LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe qëndrimi i kandidatëve për kanabisin

Rreth tre të katërtat e amerikanëve jetojnë në shtete ku lejohet përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore. Gjysma e popullsisë jeton në shtete ku lejohet konsumi i saj.

23 Prill 2024, 16:50 Nga E. D
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe qëndrimi i
foto ilustruese

SHBA- Marijuana është një nga çështjet e rralla për të cilën duket se pajtohen amerikanët e ndarë përgjatë vijave partiake. Anketat e opinionit publik tregojnë se 88% e amerikanëve mbështesin të paktën legalizimin e pjesshëm të kësaj droge. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, mbështetësit e legalizimit të kanabisit thonë se asnjëri kandidat për Shtëpinë e Bardhë nuk ka shprehur një qëndrim të qartë për marijuanën, pavarësisht ndryshimit të opinionit të publikut ndaj kësaj çështje.

Rreth tre të katërtat e amerikanëve jetojnë në shtete ku lejohet përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore. Gjysma e popullsisë jeton në shtete ku lejohet konsumi i saj. Por sipas ligjit federal, marijuana është e paligjshme dhe klasifikohet në të njëjtën kategori me heroinën dhe LSD, si drogë pa përdorim mjekësor dhe që abuzohet.

Por mbështetja e lartë e votuesve amerikanë për ndryshimin e ligjit për marijuanën, e bën këtë çështje një mundësi të mirë për kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump, kryesisht mes votuesve të rinj, thotë Scotty Smart me grupin e angazhimit qytetar “New Georgia Project”.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë politikën dhe ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme. Kanabisi është një çështje që tërheq vëmendjen e të rinjve.”

Caroline Phillips, themeluese e Festivalit Kombëtar të Kanabisit, thotë se Presidenti Biden dhe zoti Trump nuk kanë bërë sa duhet për këtë çështje.

“Të dy ata kanë diçka të përbashkët, një qëndrim lakueshëm dhe në rritje. Të dy administratat kanë bërë premtime që nuk i kanë përmbushur plotësisht”.

Nën Presidentin Biden, Departamenti i Shëndetësisë rekomandoi vendosjen e marijuanës në listën e drogave më të lehta dhe ndryshimin e klasifikimit të saj në vend që ta bënte të ligjshme.

“Politika aktuale e Shtëpisë së Bardhë për marijuanën mbetet paksa e paqartë. Kanë lënë të kuptohet se do ta bëjnë të ligjshme përdorimin por megjithatë nuk kemi parë veprime që mbështesin premtimet e tyre”, thotë Caroline Phillips.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump tha se "ndoshta" do të mbështeste përpjekjet për t'u dhënë fund kufizimeve federale për marijuanën dhe përgjegjësia ligjore të kalonte tek shtetet. Por Kongresi nuk miratoi ndonjë legjislacion të tillë.

Vitin e kaluar në një intervistë për rrjetin “Newsmax TV”, zoti Trump tha se “studimet tregojnë se marijuana është e dëmshme por nga pikëpamja e votave, është shumë popullore”.

“Qëndrimi i zotit Trump për kanabisin ka qënë tejet i luhatur. E kemi dëgjuar të thotë se ata që shesin drogë të paligjshme duhet të burgosen apo madje të dënohen me vdekje. Një retorikë e frikshme. Por ai ka falur të burgosur që janë dërguar në qeli në lidhje me marijuanën”, thotë Caroline Phillips, me Festivalin Kombëtar të Kanabisit.

Qëndrimi i votuesve amerikanë ndaj marijuanës ka ndryshuar. Një anketë e vitit të kaluar nga organizata Gallup tregonte një mbështetje prej 70% për legalizimin e saj. Kjo shifër pothuajse është dyfishuar që nga viti 2000. Morgan Fox është drejtor politik në Organizatën Kombëtare për Reformën e Ligjeve të Marijuanës.

“Kjo është një çështje që ka një rëndësi në rritje për votuesit, kryesisht të rinjtë. Çdo kandidat, qoftë për Shtëpinë e Bardhë, apo Kongres, do të rrezikojë mbështetjen nëse lënë pas dore çështjen e legalizimit të marijuanës”.

Votuesit e rinj shpresojnë që administrata e Presidentit Biden të ndërmarrë veprime për marijuanën përpara zgjedhjeve të nëntorit./VOA

marijuana

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet