LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët amerikanë bëjnë parashikimin: Putini mund të reduktojë disa nga ambiciet e tij lidhur me Ukrainën

Përfaqësues të agjencive amerikane të zbulimit kanë thënë më parë se presidenti rus besonte, se në mënyrë që të përmbushte fatin e tij, do të ishte e nevojshme që ai të pushtonte Ukrainën.

5 Maj 2023, 12:16 Nga k.m.
Zyrtarët amerikanë bëjnë parashikimin: Putini mund të
Vladimir Putin

Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për të nënshtruar së shpejti Kievin dhe për të pushtuar Ukrainën, sipas një vlerësimi më të fundit të bërë nga zyrtarë të lartë amerikanë. Përfaqësues të agjencive amerikane të zbulimit kanë thënë më parë se presidenti rus besonte, se në mënyrë që të përmbushte fatin e tij, do të ishte e nevojshme që ai të pushtonte Ukrainën.

Por ndërsa lufta po zvarritet në vitin e saj të dytë, zbulimi amerikan beson se udhëheqësi rus ka pranuar disi, realitetin në terren.

“Ne vlerësojmë se Putini ka të ngjarë të zvogëlojë ambiciet e tij afatshkurtra, për të konsoliduar kontrollin e territorit të pushtuar në Ukrainën lindore dhe jugore, si dhe për të siguruar që Ukraina nuk do të bëhet kurrë anetare e NATO-s”, tha të enjten drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Avril Haines, përpara anëtarëve të komisionit të Forcave të Armatosura në Senat. “Forcat ruse fituan më pak territor në muajin prill sesa gjatë tre muajve të mëparshëm, pasi dukej se ato po kalonin nga operacionet sulmuese, në ato mbrojtëse përgjatë vijës së frontit”, tha Haines.

“Forcat ruse po përballen me mungesa të konsiderueshme në municione dhe janë nën kufizime të konsiderueshme të personelit”, shtoi ajo.

“Nëse Rusia nuk nis një mobilizim i detyrueshëm dhe nuk siguron furnizime të konsiderueshme me municione, përtej dërgesave ekzistuese që vijnë nga Irani e nga vende të tjera, do të jetë gjithnjë e më sfiduese për ta, që të kryejnë operacione sulmuese, qofshin këto edhe modeste”, shtoi ajo.

Haines, duke i bërë jehonë një paralajmërimi nga dëshmia e saj para Kongresit në muajin mars, tha se Rusia dhe Ukraina janë ngërthyer në një “luftë brutale, në të cilën asnjë ushtri nuk ka një avantazh absolut”.

Ukraina, tha ajo, mbetet e varur nga ndihma ushtarake perëndimore për të zbehur avantazhin që ka Rusia, ndërkohë që Kremlini po detyrohet të mbështetet më shumë tek kërcënimet dhe taktikat asimetrike, për shkak të degradimit të forcave tokësore të tij. Forcat tokësore të Rusisë “po mbështeten në rezerva dhe pajisje rezervë”, tha gjeneral lejtnant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak.

“Atyre do t’u duhet kohë për të rimarrë veten, u tha ai ligjvënësve ndërsa dëshmonte përkrah zonjës Haines. Vlerësimet shkojnë nga 5 deri në 10 vjet, duke parë mënyrën se si po ndikojnë sanksionet tek ata dhe tek aftësia e tyre për të rikthyer teknologjinë sërish në funksionim."

Opsioni bërthamor

Berrier, paralajmëroi se megjithatë degradimin e forcave tokësore ruse, kjo nuk duhet të shihet si një tregues dobësie i përgjithshëm.

“Edhe pse forcat e tyre tokësore janë tashmë të degraduara, ata do t’i rindërtojnë shpejt”, tha ai, duke e cilësuar Moskën ende një kërcënim madhor, për shkak të kapaciteteve të saj bërthamore, që nuk janë provuar ende.

Të pyetur nëse zoti Putin mund të jetë i prirur të përdorë armë bërthamore për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë, zyrtarët e zbulimit amerikan thanë se deri tani, nuk ka gjasa.

“Kemi menduar një sërë skenarësh”, u tha Berrier ligjvënësve.

"Për momentin, ne mendojmë se nuk ka gjasa”.

“Nga perspektiva e komunitetit të zbulimit është shumë e pamundur,”- tha Haines.

Sulmi me dronë ndaj Kremlinit

Ashtu sikurse edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, zonja Haines dhe zoti Berrier kërkuan të tregohet kujdes në lidhje me akuzën e Rusisë se pas sulmit me dronë këtë javë ndaj Kremlinit, si pjesë e një përpjekjeje për të vrarë Presidentin Putin, qëndron Ukraina.

“Qeveria ukrainase e ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe në këtë fazë, ne nuk kemi informacion që do të na jepte mundësinë të ofronim një vlerësim të pavarur mbi këtë çështje“, tha ajo. Zonja Haines tha se është një fakt i ditur se Vladimir Putini zakonisht nuk e kalon natën në Kremlin, gjë që hedh disa dyshime mbi pretendimin rus. Zoti Berrier tha gjithashtu se disa fotografi sugjeronin se sulmi ishte organizuar me dronë, të cilët kontrolloheshin nga dikush në tokë, e në fushëpamjen e Kremlinit./VOA

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet