LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Itali, fitorja e mundshme e Melonit dhe ndikimi i saj te gratë italiane

Nëse sondazhet e opinionit dalin të sakta, Giorgia Meloni dhe partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë që ajo bashkëthemeloi më pak se një dekadë më parë do të triumfojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit. Kjo do të thotë se zonjës Meloni mund t'i kërkohet nga presidenti i Italisë që të përpiqet të formojë një qeveri të qëndrueshme koalicioni.

21 Shtator 2022, 09:07 Nga d.a.
Zgjedhjet në Itali, fitorja e mundshme e Melonit dhe ndikimi i saj te
Meloni

ITALI- Nëse Italia së shpejti zgjedh kryeministren e saj të parë, a do të kënaqen apo do të zhgënjehen gratë italiane?

Nëse sondazhet e opinionit dalin të sakta, Giorgia Meloni dhe partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë që ajo bashkëthemeloi më pak se një dekadë më parë do të triumfojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit. Kjo do të thotë se zonjës Meloni mund t'i kërkohet nga presidenti i Italisë që të përpiqet të formojë një qeveri të qëndrueshme koalicioni.

Në tubimin e parë të fushatës së zonjës Meloni muajin e kaluar, në Ankona, një qytet në Marche, rreth 1,000 përkrahës entuziastë tejkalonin numrin e dhjetëra protestuesve, shumica gra, në një rrugë anësore.

“Ti transmeton urrejtje dhe nuk më përfaqëson mua”, shkruhej në pankartën e një gruaje.

Zonja Meloni dënon ato që ajo i quan "lobe" LGBTQ, tallet me konceptin e gjinisë së papërcaktuar dhe mbështet ndalimin që i bën Italia birësimit nga beqarët.

Familjet “tradicionale” janë për të themeli i shoqërisë.

Disa shqetësohen se zonja Meloni, e cila lartëson amësinë, mund të përdorë fuqinë e saj për të përkeqësuar të drejtat e grave, duke përfshirë mundësinë e abortit.

Mbështetësit thonë se ajo që ka rëndësi është platforma e saj konservatore, "Zoti, atdheu dhe familja", jo gjinia e saj.

Partia e saj Vëllezërit e Italisë i ka rrënjët në një lëvizje neo-fashiste që përshëndeti trashëgiminë e Benito Musolinit, i cili u dha çmime grave që kishin shumë fëmijë.

Meloni, 45 vjeç, është e vetmja udhëheqëse e një partie kryesore që nuk iu bashkua qeverisë së bashkimit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi në vitin 2021. Pasi forcat populiste, përfshirë dy nga aleatët e fushatës së zonjës Meloni, tërhoqën mbështetjen për Marion Draghin në korrik, koalicioni i ish-shefit të Bankës Qendrore Evropiane u shemb, duke nxitur zgjedhje të parakohshme

Oria Gargano, organizata e së cilës BeFree në Romë ndihmon gratë që kanë pësuar dhunë në familje, vuri në dukje me shqetësim se një politikan i partisë Vëllezërit e Italisë ka kërkuar që varrezat, ku mund të varrosen fetuset e abortuara, të postojnë emrat e grave që kanë abortuar.

Zonja Meloni zemëroi gratë për ripostimin e një videoje të një gruaje që përdhunohej ndërsa ajo bërtiste – “për faktin e thjeshtë se ishte një emigrant që e përdhunoi atë”, tha zonja Gargano. Zonja Meloni ka tallur shumicën e emigrantëve – kryesisht burra – që lundrojnë drejt brigjeve të Italisë me anije kontrabandistësh si udhëtarë pa pagesë që nuk e meritojnë statusin e refugjatit.

Për të krahasuar pozicionet e zonjës Meloni për çështjet që lidhen me gratë, Partia Demokratike e qendrës së majtë është mbështetur tel Elly Schlein, një feministe e hapur, aktualisht nënkryetare e rajonit Emilia Romagna në Italinë veriore.

"Jo të gjitha gratë udhëheqëse ndihmojnë gratë e tjera nëse nuk mbrojnë të drejtat e grave," tha ajo në një tubim në Romë këtë muaj, "duke filluar me të drejtat e vetëvendosjes mbi trupat tanë".

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, Meloni është pyetur nëse ajo do të zbatojë ligjin e Italisë që legalizon abortin gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë ose më vonë nëse rrezikohet shëndeti ose jeta e një gruaje. Ajo këmbëngul se nuk do të kërkojë të rrëzojë ligjin, por dëshiron që ai të zbatohet në një mënyrë për të ofruar ndihmë për gratë që vendosin të lindin.

Pikëpamjet e saj konservatore janë shqetësuese për disa gra, përfshi Alice Riboli, e cila në moshën 18-vjeçare mund të votojë për herë të parë.

"Do të ishte më mirë të shihje një grua në politikë të ketë një rol të tillë (si kryeministre), por ndoshta jo atë. Ndoshta dikush me ide pak më të hapura, më aktuale," tha Alice Riboli.

Zonja Meloni, partia e së cilës mori rreth 4% të votave në zgjedhjet e fundit të 2018-ës dhe, sipas disa anketave, mund të marrë tani gati 25% në këto zgjedhje, përgjithësisht është munduar të mos kërkojë votat e grave thjesht sepse është grua.

Sipas anketave, zonja Meloni tërheq pak më shumë meshkuj sesa femra.

Gratë në radhët e mbështetësve të saj janë indiferente ndaj fuqizimit të grave si temë e fushatës—ato thjesht duan një qeveri, më në fund, me pushtet të qëndrueshëm. Në katër vjet, Italia ka pasur tre koalicione të ndryshme qeverisëse, shpesh të grindura, nga i gjithë spektri politik./VOA/

zgjedhjet ne itali giorgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj