LIVE UPDATES
Bota

OKB konfirmon 8,500 civilë të vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Në një deklaratë të zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhej gjithashtu se më shumë se 14,000 civilë të tjerë janë plagosur.

11 Prill 2023, 15:55 Nga I.A
OKB konfirmon 8,500 civilë të vdekur në Ukrainë që nga
Foto Ilustruese

SHBA- Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të martën se 8,500 civilë janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë në këtë vend. Por shifra mendohet të jetë shumë më e lartë.

Në një deklaratë të zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhej gjithashtu se më shumë se 14,000 civilë të tjerë janë plagosur.

Sipas agjencisë shifrat besohet të jenë dukshëm më të larta dhe pengesë është bërë marrja e informacionit nga disa zona ku konflikti vazhdon të jetë intensiv. Në njoftim përmendeshin qytete si Mariupoli në rajonin e Donjeckut, Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk në rajonin e Luhanskut, ku ka pretendime për një numër të madh viktimash në mesin e civilëve.

Sipas OKB-së, në nëntë ditët e para të muajit prill u konfirmuan 44 civilë të vrarë. Të gjitha rastet, përjashtuar njërin, ishin si pasojë e lëndëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi.

Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer së fundmi më shumë se 200 ushtarë të kapur rob. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të hënën se kishte marrë 106 ushtarë të saj, ndërsa Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia kishte liruar 100 të burgosur ukrainas.

Në asnjërin prej njoftimeve nuk jepeshin detaje se si ishte kryer shkëmbimi i të burgosurve. Zoti Yermak shkruante në rrjetin social Telegram se disa nga ushtarët ukrainas vuanin nga plagë e sëmundje të rënda. Ai shtonte se shkëmbimi i fundit i të burgosurve, pas 14 muajsh luftë, nuk ishte i lehtë, por nuk dha detaje të mëtejshme. Shkëmbimi i të burgosurve është një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shtabi Koordinues i Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës pretendoi se pothuajse gjysma e ushtarëve të kthyer, mes tyre 80 burra dhe 20 gra, kanë pësuar lëndime të rënda, janë të sëmurë, ose janë torturuar, por pa ofruar prova mbi këto pretendime.

Sipas medias ukrainase një prej të burgosurave që u shkëmbye, është Valeriia Karpilenko, një ushtarake që ndihmoi në mbrojtjen e fabrikës së çelikut të Azovstalit në Mariupol. Majin e vitit të kaluar, ajo u martua me një ushtar ukrainas në bodrumin e fabrikës, ndërsa ishin të rrethuar nga forcat ruse. Bashkëshorti i saj u vra tre ditë më vonë. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtarët rusë të liruar ishin nisur me avionë ushtarak drejt Moskës për trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Marrë nga VOA

okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet