LIVE UPDATES
Bota

Zhvillime në Shkup/ Formohet komisioni për ndryshimet kushtetuese, opozita nuk merr pjesë

Komisioni bojkotohet nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilat kanë qëndrime të ndryshme lidhur me ndryshimet e që synohen të miratohen.

11 Prill 2023, 19:44 Nga k.m.
Zhvillime në Shkup/ Formohet komisioni për ndryshimet kushtetuese,
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut e ka nisur procedurën për ndryshimet kushtetuese, me formimin e komisionit për hartimin e amendamenteve, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë. Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, komisioni përbëhet nga një përfaqësues prej dhjetë partive politike dhe nga një përfaqësues nga presidenti i Republikës, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Propozuese e ndryshimeve është Qeveria, dhe pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese të Kuvendit, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbahen debate publike ekspertësh ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera, do të mund të shprehin qëndrimet e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Komisioni bojkotohet nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilat kanë qëndrime të ndryshme lidhur me ndryshimet e që synohen të miratohen. Lëvizja Besa kërkon që ndryshimet të përfshijnë edhe zgjidhjen e statusit të gjuhës shqipe, e cila në kushtetutë është e definuar si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind të popullatës së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut.

Të njëjtën e kërkon edhe partia tjetër Alternativa, përfshirë edhe miratimin e një ligji tjetër për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë, opozita maqedonase, e drejtuar nga VMRO DPMNE, ka thënë se do t’i mbështeste këto ndryshime nëse miratohet propozimi i saj bazuar në modelin kroat, përkatësisht definimin e Maqedonisë së Veriut si “shtet nacional të maqedonasve dhe shtet të pakicave tjera etikë që jetojnë në të”.

“Ne nuk do të marrim pjesë në grupin e punës, sepse puna e këtij grupi punues është e pakuptimtë në këtë fazë dhe jam i bindur se kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshimet kushtetuese. Ato janë të papranueshme në formën dhe kushtet që synohen të arrihen”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Partitë tjera politike kanë refuzuar propozimin e VMRO-së, si dhe kërkesën për takim të liderëve të partive politike.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetar i LSDM-së, ka thënë se Maqedonisë së Veriut i nevojitet “model i bazuar në shoqërinë maqedonase”. Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat, apo 80 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 64 vota, që do të thotë se pa votat e opozitës, ndryshimet nuk mund të bëhen./REL

shkup rmv

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën