15 Maj 2023, 01:35
Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi
TURQI- Rezultatet e vrullshme të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kanë ngritur shumë pikëpyetje te mediat ndërkombëtare të cilat shprehin bindjen se do të ketë zgjedhje të dyta më 28 maj.
Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe Guardian theksojnë se me përfundimin e numërimit konfirmohet se Tajip Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë. Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin kandidatin e opozitës. Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme.
Gara zgjedhore në Turqi është kthyer në një thriller, ku dy gladiatorët janë përballur për numërimin e votave. Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.
“Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultatet me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, shkroi Erdogan në Twitter në mesazhin e tij të parë pas mbylljes së votimit.
Kilicdaroglu tha në postimin e tij në Twitter, “nuk do të flemë sonte”, duke paralajmëruar se të gjitha fletëvotimet duhet të numërohen.
zgjedhjet ne turqi 2023
Bota
14 Maj 2023, 21:05
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësa të die...
Bota
14 Maj 2023, 20:59
a.l
Zgjedhjet në Turqi
TURQI- Publikohen rezultatet e para të votave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi...
Bota
14 Maj 2023, 20:47
a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu
TURQI- Pas mbylljes zyrtarisht të procesit të votimit në Turqi, ka nisur menjëher&eu...
Bota
14 Maj 2023, 15:24
f.i
votimi
TURQI- Tre persona kanë humbur jetën në provinca të ndryshme të Turqisë në qendrat e votimit. Mediat vendase...
Bota
14 Maj 2023, 15:14
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Rusia tha se dy komandantë të saj ushtarakë janë vrarë në luftimet afër qytetit lindo...
Bota
14 Maj 2023, 15:10
k.m.
Foto ilustruese
Granatime dhe sulme ajrore kanë goditur pjesë të kryeqytetit sudanez, Kartum, duke dhënë pak sinjale se fraksionet...
Bota
14 Maj 2023, 15:10
k.m.
Foto ilustruese
Një ciklon i fuqishëm ka goditur brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit, teksa stuhia u intensifikua dhe tani është e bar...
Bota
14 Maj 2023, 14:53
f.i
votimi
TURQI- Në imazhet e siguruara dy orë para procesit të mbylljes së votimit në Turqi, njerëzit shihen duke pritur në...
Bota
14 Maj 2023, 14:18
f.i
Pamje nga vendngjarja
TURQI- Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Turqi, ku copa suvaje kanë rënë...
Bota
14 Maj 2023, 13:18
f.i
Bisgin
TURQI- Një votues në Turqi, ndryshe nga të tjerë ka zgjedhur të shkojë në qendrën e votimit me kalin e tij, ...