LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Francë, mediat: Macron drejt humbjes së shumicës parlamentare

Koalicioni i zotit Macron ka bërë fushatë për të ruajtur shumicën në parlament, çka do t'i mundësonte atij të zbatonte axhendën për të cilën u rizgjodh në muajin maj, që përfshin mes të tjerash ulje të taksave dhe rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 65 vjeç.

19 Qershor 2022, 22:00 Nga F.M
Zgjedhjet në Francë, mediat: Macron drejt humbjes së
Emmanuel Macron

FRANCË- Francezët votuan të dielën në raundin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare që shihen si një provë sesa hapësirë do t'i jepet partisë së Presidentit Emmanuel Macron për të zbatuar axhendën e tij ambicioze të brendshme.

Në mbarë vendin u votua për të zgjedhur 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, dega më e fuqishme e parlamentit francez.

Në raundin e parë të votimeve, që u zhvilluan javën e kaluar, një koalicion i udhëhequr nga politikani i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, bëri një paraqitje çuditërisht të fortë, duke shkaktuar shqetësime tek aleatët e qendrës dhe qendrës së djathtë të zotit Macron, të cilët druhen se mund të humbasin shumicën që gëzojnë aktualisht në parlamentar.

Ata kanë frikë se një paraqitje e fortë e koalicionit të zoti Melenchon, mund ta kthejë zotin Macron në një udhëheqës të pakicës gjatë mandatit të dytë, i cili do ta kalonte kohën duke bërë pazare politike, në vend që të qeverisë lirisht.

Koalicioni i zotit Macron ka bërë fushatë për të ruajtur shumicën në parlament, çka do t'i mundësonte atij të zbatonte axhendën për të cilën u rizgjodh në muajin maj, që përfshin mes të tjerash ulje të taksave dhe rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 65 vjeç.

Këto zgjedhje parlamentare u shënjuan edhe një herë nga një apati e votuesve. Mbi gjysma e elektoratit nuk shkoi në votime gjatë raundit të parë. Në balotazhin parlamentar të së dielës, pjesëmarrja ishte 38% deri në orën 17:00 (me orën lokale) edhe më e ulët se gjatë raundit të parë të votimit.

Të dielën në mbrëmje, Jordan Bardella, një nga udhëheqësit e partisë së ekstremit të djathtë "Rassemblement National" (RN), tha se sipas sondazheve populli francez ka vendosur ta lërë pakicë Presidentin e rizgjedhur Emmanuel Macron.

"Emmanuel Macron është mundur, ai është pakicë", tha ai për televizionin TF1.

Gjasat janë që zoti Macron të humbasë shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollin mbi axhendën e tij të reformave, pasi parashikimet e para nga katër kompani sondazhesh tregojnë se asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlament.

Mediat belge: Macron nuk fiton shumicën absolute në parlament

Aleanca e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk ka arritur të fitojë një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të Francës, njoftuan gazetat belge “Le Soir” dhe “La Libre” të dielën në mbrëmje, duke cituar sondazhe paraprake, jo zyrtare.

Sipas gazetave, aleanca e zotit Macron mund të ketë fituar mes 208 apo 248 vendeve në Asamblenë Kombëtare, më pak sesa pragu i nevojshëm prej 289 vendesh, për të gëzuar një shumicë absolute. Po sipas gazetave, koalicioni i majtë "Nupes" shihej të ishte në rrugën e duhur për të marrë nga 163 në 203 vende.

“Le Soir” dhe “La Libre” nuk dhanë detaje se nga kush u krye sondazhi apo çfarë metodologjie ishte përdorur.

Marrë nga VOA

zgjedhjet ne france emmanuel macron zgjedhjet ne france 2022 zgjedhjet legjislative ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet