LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Brenda redaksive të gazetave në komunizëm”, reflektime nga karantina: Prapaskenat, pabesitë dhe miqësitë

22 Prill 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Brenda redaksive të gazetave në komunizëm”,

Në vite ‘80-të kisha 10 vjet su gazetar. Kisha bërë emër si gazetar. Kisha stilin tim. Kisha nisur të përdor me “pikatore” humor, ironi, sarkazëm.
Në vitin 1982 kryeredaktor u bë Arshinin xhezo. Kishim filluar bashkë gazetarinë.
Një ditë më ftoi për kafe. Më tha me humor:
-Pa të marë dorën, të kam propozuar për shef të sektorit ekonomik. Vendimin e merr shoku Ramiz Alia.
Ngrita supet. Pas një jave e mora “nishanin. “

Bert Shala, shef më i vjetër, më thotë:
-Mallkuar dita kur u bëmë shefa?!
Mardhëniet me Arshinin në fillim i kisha miqësore.
Por avash-avash erdhi ftohja. Sherre. Ulërima. Jo vetëm me mua. Nisi me Frrok Çupin. Për një vëzhgim me peshk nga Shëngjini, sajoi gjithçka dhe e dëboi nga gazeta. U “internua” në një minierë bakrri në Rubikut.
Mbledhje pa fund për Astrit Nurin, edhe pse kishin qënë shok shkolle në Berat.
Ja nxiu jetën edhe Ymer Çirakut. Ironik me Besnik Mustafain e pengoi te shkonte në ambasadë, në Paris.
Unë u bëra si “delja e zezë.”
Një ditë më thirri në zyrë. Kishte një tavolinë në formë “T”. Tavolina ishte mbuluar me xham.
-Si i ke punët?
-Mirë! Në dosje ke disa artikuj!
-Paçaure! Jam bërë pishman që të bëra shef?!
-Shef u bëra me punën time?
-I pa aftë!
-Sipas kandarit tënd. Artikujt e mi pëlqehen!
-Të gënjen mendja. Punën tënde e mat vetëm unë?!
-Ok. Por gazeta del nga shtypshkronja. Si duket, e lexojnë pa lejen tënde!
-Ti je njeri pa nerva?!
-Ty nervat të dalin jashtë. Unë i mbaj brenda?!
-Ashtu…
…Me grusht i ra tavolinës. Me aq forcë sa xhami u kris?
-Duhet të paguash! Është pasuri e popullit!
-Jashtë nga zyra ime!
-Pse babai ta ka falur zyrën? Ajo është e shtetit!…
Arshini kishte vuajtut nga turbelulozi. Çdo vit shkonte nga një muaj në Voskopojë, Qafështamë, ne Llixhat e Elbasanit etj. Ishin vende kliamatrike.

Kur u bë kryeredaktor, nuk shkonte më . Ndoshta sëmundja ndikonte të ishte me stres. Në mëngjes pinte tre – katër kafe për të nisur punën. Duart i dridheshin. Arshini punonte avash-avash. Materialet shkonin von në shtypshkronjë. Pengohej shtypja dhe shpërndarja. Pati ankesa në drejtorinë e shtypit. Por askush nuk e vuri ujët në zjarr.
Unë mendoj se Arshini kishte një mbrojtëse. Ajo ishte Liljana Hoxha.
Në atë kohë Liljana ishte martuar me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës. Femër e bukur. E zgjuar. Drejtonte revistën “Ylli”.

Liljana donte të luante rolin e një femre-lidere. Mbante lidhje miqësire me intelektualë të kohës si Virgjil Kule-drejtor i TV dhe gazetar i njohur; Arshin Xhezo; Spiro Dede; Marash Hajati etj. Liljana herë pas here vinte në zyrën e Arshinit për të pirë kafe.

Në mars të vitit 1985 u bë analiza e gazetës. Sektori i ekonomisë u “pushkatua”. -Artikuj bajatë. Tema te vogëla. Mitroja nuk di të drejtojë… -Tha kryeredaktori…- Në datën 9 prill 1985 Komiteti Qëndror mori në analizë gazetën “ZP”. Mbledhjen e drejtonte Ramiz Alia.
Në drekë po ecja me Shaban Hidrin. Kaloi kryeredaktori. Ishte bërë bishë. Nuk na foli.

-Po ky ç’pati?! Pasdite më thirri Shabani ne zyrë: -Urime! Shoku Ramiz i ka thënë Arshinit: Gazeta të eci në shëmbullin e sektorit ekonomik!
Pas disa ditëve takova Mehmet Elezin. Sekretar i Parë i Rinisë. Kishte qënë në mbledhje:
-Me vlerësimin që të ka bërë Ramiz Alia, për 10 vjet vure :”Festen mbi sy”. Arshinin e bënë leckë!
Në fakt nuk dolli profecia. 6 muaj më von, më vunë drunë nga gazeta.
Sebepi është bajat. Ndaj nuk e kam shkruar edhe pse kanë kaluar rreth 35. Por në karantinë kam “bakërr” në kohë për të shkruar. Dhe po hedh disa shënime.
Nëntor 1986. Ishim në mbledhje të kolegjumit. Ra telefoni. Foli Arshini. Na tha neve:
-Ishe shoku Adil Çatçani.( Kryeministër)Kemi botuar një vëzhgim nga Skrapari. Bëhet fjalë për 40 kuintalë reçel qershije. Është prishur në vend që të eksportohej.
-Mitro! Verifikoje ti. Mungon shefi që merret me gazetarët në rrethe.
U ktheva në zyrë. Kërkova Franc Zhupën. Si gazetar, ai ndiqte problemet e ministrise së Lehtë dhe Ushqimore. Ministre ishte Vito Kapo.
-Franc! Shko në ministri. Tako ministren. Sqaroje punën e vëzhgimit.
Pas dy orëve, më telefonojë Franci:
-Shef e verifikova. Vëzhgimi është i saktë.
Këtë informacion ja thashë edhe Arshinit.
Nga ora 12 po zbrisja shkallët. Më thirrën:
-Mitro! Është në telefon shoku Besnik Bekteshi. Kërkon kryeredaktorin. Ai nuk është në zyrë…As Shabani…
U ktheva. Zëvendës Kryeministëri më pyeti për reçelin. I thashë se e verifikum me shoqen Vito Kapo…
Pas dite u nisa me shërbim në Shkodër. Kur u ktheva, takova Bert Shalën.
-Është bërë një mbledhje e Byrosë së Partisë në gazetë. Shumë e fortë për ty. Duhet të flasësh me Sadri Rahmanin. Është anëtar byroje. Urgjent!
Me Sadriun kishim filluar bashkë në gazetë. I shkova në shtëpi.
-Mitro! Nesër do bëhet një mbledhje për ty. Bëj kujdes.
-Pse?
Ngriti supet. Uli sytë. Diçka nuk donte të tregonte.
Në mëngjes pyeta Franc Zhupën:
-E takove ministren?
-Jo. Pyeta disa drejtorë në ministri. Bashkë folëm me ndërmarrjen ushqimore në Skrapar…
Nisi mbledhja. Pyetja e parë:
-Si e sqarove vëzhgimin për reçelin?
Tregova ato që më tha Franci!
-Gënjeshtar,- bërtiti Arshini.-Ti më the ke folur me ministren?!
-Gabimi im. Pot unë mendova se Franci e kishte takuar ministren? Fundja ka rëndësi që vëzhgimi është i saktë?
-Jo more?! Por ti genjeve Kryeministrin . Shokun Besnik Bekteshi.
Dikush tha të thërrasim Francin. Ta dëgjojmë edhe atë.
-Nuk ka faj Franci. E kam unë përgjegjësi ë.
-Ti Mitro e ke ves gënjeshtrën. Ke gënjyer disa her ë edhe Vangjush Çeravën, sekretar i Komitetit Qëndror. Për shkrimin që bëre për teleferikun.
-Ke gënjyer edhe me shkrimet e tua.-Tha Arshini.-
-Ti Mitro, ke shfrytëzuar punën në gazetë dhe ke rregulluar gruan në punë. Ke ndërhyrë për të marr shtëpi vartësi yt, gazetari Mehdi Goxhaj?!
-Ti Mitro je servil: Më dhurove mua një bllok shënimesh?!
Qesha me zë!
Disa gazetarë më thanë:
-Mitro! Bëj autokritikë?!
-Të pranoj që jam gënjeshtar? Kurrë!
Mbledhja zgjati gjithë ditën. Vazhdoi ditën tjetër. Në fund u vendos:
-Mitro Çela të përjashtohet përgjithmonë nga shtypi shqiptar! Kush është dakort të ngreje dorën.
Të gjithë ngritën duart. Disa ngritën duart dhe ulën sytë?!
Në fakt vetëm Bert Shata tha: shumë rëndë po e dënojmë Mitron?!
Askush nuk ja vuri veshin. Tha Arshini:
-Propozimin do ta çojmë në Komitetin Qëndror të Partisë. Mitroja është shef. Shkarkimin mund ta bëjë vetëm partia.
-Halil Lala, si sekretar i partisë, të hartojë raportin.-Tha kryeredaktori.-
Dikush në gazetë më këshilloi.”Bëni një letër Ramiz Alise.”
Dilemë?!
Takova Agim Popën. Kishte unuar 4-5 vjet kryeredaktor. E kisha mik. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë.
-Mitro! E zëmë se bëre letër. Sipas rregullit, letra kthehet për t’u analizuar në gazetë. Ty nuk të mbrojtën shokët sy më sy. Mendon se do të të mbrojnë prapa krahëve?! Harroje letrën!
Kalojë java e parë. Nuk erdhi përgjigje. Duke i pasur dhëmbët me qumësht, mendoja:
-I duhem gazetës! – Nuk do shkojnë dëm vlerësimet që u bënë 6 muaj më parë?!
Por një ditë ra telefoni. Ishte Miti Tona, shef i shtypit.
-A vjen nga ora 10 tek zyra ime?
Shkova.
-Gazeta të ka dënuar rëndë. Ne e zbutëm masën. Do shkosh në gazetën “Bashkimi”. Do punosh gazetar në Elbasan, Librazhd, Gramsh. Arshini nuk ishte dakort me zbutjen e masës. U ankua tek shoku Ramiz. Shko tako Hamit Boriçin, kryeredaktorin e gazetës “Bashkimi”. Ai po të pret.
Pas një jave. Me Pëllumb Bataj, gazetar dhe sekretar partie, shkuam në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd.
Për habinë time: Askush nuk ma përmëndi dënimin.
Pas nje viti e gjysëm u ktheva në Tiranë. Shef i ekonomisë në gazetën “Bashkimi”. Vartës kisha vetëm Filip Çakulin.

SHËNIM

Së pari. Behar 1996. Ishim në Athinë. Disa deputetë. Mes tyre edhe Halil Lala. Më thotë një ditë:
-Mitro! Po të kishe bërë autokritikë, nuk do ishe dënuar!
-Halil! Unë e kam lexuar raportin që ke fitmosur ti si sekretar. Nuk vë me faj askënd. Ishim në diktaturë.Të shkuara te harruara.

Së dyti. Viti 2012. Në zyrën e Filip Çakulit hyri Arshin Xhezo. Do bënte një libër: “Gazetarët rebelë në diktaturë.”
Një esse do shkruante edhe për Filip Çakulin.
Në zyrë isha edhe unë. Pasi mbaroi bisedën me Filipin, më thotë mua:
-Mitro! Ti ke mendimin që të kam hequr unë nga gazeta. E ke gabim. Dua të të sqaroj?
-Unë e kam harruar atë histori?!
-Pse nuk më dëgjon?! E kam vuajtur shumë largimin tënd?
-Arshin! U dënova unë, apo ti ?
-Ok. Pse nuk më mbron kur më sulmojnë?!
-Unë nuk kam shkruar kurrë për ty?!
-Frrok Çupi, çfarë nuk shkruan. Ti hesht?
-Unë fal Arshin. Frroku -jo. E degdise në minierë?!

Së treti. Bert Shala ka bërë një libër për shtypin. Ma dhurojë duke më thënë:
-Kam shkruar në libër diçka për ty. Lexojë. Nuk dua koment!
Sipas Bertit, dënimi im nga gazeta lidhej me një histori.
Një natë po pinim raki. Unë mora në tel Arshin Xhezon:
-…Alo…Materniteti…?
-Jemi gazeta…
-Të njohu, -tha Berti.-
Historia është e saktë. Por a mund të shërbente kjo telefonatë për dëbimi tim nga gazeta?!
Ha debat!
Nga ana tjetër, në mbledhjen për mua, Arshini përmendi një bllok që i dhurova, por nuk e tha: Mitroja është tallur me mua.”
Edhe në raportin me 30 faqe, kjo histori nuk përmëndet?

Së katërti. Kjo histori do jetë pjesë e librit tim për gazetarinë. Artikulli i radhës do jetë për Hamit Botiçin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur diktatura komuniste mitro cela shtypi ne komunizem diktatura komuniste mitro cela shtypi ne komunizem

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet