LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e mesmandatit/ Ende e paqartë se kush do të kontrollojë Kongresin amerikan

Gara për vendin në Senat në shtetin e Xhorxhias midis senatorit demokrat Raphael Warnock dhe republikanit Herschel Walker do të shkojë në balotazh më 6 dhjetor. Republikanët fituan një vend në Viskonsin, ku fitorja e senatorit Ron Johnson shtoi shpresat që republikanët të fitojnë në garat ku rezultatet janë të paqarta dhe ende vazhdon numërimi i votave.

10 Nëntor 2022, 08:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet e mesmandatit/ Ende e paqartë se kush do të kontrollojë
Kongresi

SHBA- Republikanët po afrohen me një shumicë të ngushtë për të marr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, ndërsa kontrolli i Senatit varet nga garat e ngushta të Arizonës, Nevadës dhe Xhorxhias. Zgjedhjet e 8 Nëntorit për në Kongres sfiduan pritshmëritë për fitore gjithëpërfshirëse të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe udhëheqjen e Presidentit Joe Biden.

Demokrati John Fetterman fitoi zgjedhjet për në Senat në Pensilvani që më parë mbahej nga republikanët. Gara për vendin në Senat në shtetin e Xhorxhias midis senatorit demokrat Raphael Warnock dhe republikanit Herschel Walker do të shkojë në balotazh më 6 dhjetor. Republikanët fituan një vend në Viskonsin, ku fitorja e senatorit Ron Johnson shtoi shpresat që republikanët të fitojnë në garat ku rezultatet janë të paqarta dhe ende vazhdon numërimi i votave.

Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e paqartë pasi demokratët treguan një forcë befasuese, duke mposhtur republikanët në një seri garash dhe duke sfiduar pritshmëritë se inflacioni i lartë dhe vlerësimet e ulëta për punën e presidentit Joe Biden do të ushtronin ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit. Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën vendet nga Virxhinia në Kansas në Rhode Island. Demokratët dolën të suksesshëm gjithashtu në garën e guvernatorëve, duke fituar në Viskonsën, Miçigan dhe Pensilvani - fusha beteje kritike për fitoren e zoti Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump. Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit. Guvernatori republikan i Xhorxhias, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018. Pasi humbi në vitin 2018, zonja Abrams punoi si avokate për të drejtat e votës dhe fitoi admirimin e demokratëve në mbarë vendin, por kjo nuk mjaftoi.

Ishte një goditje e rëndë për zonjën Abrams, që ishte parë si një forcë e mundshme brenda partisë, në një kohë kur Xhorxhia është kontestuar gjithnjë e më shumë si një vend beteje. Rezultatet treguan ndërkaq aftësinë e Kemp për të shpëtuar një karrierë politike që ishte në rrezik pasi ai zemëroi ish-presidentin Donald Trump duke refuzuar të bashkohej me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur.

Marrë nga VOA

zgjedhjet e mesmandatit ne shba

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën