LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët amerikanë, përpjekje për të mbajtur të hapur dialogun me Kinën

Në një kohë tensionesh në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, Presidenti kinez Xi Jinping mirëpriti në Kinë ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kissinger. Presidenti kinez vuri në dukje se Kissinger, i cili mbushi 100 vjeç në maj, e ka vizituar Kinën mbi 100 herë që nga vitet 1970.

21 Korrik 2023, 20:08 Nga k.m.
Zyrtarët amerikanë, përpjekje për të mbajtur të
Foto ilustruese

Zyrtarët amerikanë vazhduan këtë javë përpjekjet për të krijuar një dialog me Kinën, ndërkohë që ligjvënësit amerikanë mbajtën seanca dëgjimore me paralajmërime serioze për rreziqet ndaj sigurisë kibernetike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, njofton lidhur me angazhimet e fundit në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Në një kohë tensionesh në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, Presidenti kinez Xi Jinping mirëpriti në Kinë ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kissinger. Presidenti kinez vuri në dukje se Kissinger, i cili mbushi 100 vjeç në maj, e ka vizituar Kinën mbi 100 herë që nga vitet 1970.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë qendrore për paqen në botë”, tha Kissinger.

I dërguari amerikan për klimën John Kerry gjithashtu vizitoi Pekinin për të rikthyer dialogun për çështjet mjedisore, pasi Kina i ndali këto bisedime në gusht në përgjigje të vizitës së atëhershme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan.

“Të gjithë shpresojmë që asgjë nuk do të na pengojë që të trajtojmë krizën klimatike, pasi siç e thashë më parë, ajo nuk pret për shkak të gjërave të tilla”, tha Kerry.

Kinën e vizitoi edhe Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen. Ajo foli për përqasjen amerikane nga Vietnami ku vazhdoi vizitën e saj.

“Po përpiqemi të mbështesim qëndrueshmëri më të madhe në zinxhirët tanë të furnizimit. Dhe kjo nuk do të thotë që ta bëjmë gjithçka vetë. Dhe në rastin tonë nuk do të thotë që t’i japim fund marrëdhënieve tregëtare me Kinën. Por, duam të krijojmë partneritete me më shumë vende”, tha Yellen.

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara i tha Forumit Aspen të Sigurisë të mërkurën se vendi i tij nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara.

“Kina është kundër çdo lloj lufte tregëtare, lufte teknologjike me pretekstin e konkurrencës. Kina nuk i druhet konkurencës, por përkufizimi i konkurrimit nga pala amerikane mendoj se nuk është i drejtë”, tha Xie Feng, ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara.

Por, Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se komunikimi mes strukturave ushtarake të dy vendeve vazhdon të jetë i mbyllur.

“Duhet të ekzistojë mundësia e komunikimit normal, për t’u përpjekur për të ulur tensionet dhe për të shmangur keqkuptimet. Kur mjetet detare ushtarake lundrojnë kaq pranë njëra-tjetrës, kur në qiej avionët fluturojnë shumë afër, mundësia e një gjykimi të gabuar vetëm shtohet nëse nuk bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ligjvënësit amerikanë dëgjuan paralajmërimet e zyrtarëve kryesorë të energjitikës se Kina përbën një kërcënim serioz për rrjetin energjitik dhe sigurinë kibernetike, duke shkaktuar kritika nga ministria e jashtme kineze.

“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë akuza të pabaza apo të njollosin vendet e tjera për qëllime politike, por duhet të ndalin sulmet kibernetike ndaj të tjerëve dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për të ruajtur vërtet sigurinë kibernetike”, tha Mao Ning, zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze.

Senati amerikan filloi këtë javë debatin për një projektbuxhet të madh për mbrojtjen, që përmban disa masa në lidhje me Kinën.

“Këto investime forcojnë avantazhin tonë në fushëbetejë, shfrytëzojnë dobësitë e kundërshtarit dhe trajtojnë sfidat jetike operacionale në rajonin Indo-Paqësor. Na ofrojnë kapacitete që do të shërbejnë për të forcuar efektin parandalues, nëpërmjet përgatitjes për të fituar në një konflikt”, tha Ely Ratner, Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë në Indo-Paqësor. Kina pritet të jetë një çështje kryesore edhe javën e ardhshme kur Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojnë drejt rajonit Indo-Paqësor./VOA

kine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet