Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë që po luftonin për ushtrinë ruse në rajonin Donjeck të Ukrainës, dhe u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të reagojnë për këtë dhe të kërkojnë shpjegim nga Pekini.
Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetasit kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.
Pekini është bërë aleat i ngushtë i Rusisë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, Kina është pozicionuar si neutrale në këtë konflikt, ka propozuar plane të veta paqeje për t’i dhënë fund luftës dhe nuk dihet publikisht se e ka ndihmuar drejtpërdrejt Kremlinin në luftë.
Në një raport ekskluziv në shkurt, Radio Evropa e Lirë (REL) identifikoi përmes një baze të të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë emrin e një shtetasi kinez që deklaroi se kishte luftuar për Rusinë, megjithëse ai refuzoi të jepte hollësi të mëtejshme.
“Ne kemi dokumentet e këtyre të burgosurve, kartat bankare dhe të dhëna personale”, tha Zelensky në një postim në Telegram që përfshinte edhe imazhe të njërit prej ushtarëve kinezë që dyshohet se u zunë rob.
Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e Zelenskyt, i cili nuk dha hollësi për atë se kush i komandonte këta ushtarë.
Lideri ukrainas tha se të dhënat fillestare lënë të kuptohet se më shumë shtetas kinezë mund të jenë të pranishëm në njësi ushtarake ruse që operojnë në Ukrainë dhe se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe njësi të tjera ushtarake po “punojnë në mënyrë aktive” për të konfirmuar përmasat e përfshirjes kineze në luftë.
Shtetasit kinezë të kapur janë aktualisht në kujdesin e SBU-së, ku po zhvillohen procedura hetimore dhe operative.
“Përfshirja e Kinës, së bashku me vende të tjera, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në këtë luftë në Evropë është tregues i qartë se [presidenti rus Vladimir] Putin nuk ka për qëllim ta përfundojë luftën”, shkroi Zelensky.
Disa orë më herët, Zelensky e pranoi publikisht për herë të parë se trupat ukrainase po mbajnë pozicione brenda rajonit Belgorod të Rusisë, ndërsa Ukraina vazhdon t’i nderojë disa fëmijë të vrarë në një sulm ajror rus javën e kaluar. Zelensky ka bërë thirrje për trysni ndërkombëtare dhe masa më të forta për të penguar Moskën nga vazhdimi i sulmeve të tilla.
Zyrtarët ukrainas thanë se raketa e përdorur kishte municion thërrmues për të shkaktuar sa më shumë viktima në tokë, duke “shpërfillur në mënyrë të papërgjegjshme jetën e civilëve”, sipas shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk./REL
Kaja Kallas BRUSKEL- Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën n...
Ujqerit gri OHAIO - Projekti, i cili filloi në vitin 2021, është një iniciativë që ka pasur si qëllim të rikrijoj&e...
Stamboll SHBA - Delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë do të takohen të enjten, më 10 prill, në...
Flamuri gjerman GJERMANI - Partitë CDU (Union Demokristian i Gjermanisë) dhe SPD (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë) kanë arritur nj&...
foto ilustruese SHBA - Presidenti Donald Trump do të vendosë një tarifë befasuese prej 104% në të gjitha importet kineze t&eu...
Karoline Leavitt SHBA - Në një zhvillim të ri nga Shtëpia e Bardhë ka raportuar se afro 70 vende kanë kontaktuar për t&e...
foto ilustruese SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt njoftoi se Presidenti Donald Trump do të ven...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shpallur tarifa gjithëpërfshirëse për mallrat e importuara nga pjesa tj...
JD Vance KINA - Një koment i ashpër dhe i papërmbajtur nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka ndezur një përplasje ...
Kriza humanitare ne Mianmar MIANMAR - Pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi Mianmarin më 28 mars po përshkallëzohen tragji...