LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Itali, Georgia Meloni pretendentja kryesore për postin e kryeministres

Zgjedhjet e 25 shtatorit do të përcaktojnë nëse 45 vjeçarja Giorgia Meloni do të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë. 100 vjet më parë, në shtatorin e vitit 1922 erdhi në pushtet Benito Musolini, diktatori fashist i Italisë.

16 Gusht 2022, 22:26 Nga I.A
Zgjedhjet në Itali, Georgia Meloni pretendentja kryesore për postin e
Giorgia Meloni

ITALI- Përmes një mesazhi që ndërthur krishtërimin, patriotizmin dhe të qënit nënë, Giorgia Meloni ka fituar një mbështetje kaq të madhe saqë muajin që vjen, ajo mund të bëhet gruaja e parë në postin e kryeministrit të Italisë dhe udhëheqësja e parë e ekstremit të djathtë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe pse partia e saj “Vëllezërit e Italisë” ka rrënjë neofashiste, zonja Meloni është përpjekur ta largojë vëmendjen nga e kaluara e saj, duke u shprehur se votuesit janë lodhur nga diskutime të tilla.

Zgjedhjet e 25 shtatorit do të përcaktojnë nëse 45 vjeçarja Giorgia Meloni do të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë. 100 vjet më parë, në shtatorin e vitit 1922 erdhi në pushtet Benito Musolini, diktatori fashist i Italisë.

Në vitin 2019, zonja Meloni prezantoi me krenari kandidatin Caio Giulio Cesare Mussolini, stërnip i diktatorit, si një nga kandidatët e saj për Parlamentin Evropian, megjithëse ai përfundimisht humbi.

Lorezo Pregliasco, i cili drejton firmën e sondazheve “YouTrend”, thotë se shumica e italianëve nuk i kushtojnë shumë vëmendje pikëpyetjeve lidhur me atifashizmin dhe neofashizmin.

“Anketat e opinionit publik tregojnë se trashëgimia e fashizmit shihet si diçka e së kaluarës”.

Por zonja Meloni dëshiron që në arenën ndërkombëtare partia e saj të vlerësohet si konservatore dhe jo e ekstremit të djathtë, kur flitet për mundësinë që ajo të marrë postin e kryeministres.

Përmes video-mesazheve në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, zonja Meloni shprehet se fashizmi i përket së kaluarës, duke dënuar qartë shtypjen e demokracisë dhe ligjet poshtëruese kundër popullsisë hebraike.

Në Italinë e viteve 1938, komuniteti i vogël hebre e kishte të ndaluar me ligj arsimin, biznesin dhe pjesëmarrjen në shumë aspekte të jetës së përditshme. Shumë hebrenj italianë u dërguan në kampet naziste të vdekjes gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Partia Vëllezërit e Italisë, emri i së cilës rrjedh nga fjalët hapëse të hymnit kombëtar, gëzonte një mbështetje relativisht të vogël pesë vite më parë, me rreth 4.4% të votave.

Aktualisht, anketat tregojnë se kjo parti mund të zërë vendin e parë në zgjedhjet e shtatorit dhe të fitojë 24% të votave, duke lënë mbrapa Partinë Demokrate të qendrës së majtë, të udhëhequr nga ish-kryeministri Enrico Letta.

Italia ka një sistem zgjedhor kompleks, pjesërisht proporcional, çka do të thotë se zgjedhja e kryeministrit ndikohet nga koalicionet dhe jo vetëm nga votat. E djathta ka bërë punë më të mirë sesa demokratët në krijimin e partneriteteve elektorale me bazë të gjerë.

“Ka gjasa që Giorgia Meloni të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë dhe gruaja e parë kryeministre në këtë vend. Kjo vjen nga fakti se partia e saj është më e madhja në koalicionin që duket se do të fitojë”, thotë Lorenzo Pregliasco me “YouTrend”.

Zonja Meloni është futur në aleancë me partinë e djathtë “Lega Nord” të udhëhequr nga Matteo Salvini dhe ndajnë të njëjtin qëndrim kundër migracionit të paligjshëm. Aleati tjetër i saj elektoral është partia e qendrës së djathtë “Forza Italia” e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Qeveria e Kryeministrit Mario Draghi ra muajin e kaluar, e braktisur papritur nga Salvini, Berlusconi dhe Guseppe Conte, të shqetësuar nga sondazhet dhe zgjedhjet lokale, që tregonin rënien e mbështetjes për partitë e tyre.

Në qershor gjatë një fjalimi në Spanjë në mbështetje të partisë Vox të ekstremit të djathtë, zonja Meloni u shpreh ashpër kundër komunitetit LGBT. Ajo ka kërkuar falje për tonin, po jo për përmbajtjen. Zonja Meloni, e cila ka një vajzë të vogël, ka thënë se "fraza më e censuruar" është "gruaja dhe nëna".

Si Salvini, ashtu edhe Meloni thonë se po mbrojnë atë që ata e quajnë identitetin e krishterë të Evropës. Partia e zonjës Meloni mbështeti fuqishëm vendimin e Kryeministrit Draghi për t’i dërguar armë Ukrainës, edhe pse Salvini dhe Berlusconi, admirues të hapur të presidentit rus Vladimir Putin, ofruan një mbështetje të vakët.

Zonja Meloni është mbështetëse e NATO-s, ndërsa në shumë raste i cilëson rregullat e Bashkimit Evropian si shkelje të sovranitetit të Italisë.

Marrë nga VOA

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj