LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet evropiane objektiv parësor fushatash dezinformimi

Shërbimi diplomatik i BE-së, European Union External Action Service (EEAS), ka krijuar një ekip të ngarkuar me detyrën e luftimit të dezinformatave.

2 Shkurt 2024, 08:59 Nga N.F
Zgjedhjet evropiane objektiv parësor fushatash dezinformimi
Foto ilustruese

GJERMANI- Këtë vit zhvillohen zgjedhje në shumë vende të botës, mes të cilave edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në muajin qershor. Përfaqësues të BE-së që kanë si detyrë të bien në gjurmë të dezinformimeve, ndodhen në gjendje alarmi.

Shërbimi diplomatik i BE-së, European Union External Action Service (EEAS), ka krijuar një ekip të ngarkuar me detyrën e luftimit të dezinformatave. Ky ekip ka publikuar një raport ku tregohet për 750 raste gjatë të cilave aktorë të huaj kanë përhapur me qëllim dezinformata. Pjesa më e madhe e informacioneve të sajuara vijnë nga Rusia, e cila "përpiqet të justifikojë luftën kundër Ukrainës”, siç thonë autorët e raportit.

Pjesa më e madhe e informacioneve të sajuara drejtohet kundër Ukrainës, pasuar nga informacione të sajuara kundër Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Polonisë. Gati 150 institucione, përfshirë edhe BE, NATO dhe kompani mediatike si Deutsche Welle, Reuters dhe Euronews preken prej këtyre informacioneve të sajuara.

Në raportin vjetor, i cili përpilohet që prej dy vjetësh në lidhje me dezinformatat, EEAS flet për "përpjekje të qëllimshme, strategjike dhe të koordinuara, për manipulimin e fakteve, trazimin e ujrave, krijimin e përçarjeve si dhe përhapjen e frikës dhe urrejtjes” në mënyrë të vazhdueshme. Një zhvillim që ia vlen të përmendet është ai i vitit të kaluar, kur u bënë përpjekje për të shpërndarë dezinformata që kishin të bënin me gjininë seksuale ose komunitetin LGBTQ.

Helm që vepron ngadalë

Josep Borrell është një nga politikanët e rangut të lartë të BE-së dhe shpesh objektiv fushatash dezinformimi. Gjatë prezantimit të raportit të sipërpërmendur, ai e vlerësoi problemin si një nga rreziqet më të mëdha për çështjet e sigurisë të epokës sonë. "Nuk kemi të bëjmë me një bombë, që shpërthen dhe vret njerëz, por me një helm, që sulmon trurin,” paralajmëroi ai.

Për ta bërë më të qartë rrezikun ai përmendi një shembull nga Franca. Mbas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit militantë islamikë, vlerësuar si organizatë terroriste nga Gjermania, BE, SHBA dhe shtete të tjera, Izraeli pati nisur një ofensive ushtarake në Rripin e Gazës. Tri javë më vonë, brenda një nate u pikturuan 250 yje blu të Davidit, në ndërtesa të ndryshme të Parisit. "Kjo të kujton ditët më të këqija të Holokaustit,” deklaroi Borrell. Imazhet nga Parisi u përhapën shpejt në mediat sociale dhe disa komentatorë ia vunë menjëherë fajin komunitetit mysliman. Por një javë më vonë autoritetet franceze identifikuan një fushatë dezinfomimi mbase ruse, tha Borrell.

Në muajin nëntor, Ministria e Jashtme franceze bëri përgjegjëse për shpërndarjen e imazheve të yjeve të Davidit, rrjetin rus Recent Reliable News (RRN) ose ndryshe Të dyfishtit. Shtatë rusë me lidhje me RRN u futën më muajin korrik në listën e BE për të sanksionuarit. Autoritetet franceze vazhdojnë hetimet për të gjetur nëse për kryerjen e aksionit u dha ndihmë nga persona që ndodheshin jashtë vendit. Në vitin 2014, EEAS krijoi projektin EUvsDisinfo. Vëzhguesit e tij i cilësojnë Të dyfishtët si një "operacion informimi online me shumë nivele, që fillon në Rusi dhe ka si objektiv shumë vende të botës”. 

Objektiv i rëndësishëm: zgjedhjet

Përhapje informacionesh të sajuara ka pasur gjithnjë, pranon Borrell. "Por tani ne jemi shumë më vurnerabël, sepse informacione të tilla përhapen me shpejtësinë e dritës”. 50 përqind e popullsisë së rritur të botës është thirrur këtë vit të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në 60 vende të ndryshme. Shumë prej tyre janë objektiva sulmesh "të aktorëve të huaj keqdashës”, thotë Borrell.

Kjo u vërejt për shembull vitin e kaluar në Spanjë. "Dy ditë para zgjedhjeve agjentë rusë falsifikuan edhe një herë faqen zyrtare të internetit të qeverisë rajonale të Madridit,” tregon Borrell. Në faqen e ndryshuar bëheshin paralajmërime se organizata terroriste baske ETA (e cila është shkrirë tashmë) është ngjallur sërish dhe ka planifikuar të sulmojë qendrat e votimit.

Informacionet e sajuara nuk vijnë vetëm nga burime të huaja

European Digital Media Observatory financohet nga BE. Nëntorin e kaluar kontrollorët e kësaj qendre vëzhgimi vërejtën se në të dhjetë vendet e vëzhguara europiane janë përhapur dezinformata për procesin e zgjedhjeve. Pjesa më e madhe e këtyre vendeve bëjnë pjesë në Bashkimin Europian.

"Informacionet e sajuara kanë shpesh si synim të venë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve duke përhapur pretendime të pavërtetuara për mashtrime në zgjedhje, ushtrim ndikimi nga forca të huaja dhe kryerje praktikash të padrejta,” thuhet në raportin e këtij organizmi.

Akuzat e Borrellit dhe EEAS drejtohen kundër Rusisë, por edhe burime të brendshme përhapin shpesh informacione të sajuara. "Ne vërejmë shumë dezinfomata që lëshohen nga aktorë brenda BE-së,” thotë Tommaso Canetta nga organizata politike Pagella Politica, që merret me verifikimin e fakteve. "Shumë të dëmshme dhe të rrezikshme janë dezinformatat kur përhapen nga politikanë dhe mediat tradicionale.”

Në bisedë me DW, Canetta përmend pandeminë e Coronës. Në Portugali dhe Irlandë, dy vende me kuota të larta vaksinimi, mediat dhe politikanët ishin mbështetës të zbulimeve shkencore. Në dy vende me kuota të ulta vaksinimi, Bullgari dhe Rumani, kampet e ndryshme ishin shumë të polarizuara, gjë që pati si pasojë ndikimin përkatës në debatin publik.

Numri i informacioneve të sajuara për Ukrainën është shumë i lartë, por verifikuesit e fakteve kanë vënë re se shumë përmbajtje kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës, migracionin dhe refugjatët. Në Itali për shembull, shumë pretendime të sajuara përhapen në lidhje me automjetet elektrike. Ato për shembull përfundojnë më shpejt në flakë se sa automjetet me motor që punon me karburant, ose në dimër ngecin më shpesh në rrugë se sa automjetet e tjera. Informacione të gabuara për refugjatët dhe mungesën e banesave ndezën nga ana tjetër trazirat e fundit në Dublin thotë Canetta.

Ku të çon e gjitha kjo?

Borrell flet për një "betejë tregimesh të sajuara”, e cila duhet fituar. Dezinformatorët rusë ai i quan "instrument i zhvilluar lufte”. Por në raportin e EEAS bëhen paralajmërime edhe që rreziqet e mundshme të mos ekzagjerohen. Rënia e shpejtë në gjurmë të dezinformimeme dhe luftimi i tyre luajnë rol në luftën kundër informacioneve po ashtu si rritja e kompetencave mediatike të popullsisë.

Për shumë qytetarë të BE-së, zgjedhjet për Parlamentin e BE-së janë më pak të rëndësishme se sa zgjedhjet kombëtare, mendon Canetta. Prandaj rreziku që në këto zgjedhje të përsëritet çfarë ndodhi në SHBA dhe Brazil nuk është shumë i madh. Atje pati shpërthime dhune, pasi mbajtësi i postit Donald Trump, përkatësisht Jair Bolsonaro i humbën zgjedhjet. "Unë shqetësohem shumë se mund të sulmohen projektet e mëdha të BE si Green Deal ose plani për raste pandemie,” shpjegon Canetta. "Rreziku më i madh është se forca ekstremiste mund të prishin konsensusin dhe kështu edhe qëndrimin e BE për çështje të caktuara.”

Marrë nga DW

be dezinformim parlament europian fushata zgjedhjesh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj