LIVE UPDATES
Sport

Brdariç Jr: “Babai nuk mund të më aktivizojë se jam djali i tij, Superiorja si Bundesliga 2”

29 Janar 2021, 16:43 Nga DOSJA

SHKODER – Lojtari më i ri i Vllaznisë, Tim Brdariç, ka dhënë përshtypjen e parë për futbollin shqiptar. Qendërmbrojtësi gjerman ka treguar gjithçka për aventurën e tij që po përjeton te Vllaznia në një intervistë për “fussball.de”, ku ndër të tjera prek dhe marrëdhënien me babain e tij, Thomas, i cili njëkohësisht është dhe trajneri i shkodranëve.

Impakti i parë? “Jam këtu prej një jave dhe më pëlqen shumë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe jam pritur shumë mirë nga ekipi. Zona është gjithashtu e bukur, kemi një liqen afër dhe është vetëm gjysmë ore larg nga deti ‘Mesdhe’. Aeroporti i Tiranës është 45 minuta larg dhe vendndodhja është shumë e mirë. E kuptova menjëherë atë që ndodh këtu për futbollin”.

Covid-19 dhe tifozët? “Rregullat e Covid-19 nuk janë aq të rrepta këtu sa në vendet e tjera. Është  një shtetrrethim pas orës 22:00, por nëse ekipi juaj fiton njerëzit nuk e përmbajnë dot veten. Kur mbërrita javën e kaluar, shkova menjëherë për të ndjekur ndeshjen me Bylisin, edhe pse ishte në transfertë. Ne fituam 1-0 dhe goli i fitores u shënua në minutën e 95-të. Asnjë tifoz nuk lejohet në stadium, por kur u kthyem në Shkodër ata na pritën me varg makinash dhe bori”.

Babai dhe roli i tij në karrierë? “Unë kam luajtur futboll që kur kam qenë pesë vjeç dhe gjithmonë kam ëndërruar të jem një futbollist profesionist. Tani më është dhënë kjo mundësi dhe jam i lumtur për këtë transferim. Babai po e shikon nga afër zhvillimin tim atletik, përpos vështirësive në vitin e shkuar. Viti i kaluar ishte një makth për çdo lojtar amator, pasi sezoni u anulua që në mars”.

Krahasimi dhe gjuha? “Kam parë vetëm dy ndeshje nga afër dhe është akoma e vështirë për mua të bëj një vlerësim. Këtu në Shkodër çdo gjë është profesionale dhe jo më kot jemi në krye të klasifikimit. Futbolli është teknikisht i fortë, por fakti që Shqipëria nuk është anëtare në BE e bën më të vështirë për lojtarët që të transferohen në një vend tjetër evropian. Nëse e krahasoni me Gjermaninë, shumica e ekipeve janë më shumë si divizioni i dytë. Për sa i përket gjuhës nuk është një problem. Të gjithë mund të flasin anglisht, por unë komunikoj dhe në gjuhën kroate. Gjithashtu me brazilianin që kemi në ekip flas edhe spanjisht, duke qenë se ajo ka ngjashmëri me gjuhën portugeze”.

E ardhmja? “Kontrata ime është e vlefshme deri në 30 qershor. Fillimisht është rënë dakord që unë të luaj me ekipin e U-21, në mënyrë që të kap ritmin. Këtu ekziston kampionati për ekipet rezervë të ekipeve të para dhe kjo do më ndihmojë shumë.

Nëse do të fitonim kampionatin, atëherë do të ishte vërtetë diçka e madhe. Të dielën luajmë me një kundërshtar direkt si Partizani. Nëse i mposhtim ata do të ishte shumë mirë, por kanë mbetur dhe 20 ndeshje për t’u zhvilluar”.

Babai trajner? “Babai im mund të më mbështesë shumë mirë me përvojën që ai ka si trajner e lojtar, por padyshim që nuk mund të më aktivizojë vetëm sepse jam djali i tij. Ne të dy mund të kalojmë shumë mirë. Tashmë duhet të punoj shumë që të arrij në nivelin ku duhet, pasi vitin e kaluar jam stërvitur më shumë në mënyrë individuale”.

Aventura në SHBA? “Fillimisht bëra një provë tek Atlanta United, kampionët e vitit 2018 dhe fituesit e Kupës së vitit 2019 për afro dy javë. Nuk arrita dot të siguroja një kontratë atje dhe më pas u bashkova me Duquesne Dukes. Kisha shumë shpresë për transferimin tim atje, por nuk rezultoi ashtu siç e kisha imagjinuar. Kjo ishte arsyeja pse unë u riktheva sërish në Gjermani pas gjashtë muajsh dhe u transferova tek Monheim, para se të vija këtu”,- ka përfundur qendërmbrojtësi shtatlartë gjerman Tim Brdariç.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga 2 i biri tim brdaric skuadra shkodrane superiorja trajneri thomas brdaric vllaznia bundesliga 2 i biri tim brdaric skuadra shkodrane superiorja trajneri thomas brdaric vllaznia


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje