All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Zgjedhjet në Moldavi, DW: Me një shumicë të ngushtë u votua për përspektivën e vendit në BE, ka dyshime për manipulim votash

Në Republikën e Moldavisë presidentja aktuale Maia Sandu fitoi raundin e parë të zgjedhjeve. Në referendum me një shumicë të ngushtë u votua për përspektivën e vendit në BE. Ka shenja për manipulim masiv të votave.

22 Tetor 2024, 08:57 Nga r.ll
Zgjedhjet në Moldavi, DW: Me një shumicë të ngushtë u
Presidentja moldave Maia Sandu
All - Paragraf - 1

MOLDAVI- Pranverën e vitit 1992 Republika e Moldavisëishte viktima e parë e agresionit rus, vetëm pak muaj pas fundit të Bashkiit Sovjetik. Mijëra ushtarë të Ushtrisë së 14 Ruse të dislokuar asokohe si dhe njësitë vullnetare ruse ndihmuan separaistët besnikë ndaj Moskës në Transnistri që të shkëpusnin këtë pjesë në lindje të Republikës së Moldavisë. – një model ky që më vonë u përdor edhe në Gjeorgji e në mënyrë të ngjashme edhe në Ukrainë.

Pjesë të ushtrisë së dikurshme 14 edhe sot janë të dislokuara në Transnistri – megjithëse Rusia prej më shumë se 20 vjetësh është zotuar me shkrim, se do të tërheqë trupat. Por Republika e Moldavisë është sot një tjetër territor prove për luftën hibride ruse, përmes së cilës destabilizohen shoqëri e vende të tëra. Asnjë vend tjetër në Europë nuk konfrontohet në masë kaq të madhe me propagandën dhe fushatën desinformuese ruse sa Republika e Moldavisë.

Kjo u pa edhe në fushatat gjatë javëve e muajve të shkuar për zgjedhjet presidneciale dhe referendumin për BE-nëkëtë vend. Edhe zgjedhjet e së dielës (20.10.2024) e treguan këtë. Ndonëse presidentja aktuale Maia Sandu pas raundit të parë kryeson me rreth 42 përqind të votave, një shumicë me diferencë të ngushtë, 50,4 përqind u shprehën, që të ankorohet në kushtetutë objektivi për inegrimin e vendit në BE.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në reagimin e tij pas zgjedhejve u shpreh në platformën X, se është i gëzuar dhe uroi Moldavinë për "një sinjal, që thekson angazhimin e saj për Europën".

Nga ana tjetër një pjesë e konsiderueshme e elektoratit moldav janë shprehur për kandidatin pro-rus dhe kundër perspektivës së vendit në BE, ndonëse Republika e Moldavisë ekonomikisht prej kohësh është e lidhur ngushtë me BE-në dhe Brukseli e mbështet masivisht këtë vend.

Gagauzianët në masë kundër BE-së

Ish-prokurori i përgjithshëm nga radhët e socialistëve pro-rusë Alexandr Stoianoglo, që më 2021 u desh të largohej nga posti për shkak të akuzave për korrupsion, mori 26 përqind të votave. Biznesmeni moldavo-rus Renato Usatii mori 14 përqind, kandidatë të tjerë pak a shumë pro-rusë ndër ta edhe ish-guvernatorja e rajonit autonom Gagauzia, Irina Vlah, bashkarisht arritën të marrin gati dhjetë përqind të votave.

Në referendumin e BE-së një pjesë e elektoratit, kryesisht në veri dhe në jug të Republikës së Moldavisë, votuan masivisht kundër perspektivës së vendit në BE. Në rajonin autonom në jug të Moldavisë, Gagauzia, një popullsi turke, pjesëtarët e së cilës i përkasin besimit krsitian-ortodoks janë pothuajse të gjithë rusisht folës, rreth 95 perqind e tyre janë kundër integrimit në BE. E kjo pavarësisht, se BE-ja këtu mbështet zhvillimin ekonomik me një sërë projektesh.

"Një sulm i paparë ndonjëherë"

Pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 51,5 përqind ishte një rekord pë raportet moldave, gjë që ka të bëjë me një mobilizim të lartë si të zgjedhësve pro-europianë ashtu edhe edhe atyre pro-rusë. Vendimtare për pjesën pro-europiane të elektoratit ishte në radhëtë parë vita e zgjedhësve në diasporë në vendet e BE-së – moldavët "europianë" bënë që në fund të krijohej një mazhorancë me diferencë të ngushtë ne referendum. Por edhe në Transnistrinë separatiste, ku nuk u ndaluan zgjedhjet, votuan 37 përqind e fare pak pjesëmarrësve në zgjedhje për integrimin në BE.

Presidentja moldave Maia Sandu pavarësisht fitores duhet të përballet sërish pas 14 ditësh në balotazh (3.11.2024). Pas votimeve të së dielës ajo doli me një deklaratë përpara medias, ku me një mimikë të ngrirë në fytyre tha, se ka të dhëna që "grupime kriminale" janë përpjekur te blejnë "300.000 vota". Ajo foli për një "sulm të paparë ndonjëherë ndaj lirisë dhe demokracisë në vendin tonë" dhe "përmasa të pashembullta të mashtrimit elektoral".

Cilët janë "banditët"?

Të hënën pasdite (21.10.2024) Maia Sandu përsëriti deklaratat e sa të forta të natës pas zgjedhjeve, megjithatë dukshëm e lehtësuar për rezultatin e ngushtë të referendumit në favor të rrugës pro BE-së. "Ne kemi fituar me të drejtë në një luftë të padrejtë", tha Maia Sandu, "sepse ka pasur një sulm ndaj përpjekjeve të vendit tonë, për ta zgjedhur të lirë rrugën tonë." Sandu tërhoqi vëmendjen, se përpjekejt për influencim dhe desinformim në këto përmasa mund të jenë një model i veorimit edhe në vende të tjera europiane. Ajo u shmang që të përmendë direkt Rusinë, duke folur për "banditë".

Me "banditë" dhe "grupime kriminale" në radhë të parë nënkuptohen rrjetet përreth biznesmenit moldavo-izraelit Ilan Shor dhe biznesmenit moldavo-rus Veaceslav Platon.

Shor është personi që ka luajtur fijet në prapaskenë për të ashtuquajturën "vjedhja miliardëshe", ku mes viteve 2012 dhe 2014 u zhdukën në firma offshore rreth një miliardë euro nga bankat moldave të kamufluara si kredi. Platon është një ndër figurat qendrore të së ashtuquajturës "Russian Laundromat", një mekanizëm për pastrimin e parasë, me të cilin janë transferuar dhe pastruar duzina miliarda dollarë amerikanë nga Rusia përmes bankave moldave në bankat perëndimore.

Transferta ilegale

Shor është dënuar me 15 vjet burg për "vjedhjen miliardëshe". Më 2019 ai u arratis nga vendi fillimisht për disa vjet në Izrael, e më pas në Rusi. Ai ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së dhe kërkohet me aurdhër-arrest nga Interpol. Rusia e refuzon ekstradimin e tij në Republikën e Moldavisë. Platon po ashtu është dënuar në oldavi, por procesi i tij më vonë u anulua. Më 2020 ai u arratis në Londër. Në Rusi ai po ashtu është dënuar në mungesë me 20 vjet burg.

Veaceslav Platon, por në radhë të parë Ilan Shor prej vitesh kanë transferuar ilegalisht shuma të mëdha parash në Republikën e Moldavisë. Shor në këtëmënyrë ka financiar partitë pro-ruse, fushatat desinformuese kundër BE-së si dhe blerjene votave. Një reportere e gazetës moldave Ziarul de Garda para disa muajsh ia doli, që futet e padiktuar në rrjetin e Shor-it dhe të zbulojë, se si shtetasit moldavë janë paguar për pjesëmarrje në demonstrata ose janë paguar në zgjedhje, për ta ndër të tjera hapen llogari banakre në Rusi, e pagesat realizohen me karta banakre ruse.

Autoritetet moldave në fillim të tetorit zbuluan një rrjet, përmes të cilit janë blerë deri në 130.000 vota të shtetasve moldavë. Por ashtu hetuesit moldavë kanë zbuluar një rrjet të shtetasve rusë dhe moldavë me dhjetra pjestarë, që janë stërvitur enkas, për të kryer sulme dhe trazira të dhunshme në zgjedhje dhe në evente publike.

Për Republikën e Moldavisë dy javët e ardhëshme deri në balotazh do të jenë sërish një fazë konfrontimesh. Rivalët e Maia Sandut, ndër ta Alexandr Stoianoglo dhe Renato Usatii, në deklaratat e tyre në dy gjuhë rumanisht dhe rusisht janë treguar të rezervuar dhe kanë falenderuar elektoratin. Alexandr Alexandr Stoianoglo do të përballet në balotazh me presdienten aktuale Maia Sandu./DW

zgjedhjet ne moldavi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen