LIVE UPDATES
Politike

16 Dhjetor 2020, 16:58 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar ndaj zv. kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, pasi ky i fundit ka kritikuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, për shkak të qëndrimit të tij ndaj protestës për Klodian Rashën, duke fajësuar instuticionet lidhur me vrasjen e të riut.

Braçe iu kundërvu Kurtit, duke kujtuar periudhat e udhëheqjes së Shqipërisë nga Sali Berisha dhe vrasjet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe, që sipas Braçes, nuk ka pasur drejtësi.

Nga ana tjetër, Boiken Abazi i ka kujtuar Braçes “21 janarin” kur u vranë protestuesit në Tiranë, duke i thënë se as për ata asnjëherë nuk pati drejtësi edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet.

Ai shkruan se LVV-ja është në krah të kauzës së drejtë të protestuesve “Drejtësi për Klodianin” por jo pro shkatërrimit të qytetit.

Shkrimi i plotë i Bojken Abazit:

 “Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më “21 Janar”, kur u vranë protestuesit në Tiranë, kur u rrahën nga policia e kur na hidhnin gaz lotsjellës. Ishim aty dhe kemi kërkuar drejtësi edhe në vitet që ndoqën. Mirëpo, të gjithë e dimë se për “21 Janarin” nuk u vendos kurrë drejtësi, edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet!

Në protestat e nisura prej 9 dhjetorit me thirrjen “Drejtësi për Klodianin” kemi qenë sërish aty, në krah të protestuesëve që janë rrahur para dhe pas arrestimit. Nuk jemi pajtuar me shkatërrimet që i kanë ndodhur selisë së Partisë Socialiste as në Shkodër e as në Tiranë, dhe këtë e kemi bërë të qartë me deklarata publike ku i kemi kërkuar distancim protestuesëve prej këtyre akteve. Gjithashtu, u kemi uruar publikisht shërim të shpejtë e të plotë protestuesëve dhe efektivëve të policisë që janë lënduar në këto protesta. Por jemi shumë të vetëdijshëm që edhe pse ka ndërruar pushteti në Shqipëri, thjesht janë ndërruar rolet, por jo edhe lloji i regjimit. Dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë, është indirekte dhe direkte, është dhunë e përditshme ne shtetin e kapur.

Edi Rama iku nga protesta e “21 Janarit” duke i lënë protestuesit në rrugë, pa e mbyllur protestën ku qytetarët rriheshin në mënyrë të shfrenuar nga policia. Këtë e mbaj mend mirë unë dhe gjithë shqiptarët. Gati 10 vite më vonë, në protestat ku po kërkohet “Drejtësi për Klodianin”, sërish populli është i indinjuar me pozitën, i dhunuar nga policia dhe i braktisur nga opozita, që nuk i doli për zot këtyre protestave për drejtësi. Kemi qenë aty më “21 Janar”, jemi aty edhe sot, për të kërkuar drejtësi, sepse ne nuk kemi ndryshuar.

Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin me Policinë e Shtetit të drejtuar nga kryepolici Ardi Veliu, që tentoi të manipulonte e mashtronte opinionin publik në orët e para pas vrasjes së Klodianit. Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin pa një hetim të plotë të zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për këtë rast dhe për dhunën shproporcionale ndaj protestuesëve. Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit.

Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojiet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb.

Në vijm një fragment i shkëputur nga komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi “21 Janarin”, që është aktuale edhe sot:

“Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.”

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 bojken abazi i kthet braces protesta per klodian rashen 21 janar 2011 bojken abazi i kthet braces protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet