All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon nesër, të çojmë përpara reformat! 'Tkurret’ partia e Tsipras

•Partia konservatore greke “Demokracia e Re” fitoi bindshëm një mandat tjetër katër-vjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Greqi. • Pas numërimit të 90 për qind të kutive të votimit, “Demokracia e Re” e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar më shumë se 40 për qind të votave, ndërsa partia kryesore opozitare e majtë, Syriza, ka pësuar rënie të mbështetjes, duke marrë 18 për qind të votave. • Mitsotakis tha para mediave se populli i dha atij një mandat për të çuar përpara reformat e nevojshme. • Partia e tij ka siguruar një shumicë prej 157 deputetësh në parlamentin me 300 vende. • Alexis Tsipras deklaroi se Syriza merr përsipër përgjegjësitë që i ka ngarkuar vota popullore, ndërsa theksoi se do të vendosë veten në gjykimin e anëtarëve të partisë. •Pas rezultateve paraprake në Greqi, qytetarët kanë dalë nëpër rrugë duke festuar për fitoren e Mitsotakis, ndërsa ndoqën edhe fjalimin që mbajti ish- kryeministri.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Është mbyllur një cikël i madh historik për SYRIZA-n”, Alexis Tsipras: Kemi nevojë për fytyra të reja

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Alexis Tsipras
All - Paragraf - 1

GREQI- Teksa numërimi i votave në Greqi vijon, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga SYRIZA për humbjen. Deklarata është përcjellë nga Alexis Tsipras, i cili ka thënë për mediat se kanë pësuar një disfatë të rëndë zgjedhore.

Kryetari i SYRIZA-s foli për nevojën e rinovimit me fytyra të reja, duke thënë se është mbyllur një cikël i madh historik për partinë, raporton "Protothema".

Fitorja gjithëpërfshirëse e ND

Vihet re se, sipas rezultateve, Parlamenti i ardhshëm pritet të jetë tetëpartiak, ku Pleusi Eleftherias më në fund do të jetë në Parlamentin e ri.

Rezultatet sipas Ministrisë së Brendshme

ND: 40.53
SYRIZA: 17.84
PASOK/KINAL: 11.9
KKE: 7.65
Spartanët: 4.69
Zgjidhja Helenike: 4.46
FITORJA: 3.71
Lundrimi i Lirisë: 3.17

Në nivel mandatesh përqindjet “përkthehen” si më poshtë:

Demokracia e Re: 158
SYRIZA: 47
PASOK: 32
KKE: 20
Spartanët: 13
Zgjidhja Helenike: 12
Partia Fitorja: 10
Lundrimi i Lirisë: 8

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Greqi/ Votuesit qëndruan me partinë që premton taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Lideri i partisë konservatore, “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë në parlament, tregojnë rezultatet e fundit. Ai mundi rivalin e qendrës së majtë Syriza në maj, por thirri zgjedhje të reja në një përpjekje për të fituar vende të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm.

Partia e tij "Demokracia e Re" mori 40.4%, 20 pikë përpara Syrizës, me tre të katërtat e votave të numërua. Votimi erdhi 11 ditë pas një tragjedie me varkën e emigrantëve pranë Greqisë, në të cilën mendohet se kanë vdekur 500 persona.

Megjithëse u mbajtën tre ditë zie, fatkeqësia pati pak ndikim në fushatë dhe grekët votuan për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Sipas rregullave zgjedhore greke për zgjedhjet e dyta, konservatorëve u jepet një numër bonus vendesh në parlament, por numri i saktë varet nga rezultati përfundimtar. Partia Syriza e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, nuk ishte në gjendje të ngushtonte kufirin e humbjes së muajit të kaluar.

Por pati sukses për partinë e sapo krijuar të ekstremit të djathtë Spartanët, e cila u vendos të kalonte pragun e 3% të votave për të hyrë në parlament.

Historia kryesore e zgjedhjeve ishte shumica e siguruar nga Kyriakos Mitsotakis, 55-vjeç, mbi Syriza-n e Alexis Tsipras.

Lideri i "Demokracisë së Re" ka rritur pjesën e tij të votave që nga zgjedhjet e 2019. Atij i njihet merita për kthimin e suksesshëm të ekonomisë greke në stabilitet, dhe rritje pas një krize të rëndë borxhi dhe tre paketave shpëtimi ndërkombëtare. Tsipras e kishte udhëhequr Greqinë në kulmin e krizës që nga viti 2015.

Megjithëse shumë grekë po luftojnë me krizën e kostos së jetesës, votuesit zgjodhën të qëndrojnë me partinë që premton taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik, raporton "BBC". 

Ndërsa "Demokracia e Re" po shkonte drejt një fitoreje të madhe, vota e majtë u copëtua, me PASOK-un socialist të caktuar për më shumë se 11% dhe KKE komuniste rreth 7%.

2 VITE ME PARE

"Do përveshim mëngët, për të ndërtuar një Greqi të fortë", Mitsotakis: Do t'i qëndroj besnik detyrës time kombëtare, s’do toleroj sjellje arrogante

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kyriakos Mitsotakis nga Partia "Demokracia e Re", në një deklaratë për mediat pas fitores gjithëpërfshirëse në zgjedhje, dha mesazhin për punë të palodhur dhe përshpejtim të reformave pa arrogancë.

Ai u shpreh se populli grek i dha një mandat të fortë "Demokracisë së Re". Më tej theksoi se rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit, raporton "Protothema".

Mitsotakis sqaroi se besimi i treguar nga qytetarët, do të thotë se ka një borxh më të rëndë për t'i shërbyer vetë Atdheut. “Unë do t'i qëndroj besnik detyrës time kombëtare, të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante”, tha ai.

Duke folur për ushtrimin e qeverisjes, Mitsotakis tha se ka siguruar një shumicë të fortë me të cilën do të mund të vazhdojë menjëherë me reformat e nevojshme. 

“Kur hodha hapat e para 20 vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë që sot do të isha përballë jush, duke pasur nderin dhe përgjegjësinë të zgjidhem kryeministër i pavarur për herë të dytë. Mundohem të mësoj nga gabimet e mia, dhe nuk do të kisha mundur ta bëja pa partnerët e mi. Faleminderit familjes sime që më ka mbajtur gjithmonë me 'këmbë në tokë'. Sot do ta shijojmë për pak fitoren tonë, por që nesër në mëngjes do të përveshim përsëri mëngët për të ndërtuar së bashku një Greqi të fortë, me më shumë prosperitet dhe drejtësi”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet 2023 – Dalin rezultatet zyrtare me 82,53% të votave të numëruara, Demokracia e Re në avantazh

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
zgjedhjet ne Greqi

GREQI- Fitorja gjithëpërfshirëse e Demokracisë së Re me një diferencë prej më shumë se 22% nga SYRIZA, janë të dhënat që i ka përcjellë Ministria e Brendshme. Sipas rezultateve, Parlamenti i ardhshëm pritet të jetë tetëpartiak, ku më në fund në Parlamentin e ri do të jetë Pleusi Eleftherias.

Rezultatet sipas Ministrisë së Brendshme

ND: 40.48
SYRIZA: 17.84
PASOK/KINAL: 12.06
KKE: 7, 57
Spartanët: 4.72


Në nivel mandatesh përqindjet “përkthehen” si më poshtë:

Demokracia e Re 158
SYRIZA 47
PASOK 32
KKE 20
Spartanët 13

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet Parlamentare/ Mbyllen kutitë e votimit, publikohen exit-pollet, kryeson partia e Mitsotakis

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Exit Poll

GREQI-  Mbyllen kutitë e votimit në procesin e dytë zgjedhor në Greqi brenda pesë javësh. Sipas exit polleve të 17:30-ës, Demokracia e Re ka arritur të grumbullojë një mbështetje prej 42% të pjesëmarrësve në zgjedhje, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.

Exit pollet kanë marrë për bazë 80% e kampionit.

Demokracia e Re: 42%

Syriza: 17.6 %

PASOK: 11,5 %

KKE: 8.1%

Spartanët: 5%

Zgjidhja Ell: 3.3%

Niki: 3.3%

Navigimi: 3%

DITA: 2.5%

Shanset e Mitsotakis për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë herë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bënë ligjit zgjedhor. Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi që do ta çojë shoqërinë greke drejt konservatorizmit, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit. 

2 VITE ME PARE

Hodhi votën në kuti/ I moshuari në Greqi nuk largohet pa bërë një foto, MESAZHI: Mund të jetë hera e fundit që votoj

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
I moshuari në Greqi

GREQI- Një 99-vjeçar ka dalë sot në votim në Volos për të ushtruar të drejtën e votës. I moshuari nuk ngurroi të jepte një mesazh teksa kërkoi të bënte një foto. 

“Më bëj një foto, mund të jetë hera e fundit që votoj”, tha ai moshuari. 

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Greqi/ Tension në qendrën e votimit në Trikala, ndërhyn policia

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Foto ilustruese

GREQI- Raportohen incidentet e para në procesin zgjedhor në Greqi. Në Shkollën e 3-të Fillore të Trikallës ka pasur një përplasje mes përfaqësueses elektorale të Demokracisë së Re dhe një deputeti të SYRIZA-s.

Kjo e fundit, në fakt, ka bërë një denoncim përmes profilit të saj në Facebook duke thënë se përfaqësuesja zgjedhore e PD-së kishte ngritur, një kabinë parazgjedhore jashtë qendrës zgjedhore.

“Këto udhëzime i kam nga partia”, thuhet se i është përgjigjur anëtarit të SYRIZA-s, përfaqësuesi elektoral i PD-së, kur ka bërë vërejtjen përkatëse. Madje, tonet u ngritën aq shumë sa u desh të thirrej Policia në vendngjarje! 

2 VITE ME PARE

Me nipin në krahë, zëdhënësja e SYRIZA-s voton për Qeverinë e re greke

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Popi Tsapanidou

GREQI-  Duke mbajtur në krahë nipin, Popi Tsapanidou hodhi votën e saj, duke publikuar një foto në rrjetet sociale. Zëdhënësja e SYRIZA-s nuk ka dashur të bëjë asnjë koment personal për zgjedhjet e 25 qershorit, por ka përcjellë deklaratat e Alexis Tsipras.

 “Në garën vendimtare elektorale të sotme dhe në të vërtetë me sistemin e përfaqësimit të zgjeruar proporcional, që i jep 50 mandate bonus partisë së parë, vendoset se kush dhe si do të qeverisë të nesërmen, pra jetët tona për të nesërmen. Po gjykohen 4 vite, por po gjykohet dhe cilësia e demokracisë. Po gjykohet nëse të nesërmen do të kemi një qeveri jashtë kontrollit apo ekuilibër në demokracinë dhe sistemin tonë politik. Nëse do të kemi një opozitë të fortë për të kontrolluar qeverinë. SYRIZA-PS është e vetmja forcë që mund të luajë me besueshmëri këtë rol, të mbështesë nevojat e shoqërisë, të përfaqësojë shumicën sociale dhe gjithashtu të luajë një rol balancues në sistemin politik dhe demokracinë. Një SYRIZA-PS e fortë sot do të thotë një shoqëri e fortë dhe një demokraci e shëndetshme nesër” , ishin deklaratat e ripublikuara nga Popi Tsapanidou.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Popi Tsapanidou ???? (@tsapanidou)

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

2 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Çudira në Greqi, qytetarja HUTOHET, hedh votën në koshin e plehrave në vend të kutisë së votimit, e gjen pas 30 minutash

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Votues

GREQI- Zgjedhjet e 25 qershorit nuk munguan as në Eutrapela. Në Heraklion, gjatë procesit zgjedhor, një qendër votimi është kthyer përmbys, kur zgjedhësi në vend që të hidhte zarfin me votën e tij në kutinë e votimit, e ka hedhur atë në plehra! Siç raporton cretapost, për gjysmë ore përfaqësuesi gjyqësor ka kërkuar në plehra për ta gjetur. 

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Greqi/ MPB publikon bilancin: Pjesëmarrja më e ulët se në zgjedhjet e Majit! Deri tani kanë votuar 29.13% e qytetarëve

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Michalis Stavrianoudakis

GREQI- Pjesëmarrja në zgjedhjet e përsëritura në Greqi është më e vogël, me 2.4 për qind siç njofton MPB, në raport me zgjedhjet e 21 majit. Konkretisht, sipas asaj që tha në konferencë sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Michalis Stavrianoudakis, nga 18794 qendra votimi, një përqindje që i afrohet 87% të qendrave të votimit, pjesëmarrja është 29,13 %.

“Ne shohim një diferencë prej 2.4%, është një diferencë që mund të vlerësohet jo shumë e madhe. Do të shihet gjatë rrugës”, tha ai në mënyrë karakteristike.

Sipas Stavrianoudakis, rajonet me pjesëmarrjen më të madhe janë Heraklioni, Fthiotida, Selaniku i Dytë, Sektori Verior i Athinës, Atika Lindore dhe Larisa. Rënie e pjesëmarrjes vërehet në Follorinë, Kefalonia, Evrytania, Lakonia dhe Lefkada.

“Nëse shikojmë distancën mes të parit dhe të fundit, do të shohim se e fundit është me 17.03% pjesëmarrje dhe e para 32.53%. Ka ndryshime në rajonet, ku shumica janë të izoluara ose të largëta. Përditësimi i radhës dhe i fundit do të jetë në orën 17:00. Nuk ka probleme në të gjithë Greqinë. Pjesëmarrja e emigrantëve u afrua në 70% me rreth 17300 të votuar nga gjithsej rreth 25000”, përfundoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. 

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

2 VITE ME PARE

'Kam hyrë në qendrën e gabuar të votimit'/ HUTOHET, kryetari i partisë greke 'Hellenic Solution', harron se ku duhet të votojë

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Kyriakos Velopolus

GREQI- Kryetari i partisë 'Hellenic Solution' Kyriakos Velopoulos votoi në shkollën e mesme 1 Eleftheriou Kordelio në Selanik.

Pak para se të ushtronte të drejtën e votës, Velopoulos u hutua dhe hyri në qendrën e gabuar të votimit. Më pas ai kaloi në seksionin ngjitur dhe votoi normalisht.

"Kam hyrë në qendrën e gabuar të votimit," tha Kyriakos Velopoulos duke kërkuar qendrën e duhur të votimit. 

Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike. 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet për Qeverinë e re në Greqi, të dhënat e para për pjesëmarrjen

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Foto ilustruese

GREQI- Mihalis Stavrianoudakis, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet në Greqi. Stavrianoudakis, fillimisht raportoi se dita filloi pa probleme, të gjitha qendrat e votimit u mbuluan nga përfaqësuesit e drejtësisë.

Më pas ai tha se me të dhënat e futura në sistem deri në orën 10:30 të mëngjesit nga 17.130 përfaqësues gjyqësorë, gjegjësisht 80% e totalit të vendvotimeve, pjesmarrja ka qenë 11,29%, pasi kanë votuar 888,995 qytetarë.

Përqindjet më të larta janë regjistruar në Atikën Veriore, Evros, Selanik dhe Heraklion në Kretë, ndërsa përqindjet më të ulëta janë gjetur në Follorinë, Evrytania dhe Kastoria. Përditësimi i radhës për zgjedhjet do të jetë në orën 14:00. 

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis shkon në qendrën e votimit me fëmijët e tij: Uroj që procesi të jetë i ngjashëm me të 21 Majit

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Mitsotakis

GREQI- Mëngjesin e sotëm, Kyriakos Mitsotakis u drejtua në qendrën e votimit me fëmijët e tij. Kryetari i Demokracisë së Re ka votuar së bashku me djalin e tij Konstantinos dhe vajzën e tij Dafne në Shkollën e Mesme të I-rë të Kifisisë, në qendrën e votimit 361.

Duke u larguar nga qendra e votimit, Mitsotakis ka qëndruar për disa minuta për të bërë deklarata para kamerave televizive dhe gjithashtu për t'u fotografuar me fëmijët e tij.

“Sot fjalën e kanë qytetarët dhe Republika. Ne votojmë për herë të dytë që vendi të ketë një qeveri. Qytetarët do ta bëjnë detyrën me maturi. Qytetarët do të votojnë për mirëqenien e tyre personale, për të mirën e tyre, për të mirën e familjes së tyre. Ata do të votojnë për një atdhe që do të ofrojë kushte prosperiteti dhe barazie sociale për të gjithë grekët. Uroj që një votë e mirë dhe pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor të jetë e ngjashme me atë të 21 majit”-, ishin deklaratat e Kyriakos Mitsotakis.

2 VITE ME PARE

Nga dasma në kutinë e votimit! Një çift i sapomartuar voton në Greqi, realizojnë 'selfie' në qendrën e votimit

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
Cifti

GREQI-Një çift i porsamartuar nga Kifisia pas festës së dasmës, kanë shkuar direkt në kutitë e votimit për të votuar pak para nisjes për në udhëtimin e tyre të martesës. 

Çifti ka shkuar për të votuar herët në mëngjesin e sotëm në një qendër votimi në Kifisia. Nusja kishte veshur fustanin e nusërisë dhe dhëndri kostumin e dasmës.

Sot kanë të drejtë votimi, 9.813.595 shtetas grekë nga të cilët 4.763.264 janë burra dhe 5.050.331 janë gra./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Greqi/ Qytetari 88-vjeçar: Votoj që nga viti 1958, gjithmonë i vendosur

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi: Puna e vështirë fillon
I moshuari

GREQI- Shumë qytetarë vijojnë të mbërrijnë në qendrat e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Në orët e mëngjesit kryesisht të moshuarit janë të parët që votojnë dhe kanë dhënë disa deklarata. 

Një 88-vjeçar ka ushtruar të drejtën e votës dhe siç tha ai ka votuar çdo herë që nga viti 1958.

“Gjithmonë i vendosur. Sigurisht që votoj. Nuk humbas asnjë votë. Është e domosdoshme. Secili le të votojë çfarë të dojë, sa të votojë ”, tha zotëria i moshuar dhe më pas la zarfin në kutinë e votimit.

zgjedhje ne greqi 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje