LIVE UPDATES
Bota

'Zero tolerancë për korrupsionin'/ Zgjerohet “lista e zezë” e SHBA në Shkup

Departamenti i Thesarit të SHBA-së fut në “listën e zezë” bisnesmenin nga Maqedonia e Veriut, Orce Kamçev.

22 Korrik 2023, 09:13 Nga A.B

'Zero tolerancë për korrupsionin'/ Zgjerohet “lista e

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, që bën kontrollin e pasurive të huaja, Orce Kamçev, është person që kërcënon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe sjelljeve të tjera destabilizuese.

“Kamçev abuzoi me pozitën e tij, duke u angazhuar në aktivitete korruptive dhe duke zbatuar agjendën e tij në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Brian Nelson, zëvendësministër i Thesarit.

Në njoftimin zyrtar theksohet se Kamçev është i përfshirë në procesin gjyqësor të njohur si “Parcelat në Vodno” dhe “Perandoria”, duke saktësuar që aktivitetet e tij kanë filluar nga viti 2000. Ai në këtë periudhë ai kishte tentuar që të manipulontë përmes korrupsionit edhe sistemin juridik.

Në shumë raste Kamçevi e ka përdorur ndikimin e tij dhe pasurinë për ta manipuluar sistemin e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, në të mirë të tij. Kamçevi është drejtor i kompanisë “Orka Holding”, e themeluar në vitin 1990 nga babai i tij. Ai është bashkëpronar i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera. Sanksionet përfshijnë bllokimin e të gjitha pronave të tij në tokën amerikane si dhe ndalimin e Kamçevit që të bëjë biznes me subjekte amerikane.

Ageler: Zero tolerancë për korrupsionin

Që Maqedonia e Veriut t’i tejkalojë sfidat të cilat ka para saj, korrupsioni nuk guxon të anashkalohet, përgjegjësit patjetër duhet të japin përgjegjësi, tha ambasadorja e SHBA-së në RMV, Angela Ageler. Ajo theksoi se hapa të tillë nuk janë personale ose të motivuara politikisht.

“Nuk mund të them se cili do të jetë personi i ardhshëm që mund përfshihet në listë, sepse ka edhe persona dhe organizata tjera, të cilat për momentin po shqyrtohen”, tha Ageler.

Për ndikimin që ka “lista e zezë” amerikane ambasadorja Ageler tha se SHBA nuk do të vijë që të arrestojë ndonjë person ose do të ndërmarrë masa të caktuara për ndonjë personalitet. Ajo shtoi se është interesante që të shihen hapat e ardhshme, duke aluduar për institucionet gjyqësore të vendit.

“Departamenti i Thesarit pati mundësi të gjejë prova dhe që i ka mbledhur, informacionet janë të qasëshme. Por masat e ardhshme varen nga organet përgjegjëse të RMV-së”, tha Ageler. Ajo bëri edhe një herë thirrje se korrupsioni, në çfarëdo forme, nuk duhet të tolerohet.

Lloga: Sistemi gjyqësor vendor duhet të jetë më syhapur

Ministrit të Drejtësisë i RMV-së, Krenar Lloga, duke komentuar përfshrjen e biznesmenit maqedonas Kamçev në listën e zezë të SHBA-së tha se një gjë e tillë ishte e pritshme.

“Kamçevi është njëri prej sponsorëve kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale. Emri i tij lidhet me shumë probleme në shtet. Më vjen mirë që është përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, por më vjen shumë keq që sistemi gjyqësor në Maqedoni nuk e ka parë dhe vazhdon të mos e shohin në mënyrën që e pret qytetari i thjeshtë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Kamçevi është personi i dytë i cili përfshihet në listën e zezë amerikane për më pak se një muaj. Më parë Departamenti i Thesarit futi në listën e zezë Ramiz Merkon, kryetar aktual i Komunës së Strugës. Në njoftimin e Departamentit Amerikan thuhet se kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-së janë edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

Në vitin 2022 për shkelje ligjore dhe prishje të demokracisë në institucione publike, shoqëruar me korrupsion, Departamenti Amerikan shpalli non grata edhe ish- kryeministrin e RMV-së, Nikolla Gruevskin, dhe ish-drejtorin e Sigurimit, Sasho Mijallkovin. Në “listën e zezë” amerikane janë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendëshme, Lube Boshkoski dhe ish-deputeti Xhevat Ademi./DW

orce kamçev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj