LIVE UPDATES
Bota

Zhgënjimi i Gorbaçovit për luftën në Ukrainë, çfarë zbuloi përkthyesi i tij. Rrëfimi i Pavel Palazchenkos

Pavel Palazchenko, i cili punoi me Gorbaçovin për 37 vite dhe ishte pranë tij në samite të shumta. Por para se ai të ndahej nga jeta kishte folur në telefon, e ish-presidenti i kishte treguar sa i lënduar ishte nga ngjarjet në Ukrainë.

2 Shtator 2022, 19:13 Nga k.m.
Zhgënjimi i Gorbaçovit për luftën në Ukrainë,
Mihail Gorbaçov

RUSI- Mihail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, ishte i tronditur dhe i hutuar nga lufta në Ukrainë dhe ishte shkatërruar psikologjikisht vitet e fundit nga përkeqësimi i marrëdhënieve të Moskës me Kievin. Kështu tha përkthyesi i tij në një intervistë për Reuters, Pavel Palazçenko.

Pavel Palazchenko, i cili punoi me Gorbaçovin për 37 vite dhe ishte pranë tij në samite të shumta. Por para se ai të ndahej nga jeta kishte folur në telefon, e ish-presidenti i kishte treguar sa i lënduar ishte nga ngjarjet në Ukrainë.

Nuk e kishte vetëm nga operacioni që filloi më 24 shkurt, por nga i gjithë zhvillimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë viteve të fundit. Ishte shumë e qartë në bisedat tona me të se ai ishte i tronditur dhe i hutuar nga ajo që po ndodhte [pas hyrjes së trupave ruse në Ukrainë në shkurt] për një sërë arsyesh. Ai besonte jo vetëm në afërsinë e popullit rus dhe ukrainas, por edhe se këto dy kombe ishin të ndërlidhura,”- tha Palazchenko.

Në fotografitë e samiteve të viteve 1980 me presidentin amerikan Ronald Reagan, Palazchenko shfaqet gjithmonë në krah të Gorbaçovit, duke u mbështetur për të dëgjuar dhe përkthyer çdo fjalë.

 

Zhgënjimi i Gorbaçovit për luftën në Ukrainë,
Ronald Reagan, Palazchenko dhe Gorbaçov

 

Palazchenko, tani 73 vjeç, ishte në gjendje të dallonte gjendjen shpirtërore të politikanit të ndjerë në periudhën para vdekjes së tij, ndërsa ishte në kontakt me vajzën e Gorbaçovit, Irinën.

Gorbaçovi, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, kishte lidhje familjare me Ukrainën, pasi gruaja e tij Raisa e kishte babanë nga Ukraina. Gjatë kohës kur ishte në pushtet, Gorbaçovi u përpoq të mbante të bashkuara 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, përfshirë Ukrainën, por dështoi pasi reformat e tij inkurajuan shumë prej tyre të kërkonin pavarësinë.

Forcat sovjetike përdorën forcë vdekjeprurëse në disa raste gjatë ditëve të fundit të BRSS kundër civilëve. Politikanët në Lituani dhe Letoni kujtuan me tmerr ngjarjet pas vdekjes së Gorbaçovit, duke thënë se ata ende e fajësojnë atë për gjakderdhjen.

"Pozicioni i Gorbaçovit për Ukrainën ishte i ndërlikuar dhe kontradiktor në mendjen e tij sepse ende besonte në idenë e Bashkimit Sovjetik. Si shumica e njerëzve të gjeneratës së tij politike,"- tha Palazchenko.

Ndërsa Gorbaçov besonte se ishte detyra e tij të tregonte respekt dhe mbështetje për Vladimir Putin, ish-përkthyesi i tij tha se ai fliste publikisht kur nuk ishte dakord me të, si për shembull për trajtimin e mediave. Por ai kishte marrë vendimin të mos "komentonte situatën aktuale" në Ukrainë, përtej një deklarate që bëri në shkurt duke bërë thirrje për një fund të armiqësive dhe për të adresuar çështjet humanitare.

Megjithatë marrëdhëniet e Gorbaçovit me Ukrainën kanë qenë të vështira ndonjëherë. Kievi e ndaloi të hynte në kryeqytet në vitin 2016 pasi ai i tha gazetës britanike Sunday Times se do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë si Putini në 2014 në aneksimin e Krimesë. Disa ukrainas gjithashtu e fajësojnë atë për fshehjen e katastrofës bërthamore të Çernobilit të vitit 1986. 

Mihail Gorbaçov vdiq në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, njoftoi spitali i Moskës ku po trajtohej. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në lehtësimin e konfliktit Lindje-Perëndim shekullin e kaluar, Gorbachev kaloi 20 vitet e fundit në periferi të jetës politike, megjithatë ai vazhdimisht e ka ngritur zërin të dëgjohet teksa shqetësohet për tensionet në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit./CNN

mihail gorbaçov pavel palazchenko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet