4 Prill 2023, 15:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
Djali i një zyrtari të lartë rus, i arrestuar në Itali me kërkesë të Uashingtonit, u rishfaq në Rusi të martën, 4 prill, pasi u arratis nga Italia përkundër që ishte në arrest shtëpiak.
“Unë jam në Rusi! Në këto pak ditë tejet dramatike, kisha pranë meje njerëz të fortë dhe të besueshëm. Unë dua t'i falënderoj ata,”- tha Artyom Uss, djali i guvernatorit të rajonit siberian të Krasnoyarsk, për RIA Novosti, agjencinë shtetërore të lajmeve.
Uss u zhduk në fund të marsit, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet italiane arrestuan Uss më 17 tetor pas një kërkese nga Uashingtoni, pasi që ai akuzohej se kishte shitur ilegalisht teknologjinë amerikane për kompanitë ruse të armëve.
“Gjykata italiane, që prisja të ishte e paanshme, tregoi njëanshmëri të qartë politike,”- tha Uss për RIA Novosti.
Uss ishte një nga pesë rusët e arrestuar me kërkesë të Uashingtonit për “skema të paligjshme për të eksportuar teknologji të fuqishme ushtarake” amerikane në Rusi. Ai dhe babai i tij Alexander Uss e kishin denoncuar arrestimin si “politik”. Edhe Rusia e kishte vendosur atë në një listë të personave në kërkim për t'i hapur rrugën Moskës për ta kërkuar ekstradimin e tij.
Ky lajm vjen gjatë një periudhe tensioni mes SHBA-së dhe Rusisë shkaku i luftës në Ukrainë, teksa së fundi një gazetar amerikan është arrestuar në Rusi./REL
artyom uss itali
Bota
4 Prill 2023, 15:22
a.l
Ben Hemmerson
HAGË- Vijon deklarata e Ben Emmerson, avokatit mbrojtës të Kadri Veslit ish-kreut të UÇK-së, i akuzuar ...
Bota
4 Prill 2023, 15:19
I.A
Anthony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken foli për një "ditë historike" për NATO-n, duke iu referuar...
Bota
4 Prill 2023, 15:10
a.l
Policia në Suedi
SUEDI- Policia në Suedi ka arrestuar 5 persona të dyshuar për komplot për të kryer vepra terroriste. M...
Bota
4 Prill 2023, 15:08
k.m.
Vladimir Putin
TURQI- Një oficer rus, anëtar i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), dezertoi në Turqi për t'i shp&e...
Bota
4 Prill 2023, 14:50
f.i
Treni i aksidentuar në Holandë
HOLANDË- Pasagjerët e trenit të aksidentuar në Holandë kanë rrëfyer momentet tr...
Bota
4 Prill 2023, 15:04
a.l
Ben Hemmerson
HAGË- Pas një pauze një orëshe, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të U&...
Bota
4 Prill 2023, 14:55
a.l
Qytetarët e Kosovës
KOSOVË- Gjyqi në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është pritu...
Bota
4 Prill 2023, 15:01
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- Selia e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel u bastis nga policia belge. Kontrolli i beftë ka të...
Bota
4 Prill 2023, 14:53
k.m.
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të paraqitet sot në gjykatën e qytetit të Nju Jorkut. Ky do t&eu...
Bota
4 Prill 2023, 14:45
a.l
Takimi i përbashkët
KOSOVË- Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thot&e...