Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas ministrit të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia.
TURQI- Autoritetet turke zyrtarisht kanë arrestuar 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, kur u vra një person. Sipas ministrit të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Dy sulmuesit e dyshuar besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.
Tunc tha se 25 të dyshuarit po akuzohen për anëtarësim në një organizatë të paligjshme dhe për vrasje të rëndë të paramenduar. Ai shtoi se nëntë të dyshuar të tjerë janë liruar derisa të nisë gjykimi. Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në kishën katolike italiane, Santa Maria në Stamboll. Një shtetas turk i cili po merrte pjesë në shërbesë – dhe që u shënjestruar nga një sulmues i armatosur – u vra.
Autoritetet kanë thënë se sulmi ka mundur të jetë më vdekjeprurës, por sulmuesve u është bllokuar arma. IS-i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona. Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me IS-in.
Marrë nga REL
Foto ilustruese LIBAN- Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një ...
Foto ilustruese UKRAINË-Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të veprojn&e...
Cassidy Kraus SHBA- 24 vjeçarja Cassidy Kraus është arrestuar për tre akuza të rënda. Një prej akuzave është...
Natiela Barros GJEORGJI- Një çift nga Gjeorgjia janë arrestuar me akuzën për vrasjen shokuese që coi në vdekjen e...
Foto ilustruese SHBA-Një asteroid i madh “potencialisht i rrezikshëm” me gjerësi sa lartësia e Empire State Building do t&...
Foto Ilustrim SHBA- Sipas një anketimi, pak më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara të Ameri...
Foto ilustruese SHBA-Në një kohë kur duket se presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen përsë...
Foto Ilustrim UKRAINË- Një sulm rus ka vrarë dy punonjës vullnetarë francezë në Ukrainë. Prokurorët në ra...
foto ilustruese STAMBOLL- Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me pengmarrjen e 7 personave në një fabrikë në...
Lloyd Austin WASHINGTON- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin kërkoi falje publikisht për mbajtjen e fshehtë të diagnostikimit ...