22 Korrik 2023, 08:10
Nga A.B
Marlene Schiappa
FRANCË- Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi keqmenaxhimin e supozuar të saj të një fondi publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.
Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite.
“Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta,” tha ajo për Le Monde.“Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit.”
Paraqitja polemizuese e ish-ministres në Playboy tërhoqi kritika nga kolegët dhe kundërshtarët. Kryeministrja Elisabeth Borne e qortoi vendimin e Schiappa për të dhënë një intervistë në revistën për burra, duke e quajtur atë ‘aspak të përshtatshme’.
Kohët e fundit, Schiappa është përfshirë në një skandal mbi fondin ‘Marianne’, që u themelua me ndihmën e saj pas prerjes së kokës në vitin 2020 të mësuesit të shkollës në Paris, Samuel Paty. Një hetim mediatik nga revista Marianne dhe televizioni France 2 akuzoi Schiappa për ridrejtimin e mbi 2 milionë euro para publike për njerëzit me të cilët ajo kishte marrëdhënie personale.
Politikanët e opozitës i kërkuan gjithashtu asaj të jepte dorëheqjen pasi Zyra e Prokurorisë Kombëtare Financiare hapi një hetim për disa vepra të supozuara, duke përfshirë ‘keqpërdorimin e fondeve publike nga pakujdesia’./Dosja.al
marlene schiappa
Bota
22 Korrik 2023, 08:08
A.B
Mbreteresha
BRITANI E MADHE-Ndërtesat, parqet, baret apo bizneset nuk mund të riemërohen me emrin e mbretëreshës së ndjer&eum...
Bota
22 Korrik 2023, 07:56
A.B
Amazon, Google, Meta, Microsoft dhe firma të tjera kryesore në zhvillimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale kanë r&eum...
Bota
22 Korrik 2023, 07:46
A.B
Rusi
RUSI-Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur kufizime të rrepta të udhëtimit për diplomatët britanikë që puno...
Bota
22 Korrik 2023, 07:40
A.B
Foto ilustruese
SHBA-"Temperaturat e nxehta kanë kërcënuar shëndetin e të moshuarve dhe i kanë detyruar ata të q&eu...
Bota
22 Korrik 2023, 07:35
A.B
Shkaterrimi i banesave
ITALI-Shteti fqinj është 'pushtuar' nga stuhitë, breshri i fortë, rrufetë dhe tornadot që kan&eum...
Bota
22 Korrik 2023, 07:18
A.B
Sully
SHBA- Kopshti Zoologjik Columbus dhe familja e gorillave të Akuariumit mirëpritën së fundmi një fëmijë...një...
Bota
21 Korrik 2023, 23:06
k.m.
Foto ilustruese
Një adoleshente amerikane është dënuar me 90 ditë burgim, pasi ka marrë pilula për abort për t&rsqu...
Bota
21 Korrik 2023, 22:08
k.m.
Foto ilustruese
UASHINGTON- Shtëpia e Bardhë hapi të premten një zyrë për t'u përgatitur dhe për t'...
Bota
21 Korrik 2023, 22:02
k.m.
Foto ilustruese
Greqia pritet të përballet me fundjavën më të nxehtë të korrikut në 50 vjetët e fundit, ka par...
Bota
21 Korrik 2023, 21:52
k.m.
Foto ilustruese
INDI- Gratë në shtetin verilindor indian të Manipur sulmuan shtëpinë e të dyshuarit kryesor në një ...