4 Mars 2025, 10:30
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Tarifat prej 25%, të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për importet nga Kanadaja dhe Meksika, hynë në fuqi të martën. Trump tha se këto masa janë përgjigje ndaj fluksit të papranueshëm të drogave të paligjshme dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA nga dy vendet fqinje.
“Nuk ka më vend për Kanadanë dhe Meksikën”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shtoi se e vetmja mënyrë për t’i shmangur tarifat, do të ishte që prodhuesit kanadezë dhe meksikanë ta zhvendosnin prodhimin në SHBA.
“Ata duhet t’i ndërtojnë fabrikat e tyre të makinave dhe fabrika të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast, nuk ka tarifa”, tha Trump.
Tarifa shtesë prej 10% iu vendosën edhe importeve nga Kina, pas akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA. Kjo masë i çoi tarifat totale për produktet kineze në 20%. Kanadaja tha se do të hakmerret me tarifa prej 25% për disa mallra amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë, ndërsa Meksika dhe Kina paralajmëruan, gjithashtu, kundërmasa.
“Tarifat tona do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të mos zmbrapset nga ky veprim tregtar”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Çka janë tarifat dhe a funksionojnë?
Tarifa është një taksë për mallrat e importuara. Një tarifë prej 25% do të thotë se një produkt me vlerë 10 dollarë, ka një kosto shtesë prej 2.50 dollarësh, që e paguan kompania që importon produktin. Qëllim i tarifave është të mbrohen produktet vendore përballë konkurrencës më të lirë nga vendet tjera, si dhe të nxitet rritja ekonomike. Trump i sheh ato edhe si një mënyrë të efektshme për mbledhjen e parave nga taksat. Megjithatë, në praktikë, ato mund të kenë efekte të dëmshme në mirëqenien e konsumatorëve dhe të bizneseve.
Mund të bëhen blerësit ata që rëndohen më shumë, në formën e çmimeve më të larta ose me më pak zgjedhje në treg. Trump ka paralajmëruar se do të vendosë së shpejti tarifa edhe mbi mallrat që SHBA-ja importon nga Bashkimi Evropian. Në atë rast, ato do t’i preknin edhe eksportet e Kosovës./ REL
shba
Bota
4 Mars 2025, 08:54
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump
UKRAINA- SHBA është deri tani donatori më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, d...
Bota
4 Mars 2025, 08:36
M.B
JD Vance dhe Volodymy Zelensky
SHBA- Zv.Presidenti amerikan JD Vance deklaroi në një intervistë për Fox News se Presidenti Donald Trump...
Bota
4 Mars 2025, 07:55
B.Z
Kancelari i ardhshëm kristiandemokrat Friedrich Merz
GJERMANI - Gjermania ndodhet aktualisht në kulmin e përpjekjeve për krij...
Bota
4 Mars 2025, 07:41
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Tarifat e përgjithshme prej 25% të Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hynë në fuqi t&...
Bota
4 Mars 2025, 07:35
M.B
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga presidentiDonald Trump për t&eu...
Bota
4 Mars 2025, 07:22
B.Z
Zelensky, Trump
SHBA - Presidenti Donald Trump po urdhëron një pauzë në dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrai...
Bota
3 Mars 2025, 22:55
N.F
Robert F Kennedy Jr
SHBA- Një zëdhënës i lartë i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëz...
Bota
3 Mars 2025, 22:45
N.F
Piktura e Brueghel-it
POLONI- Një kryevepër e vjedhur flamande është rizbuluar e varur në muret e një muzeu provinci...
Bota
3 Mars 2025, 22:37
N.F
Foto ilustruese
NJU JORK- Kompania e prodhimit të makinave Tesla, e drejtuar nga Elon Musk, duhet të raportojë çdo vit për inves...
Bota
3 Mars 2025, 22:29
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Autoritetet gjarmane kanë përjashtuar mundësinë për sulm terrorist në Mannheim të Gjerm...