Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Britania e Madhe nuk gjen qetësi, regjistrohen 2,988 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
7 Shtator 2020, 07:19Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Pandemia e koronavirusit nuk po zhduket lehtë nga Britania e Madhe, pasi ditë pas dite po shënohen raste të shumta të viktimave dhe të të vdekurëve nga ky virus. Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 2.988 raste të reja të personave të infektuar nga koronavirusi, tregojnë të dhënat e qeverisë.
Ky është numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga 22 maji dhe një rritje prej 1,175 të shtunën, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria britanike. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ai ishte “i shqetësuar” për një rritje të rasteve “kryesisht midis të rinjve”.
Ndërkohë janë regjistruar dy vdekje brenda 28 ditëve duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 41,551 në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre dhe të ndjekin distancimin shoqëror sepse nuk ka rëndësi sa vjeç jeni, sa i prekur mund të jeni nga kjo sëmundje, ju mund t’ua transmetoni sëmundjen të tjerëve. Pra, mos ua transmetoni sëmundjen gjyshërve tuaj nëse jeni një person i ri, të gjithë duhet të respektojnë distancimin social.”- ka thënë Z. Hancock.
Pavarësisht nga rritja e ndjeshme e rasteve, Z. Hancock tha se qeveria ka të drejtë të rihapë shkollat për shkak të ndikimit tek fëmijët duke shtuar se vendet e punës të cilat janë rihapur janë “të sigurta për Covid”.
ITALI– Gjatë një vizite dje në komunën e Horës së Arbëreshëve, Mario Testino, ka shprehur dëshirën që me anë të fotove të tij të përjetësojë kostumet tra...
INDI– India ka kaluar edhe Brazilin sa i përket shifrave të të infektuarëve nga virusi. Tashmë renditet në vendin e dytë pas SHBA, pasi ka regjistruar më shumë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,460,421 të infektuar dhe janë...
MAL i ZI- Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në qendrën e Podgoricës për tubimin e organizuar nga të ashtuquajtura “Shoqata patriotike malazeze”...
SHBA– Nga mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden ka ardhur një deklaratë shumë e papritur.Noor bin Laden ka shprehur hapur mbështetjen për Donald Trump dhe sip...
KOSOVË– Mediat në Kosovë e kanë ndjekur nga afër rastin e pushuesit Kosovar që ndërroi jetë pasditen e sotme në Velipojë. Ata kanë publikuar edhe pamjet ng...
GREQI– Në lidhje me shtetasin shqiptar i cili kërcënoi ditën e sotme se do hidhej nga pallati 12-katësh në Selanik, ka reaguar Konsullata e Përgjithshme e...
TIRANË– Banka Botërore, sipas një denoncimi, e ka ditur që pandemia e Covid-19, do ta pushtonte botën, që në vitin 2018. Në faqen zyrtare të Bankës B...