LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e nëntorit, votuesit amerikanë bombardohen me reklama elektorale

Maria Jones i pëlqente të ndiqte emisionet televizive deri kur reklamat për zgjedhjet e nëntorit i “hynë” në dhomën e ndenjes.

6 Shtator 2022, 19:10 Nga d.a.
Zgjedhjet e nëntorit, votuesit amerikanë bombardohen me reklama
SHBA

SHBA- Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e Bashkuara, votuesit po bombardohen me reklama politike në platformat televizive, ato kabllore dhe në internet. Fondet për reklama pritet të arrijnë një rekord historik krahasuar me të gjitha zgjedhjet e mbajtura ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Një votuese në një zonë kyçe elektorale në shtetin Arizona thotë se këto fonde mund të ishin përdorur për të ndihmuar kategori në nevojë të shoqërisë dhe jo për sulme politike të kandidatëve ndaj njëri-tjetrit.

Maria Jones i pëlqente të ndiqte emisionet televizive deri kur reklamat për zgjedhjet e nëntorit i “hynë” në dhomën e ndenjes.

Prej muajsh, zonja Jones po bombardohet me reklama elektorale.

“Duke qenë pensioniste, shikoj shumë televizion, ndoshta 6 deri në 8 orë në ditë. Shoh shumë reklama politike rishtazi, ndoshta rreth 25% në ditë. Zakonisht janë në kanalet lokale dhe jepen përpara lajmeve, gjatë lajmeve dhe programeve të ditës”, thotë zonja Jones.

Ajo është veterane e Forcave Ajrore dhe votuese demokrate në moshën 53-vjeçare në bashkinë më të populluar të Arizonas, në Maricopa të qytetit Phoenix, ku shpesh përcaktohet fati i zgjedhjeve për poste në nivel shteti dhe në nivel kombëtar.

Arizona do të votojë për guvernatorin dhe përfaqësuesit në Senat në zgjedhjet e nëntorit që do të vendosin jo vetëm se cila forcë politike kontrollon Kongresin, por do të përcaktohet edhe e ardhmja e demokracisë amerikane.

Ajo thotë se reklamat janë të tepruara.

“Jam e abonuar në shumë platforma dhe kam vënë re shumë reklama politike edhe në to. U befasova kur i pashë, por besoj se i përqëndrojnë në varësi të zonës ku ndodhesh. Për shembull, kam parë reklama në platformat Hulu dhe Tubi”, thotë ajo.

Shpenzimet për reklama elektorale pritet të arrijnë në 10 miliardë dollarë deri në ditën e votimit, më 8 nëntor – një rekord i ri ky për historikun e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Kjo është sa dyfishi i fondeve të harxhuara për zgjedhjet e vitit 2018, dhe madje ia kalon edhe rekordit prej 9 miliardë dollarësh të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, sipas të dhënave të kompanisë studimore AdImpact.

“Paratë që po shpenzojnë për këto reklama mund të ishin përdorur për sistemin tonë, për të ndihmuar njerëzit, për problemin e të pastrehëve. Mund të orientoheshin diku tjetër për të ndihmuar njerëzit dhe kur bën diçka të tillë mund ta përfshish edhe në reklamën tënde. Është një plus dhe sigurisht jo diçka negative”, thotë zonja Jones.

Ajo thotë se shumë prej reklamave janë sulme nga republikanë kundër kandidatëve demokratë për çështjen e inflacionit dhe rezultatet e punës së Presidentit Biden, apo nga demokratë që sulmojnë republikanët për masat për ndalimin e abortit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Zonja Jones thotë se reklamat që sulmojnë kandidatët nuk e ndikojnë, pasi ajo e di se për çdo gjë ka shumë më tepër se ç’thuhet. Megjithatë, ajo thotë se disa prej reklamave politike i kanë “çelur” sytë për të hulumtuar pak më shumë historikun e kandidatëve në zgjedhje./VOA/

maria jones zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj