LIVE UPDATES
Bota

Debati Zelensky - Trump/ Gjermania në kulmin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë! Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje

Në sfondin e situatës së tensionuar botërore shtrohet çështja për forcimin e mbrojtjes dhe si rrjedhojë rritjen e shpenzimeve. Ky diskutim po rrit presionin në bisedimet paraprake për krijimin e koalicionit qeverisës.

4 Mars 2025, 07:55 Nga B.Z
Debati Zelensky - Trump/ Gjermania në kulmin e përpjekjeve për
Kancelari i ardhshëm kristiandemokrat Friedrich Merz

GJERMANI - Gjermania ndodhet aktualisht në kulmin e përpjekjeve për krijimin e qeverisë dhe koha nuk pret. CDU/CSU dhe SPD po vazhdojnë bisedimet paraprake. Këto raunde janë fokusuar tek çështjet financiare që ndër të tjera kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmat përUkrainën.  Arsyeja e intensifikimit të këtij diskutimi ka të bëjë me situatën e tensionuar të krijuar në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kërcënoi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyj, se nuk do ta mbështesë në luftën me Rusinë.  Trump e akuzoi rëndë Zelenskyjn.

Çfarë është e mundur dhe nga duhen gjeneruar paratë?

Kjo është arsyeja përse në bisedimet për krijimin e koalicionit në Gjermani CDU/CSU dhe SPD po synojnë ndërmarrjen e hapave për sigurimin sa më shpejt të miliardave për forcimin e ushtrisëpor edhe për të krijuar më shumë pavarësi të Europës si dhe për të mbështetur më fort Ukrainën. Ndërkohë është e qartë, që europianët duhet të shpenzojnë shumë më tepër para për mbrojtjen e tyre dhe për të ndihmuar Ukrainën, vë në dukje agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar opinioneve që po mbizotërojnë aktualisht në radhët e të dyja partive CDU/CSU dhe SPD.

Si mund të veprohet për sigurimin e financave?

Parlamenti mund të vendosë një reformë lidhur me frenën e borxhit, gjë që do të lejonte marrjen e kredive më të larta. E nëse veprohet kështu, paratë mund të tërhiqen nga buxheti i rregullt. Por ka dhe një mundësi tjetër, që shpenzimet për mbrojtjen të jenë të shkëputura nga çështja e frenës së borxhit, ka propozuar së fundi kancelari Scholz.

Përpara tre vjetësh kancelari Olaf Scholzpropozoi krijimin e një fondi të posaçëm për forcimin e ushtrisë. Borxhi për krijimin e një fondi të posaçëm llogaritet nga borxhet e shtetit dhe rregullorja europiane e borxhit. Gjendja aktuale buxhetore në Gjermani është e tensionuar. Në raundin e parë të bisedimeve paraprake për koalicion të premten (28.02), ministri i Financave, Jörg pati një prezantim jo optimist, sikurse njofton reuters.

Ekspertët: 400 miliardë euro për mbrojtjen

Ekspertët e ekonomisë rekomandojnë 400 miliardë euro për ushtrinë, në mënyrë që t'i dërgohet një sinjal i qartë edhe presidentit rus Vladimir Putin. Për infrastrukturën ekspertët llogarisin 400 deri në 500 miliardë euro që duhen vënë në dispozicion në vitin 2025.

Sipas mediave këto propozime vijnë nga ekonomistët Clemens Fuest (president i institutit Ifo), Michael Hüther (Drejtor i Instituti të Ekonomisë gjermane), Moritz Schularick (President i Institutit të Kielit IfW) dhe Jens Südekum (Universiteti Heinrich-Heine, Düsseldorf. Ky raund ekspertësh u organizua me inciativën e ministrit të Financave të Saarlandit, Jakob von Weizsäcker.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, bëri të ditur, se kancelari Olaf Scholz ka ftuar në kabinet për të mërkurën (5.03.2025) kryetarët e partisë SPD, CDU/CSU. Në këtë takim synohet të shqyrtohet se si dotë veprohet më tej me ndihmat për Ukrainën duke pasur parasysh edhe samitin e posaçëm të BE-së që do të zhvillohet të enjten (6.03.2025) po për Ukrainën.

Si janë shanset në Bundestag?

Për reformimin e frenës së borxhit si dhe për krijimin e një fondi të posaçëm nevojitet votimi në parlament me shumicë të kualifikuar. Partitë që negociojnë për koalicion CDU/CSU dhe SPD së bashku nuk e arrijnë numrin e nevojshëm të deputetëve në parlamentin e ri që mund të konstituohet deri më 25 mars. Partinë në opozitë AfD dhe E Majta kanë fuqinë e një minoriteti bllokues. Këto dy parti janë kundër mbështetjes për Ukrainën. Kësisoj ose dy partitë që negociojnë aktualisht për koalicionin do të duhej të siguronin edhe mbështetjen e ekologjistëve. Kancelari i ardhshëm kristiandemokrati Friedrich Merz ka propozuar, që kjo çështje të shtrohet për votim në parlamentin aktual./DW

friedrich merz gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet