LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në veriun e Kosovës në pikëpyetje mes shqetësimeve për sigurinë

Incidentet e djeshme në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

7 Dhjetor 2022, 17:13 Nga d.a.
Zgjedhjet në veriun e Kosovës në pikëpyetje mes
Foto ilustruese

KOSOVË- Presidentja dhe qeveria e Kosovës thanë të mërkurën se janë në pritje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga organet përgjegjëse para se të marrin çfarëdo vendimi lidhur me procesin e zgjedhjeve për pushtetin lokal në komunat veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre pas incidenteve të një ditë më parë në zonë.

Në një përgjigje të zyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani thuhet se në rast që ka një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, ajo do të këshillohet me subjektet politike dhe më pas do ta marrë vendimin.

Qeveria e Kosovës tha se mbajtja e zgjedhjeve është detyrim kushtetues ndërsa theksoi se është në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë për veprimet e mëtejshme.

Incidentet e djeshme në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

Incidentet nxitën shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në zonë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se “përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes dhe rrezikimi i jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji në veriun e Kosovës”, ndërsa nënvizoi se siguria e të gjithë qytetarëve duhet të jetë përparësi.

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark tha se “çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur”, ndërsa nënvizoi se misioni i tij do të vëzhgojë situatën në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Autoritetet në Kosovë i cilësuan incidentet sulme të organizuara nga bandat kriminale që veprojnë në veriun e vendit me mbështetjen e Serbisë.

Ndërsa zyrtarë të Serbisë akuzuan autoritetet në Prishtinë për siç thanë vazhdimin e terrorit ndaj serbëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veriun e Kosovës, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendet Komunale të dy syresh.

Ndonëse Kosova dhe Serbia arritën një pajtim për targat më 23 nëntor, që ishte edhe shkasi i largimit të serbëve nga institucionet nuk pati ndonjë pajtim rreth kthimit të të tyre në institucione, ndërsa procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian po u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshje normalizimi në bazë të propozimit që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ish ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se ka përshtypjen që asnjëra palë nuk është e gatshme për një marrëveshje.

“Ata nuk shohin se ka ndonjë rrezik të veçantë në të dhe kjo nuk i shqetëson. Dhe disi e shijojnë këtë, marrin vëmendje dhe ankohen për këtë në media duke bërë deklarata të forta se nuk do të dorëzohen kurrë. Të gjithë tregojnë se sa të fortë janë. Por duke dështuar të arrijnë një marrëveshje, ata në fakt tregojnë se sa të pafuqishëm janë”, tha zoti Cooper.

Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi për të diskutuar mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre gjatë javëve në vazhdim./VOA/

tensione në veri të kosovës zgjedhjet e pjesshme ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet