LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Malin e Zi, kandidati shqiptar: Në elektorat dominon një pesimizëm, duam zhvillim

Përveç kryeqytetit Podgoricës, që ka më së shumti elektorat, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijelo Polje, Pljevlje, Rozhaje, Budva, Danilovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhabljak, Pluzhine dhe Shavnik.

23 Tetor 2022, 17:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Malin e Zi, kandidati shqiptar: Në elektorat dominon
Zgjedhje në Malin e Zi

MALI I ZI- Në orën 7 të mëngjesit janë hapur vendvotimet për zgjedhjet vendore në 14 komuna në Mal të Zi. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna. Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër gjenden partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus. Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje vendore del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike. Përveç kryeqytetit Podgoricës, që ka më së shumti elektorat, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijelo Polje, Pljevlje, Rozhaje, Budva, Danilovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhabljak, Pluzhine dhe Shavnik

Nga 14 komuna, që janë sot në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviç me partnerët në koalicion. Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac.

Në komunën e Tivarit, që është qytetit i dytë me afro 40 mijë votues, zgjedhjet po zhvillohen të qeta dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar. Vëzhguesi në vendvotimin e Ostrosit, Elez Hoxha vë në dukje se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

“Procesi i votimit ka filluar në orën e paraparë dhe çdo gjë po vijon mirë. I gjithë materiali zgjedhor është në dy gjuhë”, thotë zoti Hoxha.

Ndërkaq vëzhguesi Savo Saviç tha se “procesi zgjedhor po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar". "Mendoj se ky proces zgjedhor po përmbush standardet e parashikuara”, thotë ai. Kandidatët për këshilltar nga zona Krajës, në këtë komunë, presin që këto zgjedhje të ndikojnë, pak a shumë, në ndryshimet ekonomike dhe në mirëqenien e kësaj popullate. Kandidati i SocialDemokratëve, Beqir Berjashi shpreh besimin se zona e Krajës do të ndryshojë në të mirë.

“Përpjekjet e mia do të jenë maksimale për Krajën sepse njoh çdo familje dhe fshat në këtë rajon dhe i njoh nevojat e këtij vendi më shumë se çdokush tjetër sepse jam rritë dhe kamë përfunduar karrierën time dhe do ta përfundoj edhe jetën time në Krajë”, tha zoti Berjashi.

Ndërkaq, kandidati për këshilltar i koalicionit të Lëvizjes Qytetare URA dhe Alternativës Shqiptare, Artan Çobaj tha se investimet në këtë rajon ndihmojnë mirëqenien e kësaj popullate.

“Nëse bëhen investimet e duhura do të kemi një zhvillim dhe entuziazëm tjetër. E shoh që në elektorat dominon një pesimizëm, por shpresoj që ajo do të shuhet pas këtyre zgjedhjeve”, tha zoti Çobaj.

Kandidati për këshilltar i Partisë Demokratike të Socialistëve Naser Kraja beson në zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Zgjedhjet janë një proces që determinon bindjen e zgjedhësve kështu që para së gjithash shpresoj që kjo ditë të kalojë në mënyrë të qetë dhe paqësore. Çdokush ta kryej obligimin e vet qytetar”, tha zoti Kraja.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Nga 14 komuna, që janë sot në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviç me partnerët në koalicion. Vendvotimet do të mbyllen në orën 20, kurse rezultatet paraprake të zgjedhjeve pritet të komunikohen sonte gjatë natës.

Marrë nga VOA

zgjedhje ne mal te zi artan cobaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet