

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesën më të madhe të territorit për tetë vjet.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i forcave ukrainase Oleksandr Shtupun tha se ushtria ruse është tërhequr nga Vasylivka (rajoni Zaporizhzhia) dhe Mykolaivka (rajoni Donetsk), pasi humbën pozicionet e marra më herët.

"Gjatë ditës së kaluar, humbjet e armikut arritën në dhjetë tanke, gjashtëmbëdhjetë automjete luftarake të blinduara, shtatë mjete ajrore me telekomandë, më shumë se dhjetë automjete dhe rreth 150 njerëz”.

Qasja e medias për të ofruar një tablo më të plotë të betejës në lindje ka qënë e vështirë për shkak të sulmeve ajrore dhe me artileri. Si Ukraina ashtu edhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë vendosur kufizime të rrepta për raportimin nga zonat e luftimeve.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë tha se Kremlini kishte shkatërruar një depo armatimesh ku ruheshin municione të dërguara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

“Raketat Kalibr me precizion të lartë të lëshuara nga deti shkatërruan një depo të madhe në rajonin Ternopil, ku ishin magazinuar sisteme raketash antitank, sisteme raketash portative kundërajrore dhe predha artilerie për sistemet e armatimeve të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane”, tha të dielën gjenerali rus Igor Konashenkov.

Por pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Leonid Pasechnik, kreu i Republikës Popullore të Luhanskut, të shpallur nga separatistët, tha se luftëtarët ukrainas ndodhen në një zonë industriale të qytetit, ku ndodhet dhe një fabrikë kimikatesh, një vend që shërbeu për strehimin e civilëve gjatë sulmeve me artileri ruse.

"Sievierodonetsku nuk është i çliruar 100%", tha zoti Pasechnik të shtunën, duke pretenduar se ukrainasit po bombardonin qytetin nga uzina Azot". "Ndaj është e pamundur ta quash situatën të qetë në Sievierodonetsk, apo të thuash që është plotësisht i yni", shtoi ai.

Marrë nga VOA

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës