E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
KOSOVË – Ende nuk ka një përfundim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku një person i maskuar ka dalë përpara autobust me nxënës në Gllogjan të Deçanit dhe më breshëri automatiku ka qëlluar drejt nxënësve duke u marrë jetën dy prej tyre dhe shoferit.
Polica e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, duke ngritur kështu dyshimin se personi mund të mos ketë vepruar i vetëm. Dy tre pista kryesore janë ngritur megjithatë autoritetet e Kosovës përjashtuan çdo mundësi që kjo të konsiderohet një akt terrorist.
Të afërmit e dy nxënësve që humbën jetën treguan se breshëritë e automatikut filluan sapo autobusi është futur në fshat dhe shpjtësia em të cilin mjeti ka qënë ishte e vogël. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus ka treguar se në momentin kur ka ndodhur sulmi ka parë një person i maskuar.
“Kemi qënë duke ecur me autobus. Edhe na ka dalë një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dalë në një prononcim për mediat por nuk ka zbuluar asgjë konkrete. Ai ka theksuar se po hetohet në dy tre pista, ndërsa në të gjithë vendin po zhvillohen akisone për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit, janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme, të cilat do të na tregojnë saktë se prej nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe nga ka shkuar”, tha Mehmeti.
Megjithatë në zonë kanë nisur kërkimet për autorin, por për shkak të motit të keq me shi, është bërë e pamundur përdorimi i qenëve, duke vështirësuar punën e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërsa që dje në rrjet kanë nisur edhe mesazhet e rrëfimet prekëse të familjarëve të viktimave.
LAJMI KRYESOR: Policia në kërkim të vrasësit së 2 nxënësve&shoferit të autobusit, vendos shpërblim
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË– Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë dy ditë më parë në Gllogjan të Deçanit. Të rinjve i...
SHBA – Një filxhan çokollatë e ngrohtë dhe disa kokoshka në shoqërinë e filmit tuaj të preferuar ndërkohë që shiu dhe era përplasen në dritare duke...
AFGANISTAN- Kryeministri taliban i Afganistanit ka mbajtur fjalimin e parë të tij publik që prej se grupi islamist mori pushtetin mbi tre muaj më parë.Mullah Mo...
BRITANI- Të gjithëve na ka ndodhur që të trokasë dera e shtëpisë në orët e vona apo kur jemi vetëm. Këtë e ka përjetuar edhe britanikja Lianne Jennings, 35 vje&...
BRITANI E MADHE – Britania e Madhe po goditet nga stuhia e fuqishme “Arëen”, e cila i ka marrë jetën 3 qytetarëve, ndërsa ka lënë pa strehë mijëra të tjer...
MEKSIKË- Nëntëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën pasi një autobus që po transportonte pelegrinët në një vend fetar në Meksikën u përp...
GREQI – Policia greke ka ndaluar në Janinë dy shtetas shqiptarë teksa në automjetin e tyre u sekuestruan 11 kg marijuanë. Sasia prej 11.4 kg marijuanë ish...
SHBA- Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afr...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 6 raste të reja të të infektuarve me koronav...
REP. ÇEKE – Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman e ka emëruar në postin e kryeministrit, Petr Fiala, udhëheqësin e aleancës së qendrë...