Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë me gomone drejt Italisë/ Megaoperacion nga Guardia di Finanza, arrestohen edhe shqiptarë, 3 i “shpëton” koronaviru
11 Qershor 2020, 11:37Nga DOSJA
BRINDISI– Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached”, i cili është zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali. Në prangat e Policisë kanë rënë një grup trafikatësh që transportonin drogë me skaf nëpërmjet detit.
Në Prokurori janë firmosur 17 urdhër-arreste, 9 prej të cilëve janë për shtetas shqiptarë. Deri më tani 5 prej tyre janë ndaluar dhe është vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 3 prej tyre janë kthyer në Shqipëri dhe për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë. Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.
Mësohet se personat e arrestuar janë:: Teodoro Vindice, 44 vjeç, nga Brindisi; Pierluigi Chionna, 40 vjeç, i Francavilla Fontana; Francesco Cardone, 31 vjeç, nga Martina Franca (Taranto); Khay Blushaj Benard, 42 vjeç, Shqipëri; Dharda Zaimir, 36 vjeç, lindur në Shqipëri; Troqe Amarildo, 30 vjeç, lindur në Shqipëri; Ymeri Klajdi, 39 vjeç, lindur në Shqipëri; Hoxha Kreshnik, 32 vjeç, lindur në Shqipëri.
Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 4,000 kilogramëve marijuanë, mbi gjysmë kilogram kokainë, 27,000 euro në para, një varkë, tre makina dhe një motor. Hetimet për rastin kanë filluar që në vitin 2017 pas kapjes së një skafi të ngarkuar me drogë në plazhin e Kosta Merlatës.
Elbasan- Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si&cc...
ITALI-Guardia di Finanza ka arrestuar 17 persona, pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Pulias. Sipas mediave italiane, 13 pr...
Tiranë- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Shkak i emergjencës është bërë mbyllja ...
TIRANË-Këshilli i i Ministrave ka miratuar aktin normativ për shtyrjen e skadencave të kartave të identitetit, deri në përfundim të epidemisë COVID-19. Kjo...
Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga 73-vjeçarja në Elbasan, e cila rezutoi e infektuar me COVID-19. Dyshohet se gruaja nga Elbasani është infektuar në ...
SHBA-Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar raportit për liritë fetare në Shqipëri gjatë vitit 2019. Në raport theksohet vështirësia e komuniteteve fetare,...
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar sot me dërgimin e formularëve për tri subjektet e radhës që kanë për detyrë për plotësojnë të dhënat për burimin e p...
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar plan-operacionin “Tispol – Motomjete 2020”, për të kontrolluar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugore. Për d...