1 Prill 2023, 16:34
Nga a.l
Frans Timmermans
TIRANË- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropianm Frans Timmermans do të vizitojë këtë të hënë me datë 3 prill kryeqytetin e Tiranës. Në një qëndrim dyditor në vend, Timmermans pritet të zhvillojë takime me rëndësi dhe të shtyjë çështje si tranzicioni i gjelbër në Ballkan, përmirësimi i klimës së turizmit dhe hapat që duhen ndërmarrë nga ndryshimet klimatike.
Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, zëvendëspresidenti do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, si edhe do të zhvillojë takime me përfaqësues qeveritarë dhe sipërmarrës.
Mbrojtja e mjedisit, së bashku me energjinë e gjelbër, do të jenë çështje madhore për Timmermans, duke parë edhe zhvillimin që Shqipëria ka në të dy sektorët, me burimet hidrike, si edhe me shpalljen së fundmi si Park Kombëtar, të lumit Vjosa. Ditën e parë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai do të takohet gjithashtu me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili dhe do të ketë një tryezë të rrumbullakët me organizatat e shoqërisë civile mjedisore. Në mbrëmje ai do të mbajë një fjalim kryesor në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri (FESTA)” .
Më tej, të martën, ai do të ketë takime me Kryetaren e Komisionit të Integrimit në BE pranë Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku. Ai do të vizitojë gjithashtu shkollën “Dhosi Liperi” në qytetin e Durrësit, e cila është pjesë e programit ‘EU4Schools’, të financuar nga BE-ja, i cili fokusohet në përshpejtimin e procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të nëntorit 2019, përmes riparimeve dhe rindërtimit të shkollave.
Vizita e zyrtarit të lartë do të përmbyllet me një turne në fermën Bonum Agroturizem të financuar nga BE-ja.
frans timmermans
Politike
1 Prill 2023, 16:15
I.A
Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ba...
Politike
1 Prill 2023, 16:04
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme disa raste abuzimesh me fondet publike nga kryebashkiaku i Kamzës R...
Politike
1 Prill 2023, 15:49
I.A
Akil Kraja
TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar sulmet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj medias JOQ si dhe faqes satir...
Politike
1 Mars 2023, 15:45
I.A
Taulant Balla
MALLAKASTËR- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadh...
Politike
1 Prill 2023, 14:52
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të padrejta akuzat e ish-presidentit Hashim Thaçi për krime lufte, i cil...
Politike
1 Prill 2023, 14:20
Sali Berisha dhe Ismail Uka
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Skavica është varri i Dibrës dhe ...
Politike
1 Prill 2023, 14:07
k.m.
Oriola Pampuri
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur se mes kandidatit Belind Këlliçi t&e...
Politike
1 Prill 2023, 13:52
k.m.
Agim Agaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mb...
Politike
1 Prill 2023, 11:50
k.m.
Klomentina Drini dhe Sali Berisha
VAU I DEJËS- Kandidatja e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për bashkinë e Vaut t&eu...
Politike
1 Prill 2023, 11:28
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një hobi të ri, podcastin. Sot ai ka publikuar një foto tijn, tashmë me syze q...