LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ "Lufta për demokraci në TikTok", DW: Çfarë roli do të luajnë mediat sociale?

Vëzhguesit janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Elon Musk-ut, njeriu më i pasur në botë dhe pronar i Platformës X, i cili ishte padyshim aleati më i madh i Trumpit në fushatën e tij të suksesshme për të rimarrë presidencën amerikane.

18 Nëntor 2024, 08:05 Nga N.F
Zgjedhjet në Gjermani/ "Lufta për demokraci në TikTok",
Foto ilustruese

GJERMANI- Pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhje në SHBA e me zgjedhjet e reja të planifikuara në Gjermani për 23 shkurt, po ngrihen pikëpyetje rreth rolit që mediat sociale mund dhe duhet të luajnë në fushatat partiake. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mori pak më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e fundit rajonale në Tyringi dhe Saksoni, gjë që pjesërisht i atribuohej efektivitetit të partisë për të arritur votuesit që votojnë për herë të parë në TikTok.

Matthias Kettemann, ekspert në rregullimin e internetit dhe ligjin e medias në Universitetin e Innsbruck-ut në Austri, thotë se është e pamundur të thuhet saktësisht se çfarë ndikimi kanë mediat sociale në formësimin e opinionit publik dhe në proceset e vendimmarrjes demokratike.

Megjithatë, ajo që është e qartë është se gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin mediat sociale dhe ka një prirje të përgjithshme drejt polarizimit. "Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë priren të jenë më të suksesshme në mediat sociale, sepse ato kanë histori që janë më të lehta për t'u treguar, gjë që nxit angazhimin me algoritmet e amplifikimit të platformave,” tha ai për DW.

Vëzhguesit janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Elon Musk-ut, njeriu më i pasur në botë dhe pronar i Platformës X, i cili ishte padyshim aleati më i madh i Trumpit në fushatën e tij të suksesshme për të rimarrë presidencën amerikane.

Pas rënies së koalicionit qeverisës gjerman më 6 nëntor, Elon Musk i quajti disa herë udhëheqësit e qendrës së majtë të Gjermanisë "budallenj". Ndërkohë, Zëvendëskancelari dhe Ministri i Ekonomisë të Gjermanisë, Robert Habeck i Partisë së Gjelbër bëri një rikthim të befasishëm në platformën e mikroblogimit këtë javë, pas gjashtë vitesh mungesë, duke deklaruar se ai nuk mendonte se po ia linte X-në vetëm "atyre që bërtasin dhe populistëve”.

Debate politike dhe jo fushata shpifjeje


Jörg Hassler, ekspert për komunikimet digjitale dhe politike në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih, beson se "problemi më i madh është dezinformimi që vjen nga lart". Sipas tij, liderët politikë tani janë duke u fokusuar më shumë në sulmet personale kundër konkurrentëve të tyre ose të përfshihen në debate mbi çështje dytësore si datat e zgjedhjeve.

Gjatë një debati në Bundestag të mërkurën, Friedrich Merz, lideri i Kristiandemokratëve (CDU) të qendrës së djathtë, shprehu neverinë e tij ndaj videove të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, që kanë qarkulluar në internet dhe janë shpërndarë në mediat sociale. "Fakti që ato janë postuar dhe përcjellë nga ligjvënësit socialdemokratë jep një shije të llojit të fushatës zgjedhore që përgatitet për të ndjekur këtu në Gjermani,” tha Merz.

"Çështjet e rëndësishme është si ecën ekonomia, nëse njerëzit mund të përfitojnë nga mirëqenia e shtetit e kështu me radhë, por duket se politikanët nuk janë të interesuar për këto çështje”, tha Kettemann.

Lufta për demokraci në TikTok


Ndërsa mjetet e fushatës të zhvilluara në SHBA u nënshtrohen kufizimeve të rrepta ligjore dhe rregullatore në Gjermani, për shembull përmes ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe financimin e partive, media sociale është bërë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit hibrid të medias, në të cilin informacioni lakohet mes mediave sociale dhe mediave tradicionale.

"Nuk mund të fitosh zgjedhjet në mediat sociale, por mund t'i humbësh ato,” tha Hassler. Ai përmendi shembullin e Armin Laschet-it, kandidatit të CDU-së për kancelar në zgjedhjet federale të vitit 2021. Fushata e Laschet-it u shkatërrua pasi ai u filmua duke qeshur gjatë një vizite zyrtare në Rrethin Rhein-Erft, një rajon i Gjermanisë i shkatërruar nga përmbytjet ekstreme në korrik 2021. Zemërimi u përhap në X, të quajtur atëherë Twitter, në duke përdorur hashtagun "#laschetlacht" ("#laschetqesh").

Për herë të parë në vitin 2022, më shumë qytetarë gjermanë thanë se lajmet i ndjekin kryesisht në internet dhe jo në televizion, tregon anketa vjetore e Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Rusia dëshiron të "thellojë" polarizimin


Një tjetër faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha Kettemann, do të jetë roli i aktorëve të huaj që përdorin operacione dezinformuese, të tilla si bots dhe "fushatat e errëta" në aplikacionet e mesazheve si Telegram dhe WhatsApp, për të nxitur histori të caktuara. AfD, partia populiste e Gjermanisë dhe Aleanca e krahut të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) u paraqitën me programe proruse, konservatore në pikëpamje sociale, kundër migrimit dhe kundër klimës.

"Ne e dimë, për shembull, se Rusia preferon shumë disa parti politike gjermane përballë të tjerave. Ajo dëshiron të përkeqësojë tendencat polarizuese brenda shoqërisë gjermane dhe ky është një kërcënim për të cilin duhet të jemi shumë të vetëdijshëm ndërsa i afrohemi zgjedhjeve për Bundestagun," tha Hassler.

BE përpiqet të rregullojë mediat sociale


BE ka prezantuar tashmë një grup rregullash gjithëpërfshirëse për mediat sociale dhe tregjet digjitale me Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), i cili synon të parandalojë aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme në internet, si dhe përhapjen e dezinformatave.

Në gjetjet paraprake të publikuara në korrik, rregullatorët e BE zbuluan se platforma X e shkelte DSA, duke deklaruar se sistemi i verifikimit të shenjës blu "mashtron përdoruesit”, se platforma nuk respektonte "transparencën e kërkuar për sa i përket reklamimit” dhe se "nuk i lejonte studiuesit të hynin në të dhënat e saj publike".

Sipas Kettemann, sfida tani është zbatimi i legjislacionit, gjë që nuk do të jetë e mundur në kohë për zgjedhjet parlamentare gjermane në shkurt. "Disa platforma si X duket se nuk bashkëpunojnë me rregullat e BE, kështu që do të jetë shumë e vështirë që kjo platformë të jetë në përputhje me vlerat demokratike dhe rregullat e BE-së”, tha ai.

Kjo mund të jetë edhe më e vështirë në të ardhmen pasi roli i Muskut është gjithnjë e më i rëndësishëm në formësimin e politikës së SHBA, thotë Kettemann, pasi nënpresidenti i sapozgjedhur i SHBA-së J.D. Vance sugjeroi këtë javë se SHBA do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për NATO-n, nëse BE përpiqej të rregullonte platformën X.

Ndërsa më shumë votues, veçanërisht të rinjtë, mësojnë për politikën dhe çështjet botërore përmes mediave sociale, Kettermani u kërkoi partive tradicionale të shtojnë aktivitetet e tyre në platformat e medias sociale, sepse nuk duhet t'u lënë fushë të lirë aktorëve të dezinformimit. "Duhet të jemi ne, që duhet ta udhëheqim luftën,” tha ai./DW

zgjedhjet ne gjermani media sociale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet